LIVE UPDATES
Aktualitet

Dritëhijet e skandalit te Shkolla e Magjistraturës, djali i pedagoges kapet duke “kopjuar”!

Djali i një pedagoge të brendshme të Shkollës së Magjistraturës, i pranuar në mënyrë të dyshimtë nga kjo shkollë për shkak të konfliktit të pastër të interesit, dyshohet se ka kopjuar në provimin e datës 30 qershor 2024.

28 Mars 2025, 20:56 Nga B.Z
Dritëhijet e skandalit te Shkolla e Magjistraturës, djali i pedagoges
Foto ilustruese

TIRANË - Fiks Fare vijoi të denoncojë skandalet te Shkolla e Magjistraturës, e cila përgatit gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm.

Djali i një pedagoge të brendshme të Shkollës së Magjistraturës, i pranuar në mënyrë të dyshimtë nga kjo shkollë për shkak të konfliktit të pastër të interesit, dyshohet se ka kopjuar në provimin e datës 30 qershor 2024. Emisioni investigativ ka siguruar një tjetër video, ku duket kandidati për t’u bërë gjyqtar i ardhshëm i Republikës së Shqipërisë, teksa lëviz lirisht në një ditë provimi.

Investigimi i ri vjen pas transmetimit të problematikës në datën 10 mars 2025, ku Fiksi denoncoi ekskluzivisht me video ditën e një provimi. Kandidatët lëviznin lirisht, duke hyrë dhe dalë nga salla e provimit, teksa në korridoret e Shkollës së Magjistraturës ishin publikuar edhe përgjigjet e pyetjeve të provimit!

Ndërkohë, disa ditë më pas, Fiksi ka siguruar të tjera video, ku duken të tjerë kandidatë për gjyqtar dhe prokurorë duke bërë të njëjta veprime. Ankesa konsiston se në datat 30 qershor dhe 1 korrik 2024 janë bërë dy provime të kandidatëve të vitit akademik 2023-2024.

Sërish e njëjta skemë, ku në përfundim të orës së rregullt, kandidatët kanë dalë nga sallat ku zhvillonin provimin dhe janë nxjerrë në korridor. Ata kanë pasur liri të lëvizin nëpër korridoret e shkollës dhe pastaj kanë hyrë nëpër salla, janë ulur në kompjuterët e tyre për të printuar tezën. Nga kamerat e vëna nëpër salla janë vënë re shumë sjellje të parregullta, të cilët pasi kanë parë çelësin e zgjidhjes, janë munduar të rregullojnë sa mundet përgjigjet e tyre të hartuara më parë.

Fiksi analizoi pamjet e sallës numër 5, të datës 30 qershor 2024. Në ato pamje, kandidatja K.Z. duket se vijon të shkruajë qetësisht edhe pas përfundimit të kohës së rregullt të pjesës së parë të provimit deri në orën 10 e 50 minuta, kohë kur kandidatët e tjerë ishin që të dilnin nga salla. Ajo largohet nga salla dhe u rikthye në orën 11 e 5 minuta.

Një tjetër kandidate, I.V., ishte ulur në një cep të kësaj salle. Në pamje duket se ajo ngrihet nga vendi, kur kandidatët e tjerë akoma po shkruanin dhe nuk kishte mbaruar koha e provimit. Ajo ngrihet pa e printuar tezën me përgjigjet dhe largohet nga salla. Normalisht, nëse do kishte mbaruar së punuari tezën e saj, duhet që ta kishte printuar dhe pastaj të largohej nga salla, gjë që rezulton se nuk e ka bërë. Është kthyer në sallë më vonë dhe është ulur në vendin e saj dhe ka filluar të shkruajë. Ndërkohë, kandidatja M.K. ka dalë nga salla në orën 10:42 dhe është kryer përsëri në sallë në orën 11:08. Vepron në kompjuter dhe shihet që modifikon tezën e saj.

Sipas denoncimit, probleme ka pasur edhe në sallën numër 4 të shkollës, ku disa kandidatë kanë qenë më të privilegjuar se të tjerët. Ata kanë hyrë dhe dalë nga salla e provimit. Denoncimi vijon se, edhe në datën 1 korrik 2024, është bërë provimi në sallën numër 3. Sipas tij, kandidati E.S “nuk ka shkruar pothuajse asnjë moment në kompjuter”. Denoncuesi kërkon që të bëhen verifikimet e duhura lidhur me zhvillimin e provimit të këtij kandidati.

Në redaksinë e Fiks Fare ka mbërritur edhe informacioni, i shoqëruar me video, të një tjetër kandidati për gjyqtar. Pamje që analizoi emisioni investigativ ishin nga salla numër 5, të datën 30 qershor të vitit 2024. Në atë datë u zhvilluan dy provime “e drejtë penale dhe e drejtë procedurale penale” si dhe “e drejtë civile dhe e drejtë procedurale civile”. Provimet janë zhvilluar në kompjuter, ku janë dhe pamjet e kandidatëve të vitit 2023-2024.

Një kandidat për t’u bërë gjyqtar, që jepte provim në këtë sallë, ishte A.M. Sipas pamjeve, në orën 10 e 43 minuta, ai ka printuar tezën e punuar prej tij. Ai e fut në zarf dhe largohet nga salla. Kthehet përsëri në sallë. Ulet në vendin e tij dhe fillon të shkruajë. Në orën 11 e 5 minuta i jep zarfin me tezën, tashmë të printuar, një monitoruese në sallë. Monitoruesja, e gris, dhe ai e printon përsëri, duke e futur në një zarf të ri!

Kush është kandidati për gjyqtar A.M.?!

Fiks Fare ka ndjekur edhe më parë problemin e këtij kandidati. Në vitin 2021, mbërritën ankesa në emisionin investigativ se po përgatitej terreni që A.M të shpallej fitues pa u bërë provimi! Kjo në kundërshtim me ligjin, pasi nëna e tij A.M. është pedagoge e brendshme e Shkollës së Magjistraturës. Në atë kohë, Magjistratura i ktheu përgjigje Fiksit se kandidati ishte përjashtuar pasi kishte nënën pedagoge të brendshme.

Fiksi e pyeti Magjistraturën në vitin 2021 nëse pedagogia A.M ishte pjesë e hartimit të pyetjeve apo në komisionin e vlerësimit të kandidatëve. “Zonja A.M., pedagoge e brendshme, nuk është pjesë e hartimit të pyetjeve të provimit, si dhe nuk është pjesë e komisionit të vlerësimit. Tezat e provimit të pranimit në Shkollë formohen në sallën ku provimi mbahet” tha Magjistratura.

Por, në rregulloren e Shkollës së Magjistraturës, përcaktohet se nuk lejohet të kandidojnë të afërm të stafit të Shkollës së Magjistraturës në provimin e pranimit fillestar për magjistratë. Fiksi e pyeti Magjistraturën nëse z. A.M. ishte në listën përfundimtare të kandidatëve për magjistratë në vitin 2021-2022. “Përsa i përket thelbit të interesimit tuaj rreth aplikantit A. M, ju bëjmë me dije se zotëria në fjalë ka aplikuar të konkurrojë për të fituar një vend në vendet e hapura nga Këshilli Gjyqësor për detyrën e gjyqtarit. Komisioni i vlerësimit të kandidaturave të Shkollës së Magjistraturës e ka skualifikuar ngaqë është konsideruar person i lidhur me një pedagog të brendshëm, e për rrjedhojë, nuk mund të marrë pjesë në provimin e pranimit”.

Vetë Shkolla thotë se rregullorja nuk lejon konkurrimin për të fituar një vend në vakancat për gjyqtarë, prokurorë, këshilltarë apo ndihmës ligjor të një kandidati kur ai ka lidhje të afërt familjare me një person të personelit administrativ të brendshëm të saj, si dhe vetë personel administrativ të Shkollës, kur ata punojnë në Shkollë apo janë shkëputur prej saj për një periudhë deri në një vit nga koha e ndërprerjes së marrëdhënies së punës së tyre.

Qëndrimi i Komisionit është mbështetur dhe pranuar nga vendimi i Këshillit Drejtues të Shkollës në mbledhjen e datës 15 prill 2021 dhe, ka konfirmuar që zotëria në fjalë nuk është pjesë e listës së konfirmuar të kandidatëve. Shkolla e Magjistraturës ka çmuar qenien e konfliktit të interesit, duke vijuar me skualifikimin e aplikantit” thuhej në përgjigje.

Por, si u bë më pas kandidat?!

Fiksi ka mësuar se dy vite më vonë, A.M. ka fituar të drejtën për magjistratë në vitin akademik 2023-2024. Emri i tij është në listat e vetë Shkollës dhe aktualisht është në vitin e dytë. Në të njëjtën kohë, edhe nëna e tij vijon te jetë pedagoge e brendshme e Shkollës së Magjistraturës!/Top Channel

shkolla e magjistratures

Sondazh

Poll

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë