LIVE UPDATES
Aktualitet

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës, kush janë personat që fshihen pas kësaj skeme trafikimi?

Më të lakmuara janë vendet e Bashkimit Europian, por, kufizimet ligjore kanë shtyrë një pjesë të emigrantëve të përdorin rrugë të paligjshme, duke u bërë shpesh viktima të rrjeteve të trafikimit të emigrantëve

9 Maj 2026, 21:39 Nga D.S

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës, kush janë
TIRANË- Ikja masive e njerëzve nga të ashtuquajturat vendet e botës së tretë vitet e fundit është kthyer në një fenomen shumë të përhapur, i nxitur kryesisht nga luftërat, varfëria dhe pasiguria politike. Më të lakmuara janë vendet e Bashkimit Europian, por, kufizimet ligjore kanë shtyrë një pjesë të emigrantëve të përdorin rrugë të paligjshme, duke u bërë shpesh viktima të rrjeteve të trafikimit të emigrantëve. Në këtë kontekst, Shqipëria është shndërruar në një vend tranzit, ku emigrantët kalojnë për të arritur në vendet e Europës Perëndimore. Këtu hyjnë në lojë rrjetet e trafikantëve, të cilët përfitojnë nga dëshpërimi i emigrantëve, duke u kërkuar shuma të mëdha parash për kalime të paligjshme, shpesh në kushte të rrezikshme dhe ç’njerëzore.

Për të disatën herë, me ndihmën edhe të personave të infiltruar, “Piranjat” arritën të dokumentonin raste të tjera të trafikimit të emigrantëve nga vendet e Lindjes drejt Shqipërisë, përmes kontratave të punës me biznese të ndryshme dhe më pas ilegal drejt Europës. Është data datë 18 shtator 2025. Në Aeroportin Nënë Tereza, me valixhe në duar e çanta shpine mbërrijnë 11 shtetas egjiptianë. Ata kanë udhëtuar nga Kajro për në Athinë, e më pas me destinacion të fundit Tiranën. Grupi ka me vete edhe një shoqërues. Ai quhet Kristo Zguri, një 66-vjeçar nga Korça, i cili rezulton të ketë me 2 nipte të ndryshëm një aktivitet gjithëpërfshirës, duke nisur nga bujqësia, peshkimi, blegtoria dhe ndërtimi, ndaj nuk përjashtohet mundësia që këta 11 emigrantë mund t’i nevojiten si forcë punëtore. Gjithmonë nëse vërtetë është ky qëllimi, sepse shpesh herë, mbërritja e emigrantëve në Shqipëri me letra pune është thjesht karremi, pasi vetëm disa prej tyre kanë qëllim të punësohen dhe integrohen në këtë vend. Pjesa tjetër, trafikohen për në shtetet europiane, kundrejt pagesave të majme që bëjnë tek trafikantët.

Gjatë bisedës që gazetari Freard Rista zhvilloi me 66-vjeçarin Kristo Zguri, ky i fundit u distancua nga aktiviteti i paligjshëm i trafikimit të emigrantëve, duke hedhur akuza mbi agjencitë e punësimit të cilat sipas tij dezinformojnë punëtorët dhe i gënjejnë për t’i çuar në Europë. Zguri pranoi se nuk kishte asnjë punëtor të huaj në aktivitetin e tij, pasi kur ata mbërritën në Tiranë, u arratisën sipas një plani të paramenduar.

“Agjencitë shqiptare, kanë agjenci jashtë në çdo shtet bashkëpunojnë njëri me tjetrin. Këta disinformojnë punëtorët që sjellin. U premtojnë që do vini, do kaloni në Europë, andej-këtej. Nuk jam i qartë mirë, më duket se u marrin para edhe ata andej edhe këta këtej dhe i gënjejnë për t’i çuar në Europë”, tha ai.

Sidoqoftë fenomeni i trafikimit të emigrantëve përmes territorit shqiptar, është kaq i përhapur saqë nuk e kemi aspak e vështirë të biem në gjurmët e grupeve të tjera që operojnë në vendin tonë. I infiltruari ynë takoi një vajzë nga India, e cila kishte mëbrritur në Tiranë me vizë turistike. Ajo fillimisht pranoi se kishte udhëtuar për qëllime turistike, por më pas e pranoi se kishte synim të largohej për në Europë.

“Kam 13 ditë këtu, kam ardhur me vizë turistike. Nuk kam asnjë shok apo shoqe, po qëndroj në hostel. Po shoh dhe për disa apartamente pasi shumë njerëz të tjerë janë duke ardhur. Nga India dhe Afrika. Shumë duan të ikin në Europë, shumë po ikin në Europë, edhe mua më pëlqen”, tha ajo.

Takimin e radhës, bashkëpunëtori ynë e bëri me një djalë të ri që është mashtruar me kontratë pune false.

“Jam nga Nigeria. Erdha me avion, për të luajtur futboll, më gënjyen. Pagova 600-700 euro. Dua të shkoj në Itali, Spanjë ose Francë, por duhen më shumë para. Këtu më solli menaxheri i një shokut tim, Nigerian është edhe ai. Ka kontakte me njerëz që bëjnë viza. Ka pasaportë shqiptare. Është martuar me shqiptare”, deklaron i riu, pa na treguar më shumë për personin trafikant.

Por i infiltruari ynë takon vetë shokun e tij.

“Aktualisht nuk punoj. Erdha me vizë D. më sollën për futboll, nuk e kam kontratën, por e pashë që ishte false. Më thanë që do luaja me klubin e futbollit Egnatia. Kam paguar 3000 euro. Chaos quhet personi që më solli”, tregon ai.

Për të parë e mësuar nëse ekziston vërtet një person me emrin Chaos, i cili sipas dëshmitarëve ka funksion menaxhimi në skuadrën e futbollit të Egnatias, udhëtuam drejt Rrogozhinës. Aty takuam një futbollist të kësaj skuadre, i cili na tha se nuk ekzistonte asnjë menaxher futbolli me emrin Chaos. Në shumë nga këto kompani apo fabrika që punësojnë emigrantë nga vendet e lindjes, ka persona që qëndrojnë aty jo për të marrë rrugën mujore, por për të rekrutuar sa më shumë të rinj e të reja, me qëllim trafikimin jashtë Shqipërisë.

“Piranjat” u infiltruan edhe brenda një fabrike alumini në Tiranë, ku zbuloi një punëtor nga Bangladeshi që merrej me trafikimin e çdo personi që vinte në atë fabrikë për të punuar, duke i siguruar dokumente false, me qëllim dërgimin për në Europë. /Piranjat.al

piranjat

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj