LIVE UPDATES
Aktualitet

“Kam punuar me Arqile Botin, ne e zgjodhëm Ylli Merjan”/ Shoferi hiqet si fizioterapist, zgjidh hall me 50 mijë lekë

“Pacientes” së programit Dervishi i tha se ka hernie diskale duke i dhënë një ilaç pasi i bëri mirë e mirë fërkimin e rastit. Madje ai tha se punonte edhe në Shkodër veç Tepelenës.

10 Shkurt 2025, 21:44 Nga B.Z

“Kam punuar me Arqile Botin, ne e zgjodhëm Ylli Merjan”/

TIRANË - Emisioni “Stop” në Tv Klan iu drejtua Tepelenës pasi mësoi Fatmir Dervishi bën fizioterapi shumë efektive. “Pacientes” së programit Dervishi i tha se ka hernie diskale duke i dhënë një ilaç pasi i bëri mirë e mirë fërkimin e rastit. Madje ai tha se punonte edhe në Shkodër veç Tepelenës.

Fatmir Dervishi: Hajde njëherë! Këtu ke dhimbje, te brezi i legenit?

Qytetarja: Po!

Fatmir Dervishi: Këmbët t’i ka prekur?

Qytetarja: Herë pas here.

Fatmir Dervishi: Herë pas here. Ndër vite, me ça pune je marrë? Ndër vite. Nuk flasim sot.

Qytetarja: Unë në Greqi kam punuar, punë të ndryshme, nëpër lokale.

Fatmir Dervishi: Po me pesha, me gjëra, që shumë besoj, se po ndenje shumë në këmbë…

Qytetarja: Kam ndenjur në këmbë.

Fatmir Dervishi: Si e ke më mirë? Barkas, shtrihu këtu!

Qytetarja: Po! Ok!

Fatmir Dervishi: Barku poshtë, kurrizi lart!

Qytetarja: Ok!

Fatmir Dervishi: Zakonisht kë këmbë të kap, të majtën apo të djathtën?

Qytetarja: Atëherë, këmba e djathtë, që unë e ndiej më shumë. Këmbën e djathtë.

Fatmir Dervishi: Ky ilaçi është pak i ftohtë, po do ta durosh pak!

Qytetarja: Ok!

Fatmir Dervishi: Ç’ke, ohh… Ke dhimbje këtu?

Qytetarja: Pak!

Fatmir Dervishi: Mirë! Hernie diskale është. Nga e hëna deri të premten, mua më ke në Tepelenë. Të shtunë, të diel mua më ke në Shkodër. 5 ditë punoj këtu dhe dy ditë atje në Shkodër.

Qytetarja: Ah, punon në Shkodër.

Fatmir Dervishi: Eh, dy ditë.

Qytetarja: Ku punon në Shkodër?

Fatmir Dervishi: Në Shkodër te… në Gur të Zi.

Qytetarja: Ke klinikë atje?

Fatmir Dervishi: E kam më të mirë nga këtu.

Qytetarja: Ah..!

Fatmir Dervishi: Pusho! Pusho, se na turpërove!

Qytetarja: Oh..!

Fatmir Dervishi: Këtu më kishe!

Qytetarja: Oh..!

Fatmir Dervishi: Pusho moj! Do ta mbyllësh gojën? Pusho moj atje, se na turpërove!

Qytetarja: Uhhh, më vure kupa?

Fatmir Dervishi: Pusho! Mbylle gojën! Tani erdhe për t’u shëruar? Pusho!

Qytetarja: Aaaa, eeeej..!

Fatmir Dervishi: Pusho! Pusho, se…!

Qytetarja: Vetëm ule!

Fatmir Dervishi: Pusho!

Qytetarja: Se më dhemb shumë.

Fatmir Dervishi: Pusho moj, të thashë!

Qytetarja: Uff!

Fatmir Dervishi: Pusho moj! Uff e buf ju. O pika neve! Edhe themi ne, që do na bëjnë fëmija, ne po ju shërbejmë akoma juve. Lëre të lirë këtu!

Qytetarja: Po!

Fatmir Dervishi: Mos u sforco! Na shfrytëzoni sa na keni me dorë e me këmbë, se nesër nuk do jemi!

Pasi mbaron punë me duar, Fatmir Dervishi shet edhe produkte që kushtojnë 40 mijë lekë të vjetra e nuk zgjidhin asgjë. Ai pretendon se ka mbaruar dy universitete dhe ka punuar me emra si Arqile Boti. Dervishi i thotë pacientes se ka punuar edhe në Spitalin Amerikan, madje e kanë kërkuar sërish edhe në spitalin ‘Nënë Tereza”. Licencën pranon që nuk e ka pasi nuk e do vetë. Në përfundim të ekzaminimit, pacientja duhet të lyejë mesin në mëngjes e në darkë me pomadën e doktorit. Dhe për të gjetur zgjidhje kur ke hall, 50 mijë lekë të vjetra janë hiçgjë.

Fatmir Dervishi: Unë kam punuar me Arqile Botin.

Qytetarja: Ke punuar dhe me doktor Arqilenë?

Fatmir Dervishi: Moj ti, Ylli Merjan unë e Arqileja e kemi zgjedhur.

Qytetarja: Juve?

Fatmir Dervishi: Ylli Merja mësues ka qenë.

Qytetarja: Sa vite ke?

Fatmir Dervishi: 53 vjet. 11 vjet kam qenë te Amerikani, te “Nënë Tereza”. Andeja kam dalë në pension. Te “Nënë Tereza” kam dalë. Ata po më kërkojnë akoma dhe sot dhe u kam thënë, po është se më doni për në Tufinë, a për në Sharrë hajde, po jua bëj qejfin, po vij që nesër. Po më kërkoni i thashë, unë të vij në Tiranë, i thashë ëhë.

Qytetarja: Po gjynah, që s’ke marrë një licencë e të hapësh!

Fatmir Dervishi: Ça licence me?! Unë licencën e marr që nesër, po s’e dua. Tani vëri duart këtu! Fort! Fort, fort! Këtu je te mekaniku dhe po u prishe, ne i ndreqim prapë. Siç je aty, siç je aty! Ulu moj, se s’ke gjë tani!

Qytetarja: Ohh..!

Fatmir Dervishi: Ça ndien?

Qytetarja: Asnjë gjë!

Fatmir Dervishi: Tani këtu, ke patur dhimbje? Këtu në rrëzë të kofshës nga brenda?

Qytetarja: Rrallëherë.

Fatmir Dervishi: Për momentin ke, s’ke?

Qytetarja: Jo! Tani jo!

Fatmir Dervishi: E mirë! Në rregull! Më saktë s’ke një, ke dy defekte. Je me hernie diskale te tresh-katra, që kur shtriheshe këtej, i bie këmba e djathtë dhe dy unaza më lartë ke një shtypje unaze. Këto shtypjet e unazës, të vjen ose nga peshat e rënda, ose nga ndonjë goditje, nga ndonjë rrëzim i pavullnetshëm, që trupi i themi ne, mund të kapi bosh. Trupi i papërgatitur. Nuk e dimë, nga se mund të të ketë ardhur. Një kërc i tillë në mënyrë të pavullnetshme, të ka dalë si gjethe në mes të brinjës së tretë dhe të katërt në këtë krah këtej që i bie krahu i djathtë. Ka dalë si ky këtu. Me këtë defekt, ti Elona mund të kesh mbi 10-vjet. Kur të vesh në shtëpi, çdo darkë dhe çdo mëngjes, dy herë dita. Është ky pomadë. Ça lyeve me të parën, do lyhesh direkt me të dytën.

Qytetarja: Ok!

Fatmir Dervishi: Këto i ke 100% bimore ato të bëjnë 40-të mijë lekë.

Qytetarja: 50-të, janë mjaftueshëm?

Fatmir Dervishi: Lëri aty mos…!

Qytetarja: Shumë faleminderit!

Fatmir Dervishi: Kurse për pjesën e doktorit, lër ça të duash atje, mos e vër veten në sëkëlldi, se unë atje tani të thashë atje, unë dua që ti të ngelesh e kënaqur, jo unë nga ti domethënë./TvKlan

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet