Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Rasti bëhet edhe më i rëndë për shkak të peshës së dosjes ku përmendet Karçanaj, një institucion i përfshirë në një nga skandalet më të mëdha të dyshuara të menaxhimit të fondeve publike dhe koncesioneve teknologjike në Shqipëri. Në një moment kur opinioni publik pret llogaridhënie dhe standard të fortë hetimi, vendimi për lehtësimin e masës së sigurisë po perceptohet si një tjetër sinjal se njerëzit e lidhur me pushtetin vazhdojnë të gëzojnë trajtim preferencial.

TIRANË- Vendimi i gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Ilir Panda, për të zbutur masën e sigurisë ndaj drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj — nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje” — rikthen një pyetje të vjetër dhe të dhimbshme për drejtësinë shqiptare: A po funksionon vërtet reforma në drejtësi, apo po riciklohen të njëjtat figura, të njëjtat lidhje dhe i njëjti mentalitet i pandëshkueshmërisë?
Rasti bëhet edhe më i rëndë për shkak të peshës së dosjes ku përmendet Karçanaj, një institucion i përfshirë në një nga skandalet më të mëdha të dyshuara të menaxhimit të fondeve publike dhe koncesioneve teknologjike në Shqipëri. Në një moment kur opinioni publik pret llogaridhënie dhe standard të fortë hetimi, vendimi për lehtësimin e masës së sigurisë po perceptohet si një tjetër sinjal se njerëzit e lidhur me pushtetin vazhdojnë të gëzojnë trajtim preferencial.
Por reagimet ndaj Ilir Pandës nuk lindën sot.
Figura e tij ka qenë prej kohësh objekt akuzash dhe kritikash politike dhe mediatike duke ngjallur shpesh dyshime për integritetin e gjyqtarit në fjalë. Një nga episodet më domethënëse ishte kërkesa e Ilir Metës për përjashtimin e Pandës nga trupa gjykuese që shqyrtonte rekursin për masën e sigurisë ndaj tij. Edhe pse kërkesa u rrëzua nga Gjykata e Lartë, vetë fakti që një ish-president kërkonte largimin e një gjyqtari me argumentin e mungesës së paanshmërisë, tregoi nivelin e mosbesimit që ekziston ndaj figurës së Pandës.
Po aq të forta kanë qenë edhe akuzat publike të artikuluara nga gazetarë të ndryshëm, të cilat e kanë paraqitur Pandën si simbol të një drejtësie të vjetër, të lidhur me strukturat para reformës. Në këto kritika është përmendur shpesh fakti se ai ka qenë ministër Drejtësie në vitet 1999–2000 dhe më pas zëvendëskryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë — institucioni që për vite me radhë akuzohet për klientelizëm, emërime politike dhe degradim të sistemit gjyqësor.
Duhet kuptuar se në drejtësi, perceptimi publik ka po aq rëndësi sa vendimi formal. Dhe kur një figurë me histori të gjatë politike dhe institucionale merr vendime në çështje tepër sensitive, lind natyrshëm dyshimi nëse sistemi ka arritur ndonjëherë të shkëputet realisht nga ndikimi politik./Dosja.al
foto ilustruese TIRANË- Bordi i Transparencës ka rritur sërish çmimin e shitjes së karburanteve në vend. Bëhet me...
pamjet GJIROKASTËR- Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në fshatin Zhu...
SARANDË- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Sarandë, ku i vrarë mbeti biznesmeni Rexhep Ismaili dhe i plagosu...
pamje nga protesta TIRANË- Policia e Tiranës ka proceduar penalisht shtatë persona, pas përfundimit të protestës s...
Teksa Peter Magyar, lideri i opozitës në Hungari, bënte fushatë për t’i dhënë fund sundimit 16-vjeçar të ...
TIRANË- Sot vendi ynë do të ndikohet nga mot i paqëndrueshëm. Në të gjithë territorin parashikohen reshje shiu dhe vra...
Kapitali shqiptar e rriti sërish pjesën në tregun bankar për vitin 2025. Përqendrimi i tregut është në rënie p&eu...
TIRANË- Kanye West, reperi dhe producenti muzikor 48-vjeçar nga Shtetet e Bashkuara pritet të mbajë një koncert në Tiranë...
Personi lënduar TIRANA- Një i moshur është lënduar këtë mbrëmje në protestën kombëtare të opozi...
Foto ilustruse TIRANA- Tre efektivë policie janë lënduar, si rrjedhojë e protestës së opozitës, ndërsa policia ka s...