LIVE UPDATES
Aktualitet

Me mitraloz dhe depo armësh në shtëpi/ 'I forti' i Tropojës zapton tokat e bashkëfshatarëve! Bashkia ‘kyç gojën’

Bëhet fjalë për Gëzim Bishevën, i cili jo vetëm u ka zaptuar bashkëfshatarëve tokat, por dhe ka bllokuar urën dhe rrugën e fshatit të ndërtuara me fondet e bashkisë.

28 Mars 2025, 21:58 Nga B.Z
Me mitraloz dhe depo armësh në shtëpi/ 'I forti' i
Foto ilustruese

TROPOJË - Sherri për pronat na çon këtë herë në Tropojë, aty ku një individ, duket se ka bërë zap gjithë fshatin. Bëhet fjalë për Gëzim Bishevën, i cili jo vetëm u ka zaptuar bashkëfshatarëve tokat, por dhe ka bllokuar urën dhe rrugën e fshatit të ndërtuara me fondet e bashkisë.

Situata bëhet më e rëndë, kur Gëzim Bisheva godet me thikë dhe plagos në krahë bashkëfshatarin e tij, Hamëz Brahaj! Pas ngjarjes Bisheva largohet ndërsa Brahaj qëndron i gjakosur në vijën vaditëse qe po punonte.

Teksa Policia ishte vënë në ndjekje të tij për plagosjen e Hamëz Brahajt, efektivët gjetën në banesën e Bishevës, një arsenal armësh të rënda, përfshirë një mitraloz dhe dy automatikë! Po ashtu dhe veshje ushtarake. Ndërkohë dhe sot e kësaj dite Prokuroria dhe Policia ende nuk ka mundur ti japë përgjigje pyetjes se për çfarë i donte Bisheva armët!

Fillimisht, Prokuroria e Kukësit ngriti dy akuza ndaj Gëzim Bishevës, Prodhimi dhe shitja e armëve ushtarake dhe municionit dhe plagosje e lëndë me dashje, por këto akuza ranë dhe Bisheva lë burgun dhe lihet në masën e sigurisë detyrim paraqitje! Duke u kthyer sërish në fshat, aty ku nuk ka konflikt vetëm me Hamëz Brahajn por dhe pjesën tjetër të fshatit! Dhunës nuk i ka shpëtuar as një 80-vjeçar, i cili u rrah me grushte nga Bisheva!

Ndërsa Bashkia e Tropojës, duket se është dorëzuar përballë Gëzim Bishevës, dhe pse ky i fundit ka zaptuar tokat, bllokuar urën e ndërtuar me fondet e bashkisë si dhe përvetëson shtratin e përroit. Prokuroria e Kukësit që prej vitit 2019, ia pason topin bashkisë për të zgjidhur konfliktet mes Brahajt dhe Bishevës sa i përket problemeve të pronësisë.

Dhe pse e pritëm për më shumë se tre orë kryetaren në detyrë të Bashkisë së Tropojës, Zyra Islamaj ajo nuk erdhi! Ndërsa administrata e bashkisë ishin larguar njëri pas tjetrit pa u mbyllur orari zyrtar! Meqë nuk e gjetëm në zyrë vendosëm ta telefonojmë dy ditë më pas zonjën Islamaj, por kjo e fundit e kthen situaten në qesharake pasi hap telefonin dhe nuk përgjigjet sapo mëson se kush jemi dhe pse e kemi telefonuar.

Një bashki që nuk u përgjigjet qytetarëve dhe dorëzohet përballë një individi, i cili mesa duket përveç bashkëfshatarëve ka bërë zap dhe insitucionet vendore dhe ato të drejtësisë. Nëse kjo situatë vazhdon kështu, atëherë në lagjen Muratajt ë bashkisë së Tropojës situata do të agravojë dhe më tej, ndërsa banorët ndihen të kërcvënuar nga Bisheva dhe të harruar nga shteti, i cili ka për detyrë që jo vetëm tu ofrojë siguri, por dhe të iu japë të zgjidhje problemeve që nga mungesa e funksionimit të instutucioneve po shkojnë drejt gjakderdhjes./Piranjat

sherr per pronat ne tropoje

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj