24 Mars 2023, 09:00
Nga I.A
Policia
VLORË- Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se një i ri me emrin Donald Petani është arrestuar në flagrancë duke lëvizur me armë kallashnikov me vete. I riu 28-vjeçar kishte përgatitur për të kryer një krim të rëndë. Po ashtu janë proceduar penalisht dhe 2 persona të mitur, të cilët akuzohen për moskallëzim krimi.
Njoftimi i Policisë:
Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale në Vlorë. Sekuestrohet një armë zjarri kallashnikov. Arrestohet në flagrancë 28-vjeçari që e mbante armën në automjet ndërkohë që qarkullonte në qytetin e Vlorës. Procedohen penalisht 2 shtetas (pasagjerë në automjet), për moskallëzim krimi. Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore se një 28-vjeçar po qarkullonte në qytetin e Vlorës, me një automjet në të cilin mbante armë zjarri dhe se do kryente një krim të rëndë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Aleksandria”. Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: – D. P.(A.), 28 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri kallashnikov. Për shkak të sekretit hetimor, duke qenë se ngjarja është në hetim, nuk jepen detaje të tjera në lidhje me motivet dhe objektivin e synuar nga i arrestuari. Gjithashtu, në vijim të veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. F., 17 vjeç dhe A. H., 17 vjeç, të dy banues në Vlorë, pasagjerët që udhëtonin së bashku me 28-vjeçarin, në automjetin e tij, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.
donald petani
Aktualitet
24 Mars 2023, 07:28
A.B
Rama
BRITANI E MADHE- Kryeministri Edi Rama nuk do e priste një protestë nga një shqiptar në Britani, por kështu ndodhi gjatë...
Aktualitet
24 Mars 2023, 07:22
A.B
Moti
TIRANË- Dita e sotme parashikohet të jenë në mbizotërimin e intervaleve të gjata me kthjellime. Ndërsa në zona...
Aktualitet
23 Mars 2023, 23:46
F.M
Operacioni harta
TIRANË- Kokaina që shpërndahej nga një pjesë e të rinjve që u arrestuan një ditë më par&...
Aktualitet
23 Mars 2023, 23:44
F.M
Kokainë
TIRANË- Bisedat mes trafikantëve të vënë në pranga kanë zbardhur të tjera detaje nga mënyra se si...
Aktualitet
23 Mars 2023, 23:27
F.M
Foto Ilustruese
GREQI- Një 27-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet greke pasi akuzohet për grabit...
Aktualitet
23 Mars 2023, 22:36
F.M
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se Policia e Shtetit ka organizuar një operacion për arrestimin e Klodian Zotos n&eum...
Aktualitet
23 Mars 2023, 22:31
F.M
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka treguar se si e ka marrë Lefter Alla drejtimin e Bulqizës. I ftuar në “Opinion”...
Aktualitet
23 Mars 2023, 22:24
F.M
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se në vilën e ku bashkëjeton ish-ministri Arben Ahmetaj me partneren e tij,...
Aktualitet
23 Mars 2023, 22:16
Fatos Alimadhi
TIRANË- Në Nëntor 2022, emisioni Stop në Tv Klan transmetoi denoncimin e zonjës Rina Qyra ( Hajrie). Ajo ishtë...
Aktualitet
23 Mars 2023, 22:15
Lumas
BERAT- Prej dy vitesh, banorët e Lumasit Berat, kanë dalë në protesta kundër projektit të ujësjellësit të...