Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
ME VIDEO/ Makinat copë-copë, njëra përfundoi sipër trafikndarëses, PAMJE nga aksidenti tragjik në Elbasan ku humbi jetën e mitura
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Paulesh.
17 Qershor 2023, 18:02Nga a.l
Aksident në Elbasan
ELBASAN- Një nga makinat përfundon në trafikndarëse, tjetra shkatërrohet në pjesën para, këto janë pamjet nga aksidenti i shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan - Peqin, ku humbi jetën një vajzë e mitur 8-vjeçare dhe u plagosën 5 të tjerë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Paulesh.
Burime zyrtare të policisë njoftojnë se shoferja me inicialet T. B., duke drejtuar automjetin tip "Golf", është përplasur me automjetin që drejtohej nga personi i identifikuar me iniciale A. H., banues në Kavajë.
Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë një 8-vjeçare, e cila ishte pasagjere në automjetin me drejtuese shtetasen T. B. Po kështu është dëmtuar kjo e fundit dhe vajza e saj 11-vjeçe, të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.