LIVE UPDATES
Aktualitet

"Vendimi, as mish as peshk!"/Lala për përgjimin e GJK nga SPAK: Dyshohet se u tentua të ndikohej vendimi për Pëllumb Gjokën

Lala tha se gjatë këtyre ditëve Ibrahimi është vëzhguar nga agjentë të BKH në takimet që ka kryer me anëtarë të "Kushtetueses", persona që dyshohet se kanë interesa dhe persona që dyshohet se kanë lidhje me Pëllumb Gjokën.

6 Mars 2025, 21:28 Nga r.lll
"Vendimi, as mish as peshk!"/Lala për përgjimin e GJK nga
klodiana lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka folur për përgjimin e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese nga SPAK, me dyshimet se ai mund të jetë tentuar të ndikohet në vendimin për përdorimin e komunikimeve të SKY ECC. 

E ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Lala u shpreh se SPAK ka thënë se në tejkalim të afatit për zbardhjen e vendimit nga Gjykata Kushtetuese, ka grumbulluar dyshime të cilat flasin për tentativë të personave të lidhur me Pëllumb Gjokën dhe persona të tjerë të ndërhyjnë në GJK dhe të bëhet interpretimi i vendimit që t'i bëjë vulnerabël përgjimet e SKY ECC. 

Ky ishte arsyetimi sipas gazetares që ka përdorur prokurori Klodian Braho për të autorizuar përgjimin e Gent Ibrahimit për 15 ditë. Lala tha se gjatë këtyre ditëve Ibrahimi është vëzhguar nga agjentë të BKH në takimet që ka kryer me anëtarë të "Kushtetueses", persona që dyshohet se kanë interesa dhe persona që dyshohet se kanë lidhje me Pëllumb Gjokën.

"Pëllumb Gjoka është i akuzuar për vrasje, grup të strukturuar kriminal, etj.  Gjykata Kushtetuese (GJK) mori një kërkesë të Pëllumb Gjokës, për shfuqizimin e masës së sigurisë, shfuqizimin e një dispozite që lejon SPAK të përgjojë, shfuqizimi apo shpallja si e pavlefshme e përgjimeve të SKY ECC.  Pas një kohe të gjatë që mbajti çështjen, në datën 30 dhjetor 2024, u mori vendimi dhe GJK nxorri vendimin, tha se është rrëzuar kërkesa. Në pamje të parë të gjithë ne, e interpretuam se GJK kishte shpallur të pavlefshme kërkesën e Gjokës por kishte legjitimuar Sky ECC.

GJK nuk po zbardhte vendimin. SPAK thotë se në tejkalim të afatit, ka grumbulluar dyshime të arsyeshme, të cilat flasin për tentative të personave të lidhur me Pëllumb Gjokën dhe persona të tjerë, të ndërhyjnë në GJK dhe të bëhet interpretimi i vendimit dhe ky vendim t'i bëjë vulnerabël ose të prekshme përgjimet e SKY ECC. 

Këtë arsyetim përdor prokurori Klodian Braho, që e ka autorizuar përgjimin e Gent Ibrahimit për 15 ditë. Gjatë kësaj kohe zoti Ibrahimi është vëzhguar nga agjentë të BKH në takimet që ka kryer me anëtarë të GJK, persona që dyshohet se kanë interesa dhe persona që dyshohet se kanë lidhje me Pëllumb Gjokën. Po të lexosh vendimin e GJK, është një vendim pa vendim. GJK nuk është shprehur për ligjshmërine dhe përdorshmërinë e SKY ECC. SPAK ka vepruar brenda procedurave ligjore. SPAK ka në kompetencë të përgjojë anëtarin e GJK. SPAK nuk ka nevojë për vendim gjykate.

GJK nuk i ka legjitimuar përgjimet e SKY ECC. Ajo ka qenë as mish as peshk.U bë debati në 2016 në GJK dhe dy gjyqtarë në atë kohë dolën kundër për disa aspekte të ligjit të vettingut, të dy janë jashtë sistemit. Para se të thonë se SPAK po vepron në mënyrë të paligjshme, duhet të dinë ligjvënësit që e kanë lejuar me ligj. Në rastin konkret dyshohet për një vepër penale, korrupsion pasiv. Nuk di të them rezultatin që kanë patur këto përgjime", tha Lala. 

klodiana lala pellumb gjoka

Sondazh

Poll
Aktualitet 6 Mars 2025, 18:15 r.ll

Shqipëria Inovative në "ITB Berlin"

foto ilustruese BERLIN- Zhvillimi galopant i ekosistemit të inovacionit në Shqipëri, por edhe sfidat e së ardhmes, ndër t&eum...

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri