Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sipas dëshmisë, Vogli ka thënë se më herët ishte arrestuar dhe se gjatë kohës që ndodhej në burg, Ruçi kishte nxjerrë vëllain e tij nga biznesi, çka kishte përshkallëzuar konfliktin mes palëve.

SARANDË- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Sarandë, ku i vrarë mbeti biznesmeni Rexhep Ismaili dhe i plagosur mbeti Kostandin Vogli. Ky i fundit, ka deklaruar, se sherri me Viktor Ruçin ka nisur për shkak të mosmarrëveshjeve mbi një biznes beach bar-i.
Sipas dëshmisë, Vogli ka thënë se më herët ishte arrestuar dhe se gjatë kohës që ndodhej në burg, Ruçi kishte nxjerrë vëllain e tij nga biznesi, çka kishte përshkallëzuar konfliktin mes palëve. Më tej, ai ka deklaruar, se mosmarrëveshjet kishin të bënin kryesisht me ndarjen e të ardhurave nga aktiviteti. Vogli ka dhënë detaje edhe për natën e ngjarjes, ku thotë se kishte shkuar në lokal për tu sqaruar me palën tjetër, ku dhe ndodhi përplasja.
“Pasi u burgosa, Ruçi nxori vëllain tim nga biznesi. Konfliktet tona nisën për paratë e biznesit,” mësohet të ketë deklaruar Vogli.
Lulzim Tabaku, Idriz Çela, Eljo Muço, Kostandin Vogli, Marjo Agalliu dhe Ermal Shkalla, kanë shkuar në lokalin e Rexhep Ismailit dhe janë drejtuar te tavolina ku ndodheshin Tori Ruçi i shoqëruar nga viktima dhe persona të tjerë të pranishëm duke filluar menjëherë konfliktin me sende të forta me këta shtetas. Gjatë përplasjes, viktima Rexhep Ismaili dyshohet se ka qëlluar me armë automatike ndaj grupit të Tabakut, ndërsa më pas është qëlluar me pistoletë nga ky i fundit, duke humbur jetën në vend.
Nga të shtënat ka mbetur i plagosur në këmbë edhe shtetasi Kostandin Vogli, i cili është vetëdorëzuar ditën e sotme në polici dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga hetimet është zbuluar se vëllai i viktimës, Hajredin Ismaili, i cili është proceduar penalisht, ka fshehur armën zjarri automatike me të cilën qëlloi vëllai i ndjerë, së bashku me municion, e cila më pas është sekuestruar nga policia. Ndërkohë, Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe rolin e secilit prej personave të përfshirë në konfliktin që çoi në përfundim tragjik./Dosja.al
pamje nga protesta TIRANË- Policia e Tiranës ka proceduar penalisht shtatë persona, pas përfundimit të protestës s...
Teksa Peter Magyar, lideri i opozitës në Hungari, bënte fushatë për t’i dhënë fund sundimit 16-vjeçar të ...
TIRANË- Sot vendi ynë do të ndikohet nga mot i paqëndrueshëm. Në të gjithë territorin parashikohen reshje shiu dhe vra...
Kapitali shqiptar e rriti sërish pjesën në tregun bankar për vitin 2025. Përqendrimi i tregut është në rënie p&eu...
TIRANË- Kanye West, reperi dhe producenti muzikor 48-vjeçar nga Shtetet e Bashkuara pritet të mbajë një koncert në Tiranë...
Personi lënduar TIRANA- Një i moshur është lënduar këtë mbrëmje në protestën kombëtare të opozi...
Foto ilustruse TIRANA- Tre efektivë policie janë lënduar, si rrjedhojë e protestës së opozitës, ndërsa policia ka s...
Pamje nga protesta TIRANA- Protesta e opozitës është drejt mbylljes së saj, ndërsa policia ka shoqëruar drejt ambienteve t&eu...
VLORË- Një zjarr i madh ka rënë në zonën e Radhimës në Vlorë ku flakët po i afrohen tre hoteleve në zon...
Pamje nga protesta TIRANA- Protestuesit e opozitës kanë hedhur fishekzjarre, ndërsa policia iu është kundërpërgjigj...