23 Mars 2023, 19:15
Nga k.m.
Ardjan Bashkurti
BRITANI E MADHE- Një emigrant shqiptar ra në prangat e Policisë britanike, pasi po punonte në 3 ferma të mëdha kanabisi në shtëpitë në Leeds. Sipas mediave britanike, gjurmët e gishtave të Ardjan Bashkurtit u gjetën në pronat ku rriteshin qindra bimë dhe përfundimisht u arrestua. 28-vjeçari u dënua me 2 vite heqje lirie.
Policia bastisi një pronë në Nowell Place në Harehills më 19 maj 2021, ku gjetën dhoma të kthyera për rritjen e bimëve të kanabisit. Gjithsej 227 bimë u gjetën, si dhe një gjurmë gishti. Më 23 shtator 2022 në Cross Flatts u gjetën 112 bimë dhe përsëri, të njëjtën gjurmë gishti.
Më në fund, më 10 janar të këtij viti, policia bastisi të njëjtën pronë në Noster Place ku u gjetën 60 bimë të tjera, së bashku me pajisjet e zakonshme të rritjes. Ata mundën të arrestonin Bashkurtin dhe konstatuan se shenjat e gishtave i përkisnin atij. I intervistuar për të tre fermat e kanabisit, ai tha se u detyrua të punonte nga ata që e ndihmuan ta sillnin në Mbretërinë e Bashkuar nga Shqipëria si një automobilist në mars 2021. Ai nuk ka asnjë dënim të mëparshëm në Mbretërinë e Bashkuar.
Shqiptari rezulton pa precedente penale.
“Ai po ndiqte ëndrrën e tij në atë kohë për të ndihmuar ekonomikisht familjen, por ajo ëndërr u kthye në një makth. Ai kryente një funksion shumë të kufizuar dhe ishte nën presion. Ka një element shfrytëzimi,”- tha avokati Shufqat Khan.
Ndërkohë, gjykatësi Ray Singh i tha Bashkurtit se duhej të merrte përgjegjësitë e veprimeve të tij.
“Kishte një nivel shfrytëzimi dhe cenueshmërie, por unë duhet të balancoj që ju e keni vendosur veten në atë pozicion,”- tha gjykatësi.
ardjan bashkurti
Aktualitet
23 Mars 2023, 18:57
F.M
Momenti nga shitja e drogës
TIRANË- Pamjet që po shikoni tregojnë një nga anëtarët e grupeve që ranë në p...
Aktualitet
23 Mars 2023, 17:21
k.m.
Pamje nga operacioni
TIRANË- Zbulohet skema e trafikut të lëndëve narkotike në Tiranë. Dy grupe kriminale, nga të cilat...
Aktualitet
23 Mars 2023, 17:08
k.m.
Harta e shpërndarjes së drogës
TIRANË- Një tjetër bisedë është zhvilluar me qëllim sigurimin e lënd&...
Aktualitet
23 Mars 2023, 17:09
F.M
Foto Ilustruese
TIRANË- Të tjera përgjigje tregojnë si zhvillohej tregtimi i kokainës në Tiranë, pas arrestimit të ...
Aktualitet
23 Mars 2023, 17:01
F.M
Përgjime
TIRANË- Polikron Shabani, 40-vjeçari i vënë në pranga në kuadër të operacionit “Harta” ...
Aktualitet
23 Mars 2023, 16:56
Vendim i Bordit të Transparencës- 23.03.2023: Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 23 Mars 2023 kanë ndryshime të...
Aktualitet
23 Mars 2023, 16:15
F.M
Policia
KORÇË- Tre persona janë vënë në pranga ndërsa tre të tjerë janë proceduar në gjendje t&eum...
Aktualitet
23 Mars 2023, 15:22
I.A
kamioni i permbysur
KOSOVË- Një kamion është përmbysur pasditën e sotme në Rrugën e Kombit. Mësohet se...
Aktualitet
23 Mars 2023, 14:28
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Trafikantët e drogës në Tiranë mburreshin tek klientët e tyre me mall importi, duke pretenduar se kan...
Aktualitet
23 Mars 2023, 14:07
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar zonat e kryeqytetit ku konsumohet drogë, duke i ndarë me llojin që "prefe...