23 Mars 2023, 16:15
Nga F.M
Policia
KORÇË- Tre persona janë vënë në pranga ndërsa tre të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë. Në njoftimin e policisë së Korçës bëhet me dije se një 25-vjeçar është vënënë pranga pasi ka thyer masën e sigurisë 'arrest në shtëpi'. Një 64-vjeçar është arrestuar pasi ka rrahur gruan, ndërsa një 35-vjeçar pasi u kap jashtë banesës së tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
Njoftimi i policisë Korçë:
Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasit: -L. P., 25 vjeç, banues në Pogradec, pasi u kap jashtë banesës së tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve"; -M. C., 64 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij, të cilën e ka goditur me një mjet pune. Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Ç. J., banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi në fshatin Guras, me vetëgjyqësi ka tentuar të largojë forcërisht nga banesa, vëllain e tij.
---
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin L. R., 35 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap jashtë banesës së tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. B., 42 vjeç, banues në fshatin Ravonik, Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje. Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. Y., 36 vjeç, banues në fshatin Goskovë Poshtë, Korçë, pasi në fshatin Neviçisht, Korçë, në ambientin e jashtëm të një magazine, të marrë në përdorim prej tij, ka djegur disa mbeturina bimore dhe plastike, duke ndotur ajrin. Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Pogradec e Korçë, për veprime të mëtejshme.
policia e korces
Aktualitet
23 Mars 2023, 15:22
I.A
kamioni i permbysur
KOSOVË- Një kamion është përmbysur pasditën e sotme në Rrugën e Kombit. Mësohet se...
Aktualitet
23 Mars 2023, 14:28
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Trafikantët e drogës në Tiranë mburreshin tek klientët e tyre me mall importi, duke pretenduar se kan...
Aktualitet
23 Mars 2023, 14:07
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar zonat e kryeqytetit ku konsumohet drogë, duke i ndarë me llojin që "prefe...
Aktualitet
23 Mars 2023, 13:48
A.B
Ornela Gjeci (viktima) dhe kolegia e saj
DURRËS- Mësuesit dhe nxënësit e shkollës 9-vjeçare 'Rrubjekë' në Du...
Aktualitet
23 Mars 2023, 13:09
Në dosjen e siguruar nga Report Tv për trafikun e drogës në Tiranë ka disa përgjime. Në një momentin është n...
Aktualitet
23 Mars 2023, 13:01
k.m.
Pamje nga operacioni
TIRANË- Zbulohen detaje të tjera lidhur me mënyrën sesi shpërndahej droga në Tiranë. Në dosjen...
Aktualitet
23 Mars 2023, 12:47
A.B
Policia
TIRANË- Policia ka vënë në pranga 9 persona, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Kështu, të arrestu...
Aktualitet
23 Mars 2023, 12:00
k.m.
Pamje nga zonat e shpërndarjes
TIRANË- Zbardhen përgjimet dhe kodet që përdornin anëtarët e dy grupeve kriminale që...
Aktualitet
23 Mars 2023, 11:56
A.B
Titullari
TIRANË- Titullari i një institucioni kapet në video duke marrë euro në zyrën e tij. Emisioni 'Piranjat' kanë k...
Aktualitet
23 Mars 2023, 11:40
k.m.
Foto ilustruese
Inspektorati Shtetëror i Punës ka kërkuar që të ketë vëmendje të shtuar sa i takon sektorit të...