LIVE UPDATES
Aktualitet

“Zhdukën varrin e vëllait në Tufinë”! Qytetari ankohet, eprorja: Kanë hequr dhe eshtrat e 7 personave, s'mbaj dot përgjegjësi, ik në polici

Në datën 6 korrik 2022, Policia e Tiranës arrestoi drejtorin e Varrezave të Tufinës, bashkë me disa persona të tjerë, të cilët akuzoheshin se shisnin vende varresh kundrejt një shume nga 50 deri në 200 mijë lekë.

9 Shtator 2022, 21:14 Nga DOSJA
“Zhdukën varrin e vëllait në Tufinë”! Qytetari
Foto Ilustruese

TIRANË- Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së premtes një skandal me vendet e varreve në Tufinë. Një qytetar iu drejtua emisionit investigativ për të gjetur varrin e vëllait të tij.

“Varri ishte i rregullt, por kur shkova për ta parë, në të njëjtin vend ishte varrosur një grua. Kam bërë ankesa dhe denoncime, të paktën kërkoj eshtrat apo arkivolin ku ka qenë vëllai” tha ai, teksa gjatë investigimit ai tako edhe drejtoreshën e Agjencisë së Shërbimit Funeral në Tiranë. “Nuk mbaj përgjegjësinë e të tjerëve, denoncojeni në polici dhe prokurori. Në Tufinë, ka shumë probleme të tilla, madje edhe një varr mural me 7 persona nuk gjendet” i tha drejtoresha, duke faktuar skandalin e përmasave më të mëdha.

“Dua varrin dhe eshtrat e vëllait”

Në datën 6 korrik 2022, Policia e Tiranës arrestoi drejtorin e Varrezave të Tufinës, bashkë me disa persona të tjerë, të cilët akuzoheshin se shisnin vende varresh kundrejt një shume nga 50 deri në 200 mijë lekë. “Drejtori i varrezave të Tufinës, Eliodor Ndini ka rënë në prangat e policisë këtë të mërkurë, i akuzuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre, pas operacionit të zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë dhe seksioni i Krimit Ekonomik. Operacioni po zhvillohet në bazë të një procedimi të nisur nga seksioni i Krimit Ekonomik të Policisë së Tiranë, për Drejtorinë e Varrezave në Tufinë. Sipas informacioneve, deri më tani janë arrestuar drejtori i varrezave, dy janë në kërkim, kurse dy të tjerë po hetohen në gjendje të lirë. Drejtori në bashkëpunim me të tjerë kërkonin nga qytetarët nga 50 deri 200 mijë lekë të reja për një vend në varreza” raportuan mediat në muajin korrik.

Pas këtij operacioni, në redaksinë e Fiks Fare u ankua një qytetar nga Tirana, i cili denoncoi zhdukjen e varrit të vëllait. Ai thotë se në vitin 1958, në Spitalin e Tiranës, i ka vdekur një vëlla S.F. “Ai ka qenë 2 vjeç kur ka vdekur dhe e kanë varrosur në Tufinë. Ka qenë një varr i rregullt, jo nga ato të foshnjave. Deri në vitin 2017 e kam vizituar varrin, pasi shkoja edhe te prindërit. Në atë vend, që është në qendër të varrezave të Tufinës, ishin varre të vjetra, persona të varrosur në vitet ’50 apo ’60. Kishte rivarrime, por të njerëzve të tyre të afërt. S’kishte varre të reja. Në vitin 2017, kam pësuar një aksident dhe s’kam shkuar te varrezat e Tufinës. Kam shkuar më pas në 2021 dhe kam parë që në të njëjtin vend, pra në vendin e varrit të vëllait im, ka qenë e varrosur një grua tjetër A.K. Kam kontaktuar me punonjësit e varrezave dhe më kanë thënë të bëja ankese të Drejtoria e Funeralit në Tiranë. Kam shkuar disa here të kjo drejtori, kam bërë kërkesa, po përgjigjet e tyre kanë qenë kontradiktore” thotë qytetari.

Më pas shpjegon se Agjencia e Shërbimeve Funerale i ka kthyer përgjigje se në atë vend ku thotë se varri nr.15, është zënë nga varri nr.14 me dy zonja të varrosura që në vitin 1961. Ndërsa në varrin nr.15 që është i regjistruar vëllai im nuk më japin asnjë lloj sqarimi. Denoncuesi pohoi se ka marrë të gjitha dokumentet, certifikatat e vdekjes, apo edhe familjare. Madje, edhe dokumentet që vërtetonin se ishte varrosur në Tufinë, por deri më tani s’ka marrë zgjidhje.

Drejtoresha: S’po gjejmë dhe 1 varr mural me 7 persona…

Qytetari tha se e ka denoncuar ngjarjen në Policinë e Tiranës, në komisariatin nr.4. “Më dhanë të drejtë dhe më thanë se i kanë referuar materialet në Prokurorinë e Tiranës. Por, deri më tani, s’më kanë lajmëruar se çfarë ka ndodhur me kallëzimin tim” pohon ai, ndërsa shton se te Agjencia e Shërbimeve Funerale ka shkuar me dhjetëra herë.

Qytetari, bashkë me gazetarët e Fiks Fare, shkon te Agjencia e Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë për të marrë informacion. Në ditën e parë, ai kërkon të takojë drejtoreshën Raimonda Shino, të cilën e ka takuar edhe më parë për këtë problematikë. Por, punonjëset e i thonë se nuk është tani. Ato i thonë se përgjigjja është ajo që ka marrë me shkrim dhe se po takoi drejtoreshën, të njëjtën përgjigje do të marrë.

Disa ditë më pas, Safeti bashkë me gazetaren e Fiks Fare, shkojnë sërish. Kësaj herë takojnë drejtoreshën Raimonda Shino, e cila u thotë se e ka pritur disa herë zotërinë. “E kam sugjeruar që ta denoncojë në polici ngjarjen. Nuk e mbaj dot përgjegjësinë e të tjerëve. Situata është ajo që kam dhënë në shkresën zyrtare. Ajo që gjendet në terren dhe ato që janë të shkruara në regjistrin e varrezave. Nëse ju keni kërkesë me shkrim edhe unë si drejtuese institucioni do ta përcjell referimin në polici” thotë ajo. Më tej shton se aktualisht në varrezat e Tufinë s’ka probleme të tilla, madje tregon një rast të një familje me 7 persona që kanë bërë një varr mural dhe në vendet e tyre ishin 7 persona të tjerë dhe në regjistër nuk ishte e pasqyruar.

Qytetari i kërkon që të shkojnë në terren, pasi nga përgjigjja me numrat, nuk del e saktë. Ajo thotë se nuk mban përgjegjësi, duke u thënë se “kjo është përgjigjja ime”. Më tej u thotë se përgjigjen ia dha siç del në regjistër dhe se ajo është përgjigjja e tyre. “Nuk mbaj përgjegjësi, unë ta kam dhënë me shkresë zyrtare. Nuk kam ça të bëj, këto janë” vijon ajo, ndërsa e pyesin se ku janë eshtrat. Drejtoresha përgjigjet se “kush mund ti ketë hequr, ka kryer një krim, dhe duhet të merret prokuroria dhe policia. Dhe, nëse vendon gjykata për zhvarrime, normalisht do ta zbatojmë”.

Marrë nga TOPCHANNEL

varrezat e tufines

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje