23 Mars 2023, 22:16
Nga DOSJA
Fatos Alimadhi
TIRANË- Në Nëntor 2022, emisioni Stop në Tv Klan transmetoi denoncimin e zonjës Rina Qyra ( Hajrie). Ajo ishtë debitore, pasi nuk ka shlyer dot një kredi të marrë.
Kjo çështje kaloi te Micro Credit Albania, e cila kërkoi sekuestro prone. Përmbaruesi Fatos Alimadhi bëri fakt të kryer sekuestrimin e një prone në fshatin Bicaj të Gramshit, e cila kishte pronare të vetme nënën e debitores Rina Qyra.
Alimadhi pretendoi se mund të bllokonte pjesën takuese të vajzës debitore, edhe pse e ëma është gjallë dhe për më tepër ndarja nuk është bërë ende me gjyq.
Sipas tij, bëhet fjalë për një pronë bujqësore dhe mund të bëhet veçimi i pjesëve takuese të debitores. Për këtë problematikë, emisioni Stop iu drejtua Ministrisë së Drejtësisë.
Sot Besmira Hysenbelliu, drejtoreshë e Përmbarimit në Ministrinë ë Drejtësisë, u shpreh për “Stop”, se ka mbaruar hetimi dhe është bërë kërkesa për heqje licence.
Besmira Hysenbelliu: Po, ka mbaruar hetimi dhe është bërë kërkesa për heqje license. Në ligjin për Përmbarimin. Çdo lloj veprimi të mundshëm, që ka bërë përmbaruesi, nga grupi i inspektimit është kontrolluar çdo gjë, në bazë të kodit për inspektim dhe ministri ka dalë me vendim për heqjen e licensës. Kërkesa i bëhet komisionit disiplinor. Asgjë! Gjithë të mirat! Mirupafshim!
Grupi i inspektimit ka hartuar konkluzionet ndaj punës së përmbaruesit Fatos Alimadhi dhe ministri i Drejtësisë ka dalë me vendim për heqjen e licencës për përmbaruesin Alimadhi.
Marrë nga tvklan.al
fatos alimadhi
Aktualitet
23 Mars 2023, 22:15
Lumas
BERAT- Prej dy vitesh, banorët e Lumasit Berat, kanë dalë në protesta kundër projektit të ujësjellësit të...
Aktualitet
23 Mars 2023, 21:50
a.l
foto ilustruese
TIRANË- Forca Kombëtare e Misionit Kibernetik (CNMF) të SHBA-së ka ndërmarë operacionin e parë mbrojt&eu...
Aktualitet
23 Mars 2023, 21:40
F.M
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha deklaron se Arben Ahmetaj është njeriu me të cilin qeveria kërkon të mbyllë afe...
Aktualitet
23 Mars 2023, 21:38
F.M
Policia
FIER- Një 50-vjeçar është vënë në pranga pasi akuzohet se ka goditur operatorin e emisionit ‘Stop”...
Aktualitet
23 Mars 2023, 21:10
Inspektori
TIRANË- Duke qenë zyrtarë shtetërorë, ata s’kanë paguar taksat e bashkisë, të cilat i shkojnë...
Aktualitet
23 Mars 2023, 20:49
F.M
Foto Ilustruese
TIRANË- Një zyrtar shtetëror ka marrë në dispozicion një numër të konisderueshëm për ta s...
Aktualitet
23 Mars 2023, 20:17
F.M
Administratori
TIRANË- Banorët e një pallati në kompleksin ‘Mangalem’ në Ali Dem kanë mbetur jashtë shtë...
Aktualitet
23 Mars 2023, 19:15
k.m.
Ardjan Bashkurti
BRITANI E MADHE- Një emigrant shqiptar ra në prangat e Policisë britanike, pasi po punonte në 3 ferma të mëd...
Aktualitet
23 Mars 2023, 18:57
F.M
Momenti nga shitja e drogës
TIRANË- Pamjet që po shikoni tregojnë një nga anëtarët e grupeve që ranë në p...
Aktualitet
23 Mars 2023, 17:21
k.m.
Pamje nga operacioni
TIRANË- Zbulohet skema e trafikut të lëndëve narkotike në Tiranë. Dy grupe kriminale, nga të cilat...