LIVE UPDATES
Aktualitet

Me akuza dhe ulërima, gruaja me djalin e vogël në qiell të hapur

Ajo kërkonte ndihmë, pasi pretendonte se kërcënohej nga vjehrra dhe motra e vet. S.D. 30-vjeçare dhe i biri ishin në qiell të hapur.

26 Qershor 2023, 22:33 Nga I.A
Me akuza dhe ulërima, gruaja me djalin e vogël në qiell të
Gruaja

TIRANË- Pak ditë më parë para ambienteve të televizionit Klan është paraqitur një qytetare me iniciale S.D.  bashkë me të birin e mitur 4-vjeçar. Ajo kërkonte ndihmë, pasi pretendonte se kërcënohej nga vjehrra dhe motra e vet. S.D. 30-vjeçare dhe i biri ishin në qiell të hapur.

Ajo bërtiste dhe kërkonte ndihmën e emisionit Stop përpara ambienteve të televizionit. Gazetarja e “Stop”, pasi kupton se gruaja në fjalë kishte probleme me ekuilibrin psikologjik, fillimisht e priti dhe e qetësoi zonjën.

“Më kërcënojnë për jetën Dushe Nasufi dhe Valbona Disha. Valbona Disha është motra, ndërsa Dushe Nasufi është gjyshja. Konflikti ka vazhduar qysh para 5 vjetësh se unë s’kam pasur kurrë marrëdhënie të mira me gjyshen e burrit. Asnjëherë s’e ka miratuar lidhjen time me burrin. Vjen tani e shfaqet motra papritur, e gjej duke folur në telefon me gjyshen e burrit. Ma kanë helmuar djalin, kam bërë shumë denoncime. Gjykata e Shkodrës nuk m’i ka rënë mbrapa fare. Unë tani jetoj me ty këtu, kurrkund, në qiell. Më ndihmoni sepse nëse s’me ndihmoni ju unë do vdes rrugëve. Unë me burrin kam marrëdhënie të përkryer. Ma kanë larguar burrin. Më ndihmoni? Pse ta kem jetën në rrezik? Pse të kërcënohem? Unë dua të jem e lirë se po më shkatërrojnë familjen. Unë jam rrugëve. Po flemë rrugëve. Më kanë shkatërruar në çdo lloj ane”, thotë 30-vjeçarja S.D.

Më pas gazetarja komunikon me bashkëshortin e zonjës, i cili nuk do që të ketë të bëjë me Sidorelën, por thotë se duhet t’ia cojë djalin pasi ai vetë nuk ka kohë ta marrë.

Kam gati 8 vjet me të që ma ka nxirrë jetën tash e 8 vjet. I kam thënë ndrysho për veten, ndrysho për familjen, ndrysho se kemi një fëmijë midis. Nuk jam kënaqur me atë lloj femre veçse ma ka nxi jetën, fjalë e shamatë. Më ka çuar nëpër polici, lloj-lloj gjërash me familjen time. Me tërë njerëzit unë jam në debat me ta veç prej saj. I kam thënë me mirëkuptim, nuk dua më, nuk më shtyhet më jeta me të se veç nëpër policira. I kam thënë shif punët e tua. Ti fëmijën s’je në terezi ta mbash, do e mbaj unë. Unë jam i kërcënuar prej XXX se ka vazhduar XXX duke na çuar nëpër polici mua, gjyshen time, tërë njerëzit. Mua s’më duket mirë, ajo tërë kohën me nerva rri”, shprehet bashkëshorti ose ish-bashkëshorti i zonjës.

Më pas komunikimi i gazetares vijoi me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, dhe ky fundit vë në dispozicion 5 drejtori të Bashkisë, përfaqësuesit e të cilave, bashkë me Urgjencën dhe policinë, vijnë në ambientet e Tv Klan.

-Anisa Subashi jam, Drejtoresha e Shërbimit Social Bashkia Tiranë. Sa më shkruajti kryetari. Po lidhem direkt tani edhe me Shërbimin Social Shtetëror, që mbulon edhe Shkodrën. Po e marr tani direkte atë çunin në telefon, edhe do ta sjell edhe një nga Bashkia e Tiranës. Po të sjell edhe një nga Shërbimi Social Shtetëror. Mirë? Tani!

 -Alfred Muharremi, Drejtori i Shërbimit Social për Qarkun e Tiranës: Odeta, mua më vjen nga Bashkia e Tiranës, një sinjalizim, që keni kërkuar ndihmë.

-Unë jam Drejtoresha e Mbrojtjes dhe Përfshirjes Sociale. Jeni tek Klan në Kinostudio, kjo ishte pyetja. Sepse u nis makina e strukturës së mbrojtjes. Po vijmë.

-Kryetarja e Agjencisë! Unë do dërgoj një ekip tani!

Punonjësi i 112: Erdhi një patrullë, pa merak! E dërguam Odeta, e dërguam! Gjithë të mirat!

Situata mori zgjidhje për ndihmën shëndetësore dhe strehimin e Sidorelës dhe të djalit të saj 4-vjeçar. 

Marrë nga Tv Klan

anisa subashi alfred muharremi dushe nasufi valbona disha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj