All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

"Gjici në kafaz, Alma ishte në sallë"/ Artan Hoxha zbulon çfarë ndodhi në gjyqin e ish-kryebashkiakut të Kukësit: U bë përpjekje që kjo çështje...

Sipas gazetarit, në sqarimet e dhëna gjatë seancës, Alma.K ka deklaruar se gjatë takimit të parë me Gjicin, i është krijuar përshtypja se ish kryebashkiaku i Kukësit kishte një pëlqim ndaj saj dhe për këtë arsye vendosi ta filmojë në takimin e dytë.

26 Qershor 2023, 21:19 Nga I.A
"Gjici në kafaz, Alma ishte në sallë"/ Artan Hoxha
Artan Hoxha
All - Paragraf - 1

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha foli për gjyqin e zhvilluar për masën e sigurisë ndaj Safet Gjicit dhe Alma.K, ku ish kryebashkiaku u la në qeli ndërsa gruaja që realizoi videon me përmbajtje erotike, u la në arrest shtëpie. I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Hoxha tha se Gjici akuzohet për korrupsion pasiv, ndërsa Alma.K për korrupsion aktiv. Sipas gazetarit, në sqarimet e dhëna gjatë seancës, Alma.K ka deklaruar se gjatë takimit të parë me Gjicin, i është krijuar përshtypja se ish kryebashkiaku i Kukësit kishte një pëlqim ndaj saj dhe për këtë arsye vendosi ta filmojë në takimin e dytë. 

"U bë përpjekje që kjo çështje të zgjasë vetëm tre ditë, por nuk ndodhi kështu. Publikimi i videos së plotë, bëri që historia të merrte një rrjedhë tjetër. Kemi të bëjmë me një vepër penale që është në tagrin e SPAK. Sot gjykata bëri njohjen e vendimit. Gjykata vendosi masën arrest me burg për Safet Gjicin. Për zonjën Alma, gjykata ka vendosur masën arrest shtëpiak, sepse ka një fëmijë 12 vjec dhe nënën e sëmurë. Prokuroria nuk ka gjykuar që ajo përbën rrezikshmëri që mund të dëmtojë hetimin. I kanë mbajtur edhe pasaportën. Ajo që ndodhi në gjykatë, hyrja e shtetases A.K u bë nga dera kryesore e SPAK. Nuk është ajo zakonisht dera për këta persona, zakonisht hyjnë në pjesën e mbrapme. Zoti Gjici ishte mbrapa kafazit, zonja A.K jashtë kafazit. Zoti Gjici u mundua të shpjegojë se nuk ka shkelur ligjin dhe tha se ka patur një njohje. Gjici tha se ka marrë ndëshkimin moral por nuk ka bërë shkelje ligjore, pasi ai nuk ka patur projekt në dorë dhe sipas atij meqenëse nuk ka projekt dhe vendim, kjo vepër nuk është kryer.

A.K ka shpjeguar rrethanat. Ka thënë që ishte takimi i dytë. Në takimin e parë ka ndjerë një lloj afiniteti me Gjicin dhe në të dytën e ka regjistruar. Zonjën A.K, e kanë futur te korrupsioni aktiv ndërsa Gjici korrupsion pasiv. Gjici këmbënguli që nuk ka të bëjë me korrupsionin. Nga krahu tjetër, premtimi është bërë, video dëshmon që jo vetëm është bërë, por kryetari i Bashkisë ka marrë dokumentacionin. Mbledhja nuk ndodhi sepse video rrodhi. Dëgjuam që pajisja është një çantë e ardhur nga India. Ka qenë një gotë, ose termus, kamera u vendos në pjesën e sipërme. Nuk hyje dot në zyrën e Gjicit me asgjë, as me celular… Kurthi si ngrihet? Kur ti e merr vesh që te ky shtegu kalon një sorkadhe, ngre grackën. Pra, nuk është se u ngrit një kurth dhe ai nga rrethana zero ra te kurthi. Ai dihej që kishte këtë lloj problemi dhe te kjo pikë e dobët u godit. Zonja tha, kisha bërë takim të parë me zotin Gjici dhe aty kuptova se kishte simpati ndaj meje. Kuptova që në takimin e dytë mund të shkonim në marrëdhënie dhe e filmova. Që të mos dilte video janë paguar para. Video doli. Tani ma thua dot, këta që kanë paguar para, i kanë kthyer lekët mbrapsht?", tha Hoxha. 

artan hoxha alma.k safet gjici

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet