6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Policia ka sekuestruar 300 000 lekë, 200 euro, 5 celularë, një automjet dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.
DURRËS- Arrestohen Banush Kanani, Xhuljano Kollçaku dhe Endri Zeqiri dhe 22-vjeçarja L.T. Këto tre persona shfrytëzonin vajzën e re për prostitucion. Policia pasi kreu arrestimin e tyre, ka sekuestruar 300 000 lekë, 200 euro, 5 celularë, një automjet dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Finalizohet pas 4 muajsh hetime, operacioni policor i koduar “Floëer”, për goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e prostitucionit. Vihen në pranga 4 shtetas të përfshirë në këtë veprimtari, shpallen në kërkim 2 të tjerë. Sekuestrohen 300 000 lekë, 200 euro, 5 celularë, një automjet dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës dhe me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Durrës, pas një hetimi katërmujor, kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit policor të koduar “Floëer”, si rezultat i të cilit janë arrestuar shtetasit:
B. K., 25 vjeç, banues në Fier dhe Xh. K., 30 vjeç, banues në Kavajë, si dhe shtetasen L. T., për veprat penale “Ushtrimi i prostitucionit” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në bashkëpunim.
Shtetasit B. K. dhe Xh. K., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shfrytëzonin për prostitucion shtetasen L. T., duke i siguruar asaj klientë të ndryshëm dhe hotele në qytetet e Durrësit, Kavajës, Lushnjes dhe Fierit, kundrejt pagesave që varionin nga 80-150 euro. Gjithashtu, këta shtetas siguronin automjetet me të cilat transportonin këtë shtetase dhe merrnin personat që kishte kontaktuar ajo, me qëllim ushtrimin e prostitucionit në ambiente të ndryshme në qytetet e sipërpërmendura.
Gjatë kontrollit fizik, shtetases L. T. iu gjet një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në kuadër të operacionit është arrestuar edhe shtetasi E. Z., 24 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.
Gjithashtu, në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim shtetasit V. T. dhe M. V., për veprat penale “Ushtrimi i prostitucionit” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në bashkëpunim.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 5 celularë, 300 000 lekë, 200 euro dhe një automjet tip “Ford Fiesta”.
Materialet procedurale do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për hetime të mëtejshme.
Safet Gjici KUKËS- Pas videoskandalit të Safet Gjicit kanë reaguar banorët e Kukësit. Këta të fundit e kanë cil&eum...
Fermerët e zonës se Roskovecit janë orientuar këtë sezon veror drejt kultivimit të shalqirit. Daniel Hoxha, njëri prej fer...
Ardian Sufaj TIRANË- Ardian Sufaj, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për për trafikimin e 100 kg kokainë dhe p...
Makina FIER-Një automjet është përfshirë nga flakët në qendër të Fierit pranë teatrit Byl...
Policia TIRANË- Një megaoperacion i shtrirë në Krujë, Kurbin, Mirditë, Vau i Dejës dhe në Shosh, Shkodër ...
Viktimat TIRANË- Gjykata e Posaçme i ka komunikuar masën e sigurisë arrest në burg 44 vjeçarit Jorgo Leku, i dënuar ...
Kanabis KORÇË- Një operacion anti-drogë është zhvilluar në Korçë, mbrëmjen e kaluar, ndërsa &eum...
Femije dhe prindi DURRËS- Shifrat e fëmijëve të grupmoshës 10-12 vjeç të prekur nga skolioza, në 19 institucione ...
Naum Prifti TIRANË- Ndahet nga jeta në moshën 91-vjeçarja Naum Prifti, shkrimtar, skenarist, eseist, dramatug, një figurë e...
Euro TIRANË- Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar amerikan do të blihet me 98.2 lekë dhe do të shitet me&nbs...