LIVE UPDATES
Aktualitet

Mediat ndërkombëtare jehonë vendimit të qeverisë për mbylljen e "Tik Tok": Rama bëri fajtor platformën për vdekjen e 14-vjeçarit, opozita njofton protestë

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu pas mbledhjes së qeverisë, ka deklaruar se kanë nisur komunikimin me përfaqësuesit e aplikacionit në mënyrë që gjatë mbylljes së platformës të merren masa për të vendosur filtrat që parandalojnë promovimin e sjelljeve negative. 

6 Mars 2025, 22:38 Nga r.ll
Mediat ndërkombëtare jehonë vendimit të qeverisë
foto ilustruese

TIRANË- Qeveria ka kërkuar mbylljen e aksesit të aplikacionit TikTok në Shqipëri për 12 muaj. Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu pas mbledhjes së qeverisë, ka deklaruar se kanë nisur komunikimin me përfaqësuesit e aplikacionit në mënyrë që gjatë mbylljes së platformës të merren masa për të vendosur filtrat që parandalojnë promovimin e sjelljeve negative. 

Lidhur me këtë kanë shkruar edhe mediat ndërkombëtare. CNN shkruan se kabineti qeveritar vendosi mbylljen e platformës së "Tik Tok"  duke e bërë fajtore për nxitjen e dhunës dhe bullizmit, veçanërisht midis fëmijëve. Në artikullin e medias amerikane i është bërë jehonë edhe protestës që do të zhvillohet nga opozita lidhur me këtë vendim. 

Një tjetër media amerikane, ABCNews shkruan se "qeveria shqiptare e njoftoi këtë masë vitin e kaluar pasi një i mitur goditi me thikë për vdekje një bashkëmoshatar të tij në nëntor pas një grindjeje që filloi në TikTok." Më tej në shkrim thuhet se kur kryeministri Edi Rama tha në dhjetor se synonin mbylljen e platformës së mediave sociale, TikTok kërkoi “qartësi urgjente nga qeveria shqiptare” për rastin e adoleshentit të goditur me thikë.

"France24" i ka kushtuar gjithashtu një artikull këtij vendimi, ku thuhet vendimi për mbylljen e "Tik Tok" u kritikua nga opozita, e cila tha se ndalimi do të kishte një ndikim në përpjekjet e tyre të fushatës përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në maj. Duke shpjeguar dhe arsyet se përse qeveria tha se do të ndalojë në vend përdorimin e kësaj platforme thuhet se edhe vendet fqinje si Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia gjithashtu kanë raportuar se platforma ka një ndikim negativ, veçanërisht te të rinjtë.

Jehona e këtij vendimi nuk ka munguar edhe në mediat italiane. ANSA shkruan se "qeveria shqiptare e kryeministrit Edi Rama njoftoi sot ndalimin zyrtar të aksesit në platformën kineze të ndarjes së videove TikTok, e cila do të hyjë në fuqi në ditët në vijim. Lëvizja u njoftua tashmë në dhjetor, kur një 14-vjeçar u godit me thikë nga një bashkëmoshatar i tij në Tiranë, vetëm pak hapa larg shkollës së tij, pas një debati në rrjetet sociale. Ndalimi do të jetë aktiv në ditët në vijim."

Ndërkohë në artikullin e Yahoonews.uk thuhet se "kryeministri Edi Rama e shpalli ndalimin e Tik Tok për herë të parë muaj më parë, pas një përplasjeje që nisi në rrjetet sociale që çoi në vrasjen e një nxënësi 14-vjeçar dhe një tjetër të plagosur në një përleshje pranë një shkolle në kryeqytetin e Tiranës. Vrasja ndezi një debat në vend mes prindërve, psikologëve dhe institucioneve arsimore për ndikimin e rrjeteve sociale tek të rinjtë."

mbyllja e tik tok

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj