LIVE UPDATES
Aktualitet

“Më vjen duarsh”/ Shoferi shet pomada për hernie: Ma ka mësuar praktika, të bëjnë mirë!

Ndryshe nga sa i tha pacientes, Dervishi mohon të jetë i shkolluar, por thotë se ka qenë shofer dhe i vjen duarsh në çështjet e fizioterapisë.

10 Shkurt 2025, 21:51 Nga B.Z
“Më vjen duarsh”/ Shoferi shet pomada për hernie: Ma ka
Fatmir Dervishi

TIRANË - Për të kuptuar se çfarë bën realisht “fizioterapisti” i famshëm i Tepelenës, Fatmir Dervishi, emisioni “Stop” në Tv Klan takon këtë të fundit. Ndryshe nga sa i tha pacientes, Dervishi mohon të jetë i shkolluar, por thotë se ka qenë shofer dhe i vjen duarsh në çështjet e fizioterapisë.

Gazetarja: Ju punoni si fizioterapist?

Fatmir Dervishi: Unë pensionist jam tani moj motër.

Gazetarja: Punoni si fizioterapist?

Fatmir Dervishi: Më vjen dorësh, ata që vijnë do të thonë…  pse? Çfarë të keqeje ka? Ata që vijnë, që kanë ndonjë problem, nuk është se punoj se ka ndonjë… të përditshme, kush më vjen ndonjë kështu tani atje, me aq fuqi sa kemi mundohemi që ta ndihmojmë.

Gazetarja: Ju keni mbaruar për fizioterapi?

Fatmir Dervishi: Unë jam, tani atje do të them fizioterapist, më vjen dorësh, s’kam mbaruar, unë kam qenë shofer tërë jetën. Më vjen dorësh, është diçka që e bëj, ma bën dora.

Gazetarja: Si e keni mësuar?

Fatmir Dervishi: Po tani, si kam mësuar? Praktikë.

Gazetarja: Sa kohë keni që e ushtroni këtë gjë?

Fatmir Dervishi: Unë e kam ditur thuajse këtu e  40 vjet, 50 vjet, e kam ditur.

Gazetarja: 40 vjet, 50 vjet që merreni me këtë gjë.

Fatmir Dervishi: Nuk merrem, që di ta bëj.

Gazetarja: Me keqardhje mund të them që kjo që po bën ti është shkelje, e di?

Fatmir Dervishi: Unë tani do të them të vërtetën, po është shkelje, direkt e mbyllim që sot.

Gazetarja: Nuk e dije që është shkelje që ti bëje fizioterapi  pa qenë fizioterapist?

Fatmir Dervishi: Tani unë të thashë, nuk e kam profesion. Po të isha, do ta  shpallja në telefon, do të vija shpallje të tjera.

Madje ai thotë se nuk e di që ushtrimi i aktivitetit të tij pa asnjë lloj licence, është i paligjshëm. Gazetarja i nxjerr një kartëvizitë.

Gazetarja: Kjo është shpallja juaj apo jo?

Fatmir Dervishi: Kjo është një kartëvizitë. S’ka ndonjë… as ndonjë titull, as ndonjë gradë.

Gazetarja: Po pse i gënjen pacientët  dhe nuk iu thua të vërtetën që nuk ke mbaruar shkollë?

Fatmir Dervishi: Tani me thënë të vërtetën, ata që më kanë pyetur varet sesi e kanë marrë. Vijnë me dhimbje të forta, mundohem…

Gazetarja: Mundohesh t’ua zbusësh dhimbjen.

Fatmir Dervishi: Ana psikologjike, thjesht kjo është.

Gazetarja: Thjesht për t’i qetësuar u thua që kam mbaruar ortopedinë.

Fatmir Dervishi: Thjesht kjo është anë psikologjike.

Sa u takon mjekimeve me pomada të bëra vetë, Fatmiri shpjegon se i ka provuar te vetja dhe të bëjnë mirë.

Fatmir Dervishi: Vaji i ullirit ka hudhrën brenda, ka specin djegës, zihet dhe e përpunojmë dhe del kjo. Kjo tjetra është alkool 96%, disa lloje bimësh, që te dafina,  gjethet e ullirit, nga këto të malit, i themi neve murriz qeni ose trëndafil i egër…

Gazetarja: Për çfarë shërbejnë këto?

Fatmir Dervishi: Këto janë për të ushqyer indet nervore përmes lëkurës.

Gazetarja: Po kush jua ka mësuar këtë përbërje?

Fatmir Dervishi: Praktika, kush ma ka mësuar?

Gazetarja: Dhe ju ka rezultuar që bëjnë mirë?

Fatmir Dervishi: Për mua bëjnë mirë.

Gazetarja: Këto janë produkte që nu  janë të kontrolluara.

Fatmir Dervishi: Motër, unë e kam provuar te vetja. E kam parë, e kam provuar te vetja dhe më bën mirë. Nëma mua ta provoj unë këtu dhe shikoje ti tani.

Gazietarja hap njërën prej shisheve, e nuhat dhe mbytet nga aroma e fortë. Fatmiri fërkon duart dhe thotë se përzierja të bën mirë. Jo vetëm kaq, ai nuk ka kërkuar pacientë, por ata i vijnë vetë.

Gazetarja: Të bëje një shkollë si njerëzit normalë,të hapje një qendër, të merrje një licencë…

Fatmir Dervishi: Motër, mua më vijnë, nuk i kërkoj, nuk kam kërkuar njeri.

Gazetarja: Të vijnë vetë?

Fatmir Dervishi: Absolutisht, nuk kam kërkuar njeri. Ata që kanë gjetur derman…

Gazetarja: Sa pacientë ke?

Fatmir Dervishi: 1-2 në ditë. Kjo derë, tani kush të vijë, do t’i them që ik gjeni ndonjë derë tjetër se unë nuk punoj më./TvKlan

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj