6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Arrestohen 8 persona për kryerjen e veprimtarive kriminale të kultivimit dhe shitjes së narkotikëve, 5 të tjerë në kërkim.
TIRANË- Finalizohet megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Radio-ndërlidhja”. Arrestohen 8 persona për kryerjen e veprimtarive kriminale të kultivimit dhe shitjes së narkotikëve, 5 të tjerë në kërkim, në kuadër të hetimeve për operacionin anti-kanabis të nisur 3 vite më parë në zonat e Tiranës, Durrësit dhe Fushë Krujës ku u zbuluan rrënjë kanabis dhe u sekuestruan 145.5 kg të lëndës narkotike.
U ARRESTUAN:
Lavdërim (alias Lulzim) Alimani
Skënder Velja
Saba Shehi
Vait Taka
Asim Pulaci
Xhemal Zogu
Shkëlqim Ismaili
Ahmet Pulaci
U shpallën në kërkim:
Bujar Sefa (alias Xaka)
Haxhi Murati
Armand Dërvishi
Edison Xaka
Agron Asllanaj
NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:
Finalizohet megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Radio-ndërlidhja”. Megaoperacioni, nga Njësia për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DPPSH, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSH, FNSH Tiranë dhe dvp-të Tiranë dhe Durrës, pas një hetimi intensiv trevjeçar, të drejtuar nga SPAK. Vihen në pranga 8 shtetas të cilët dyshohet se bashkëpunonin në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, për kryerjen e veprimtarive kriminale të kultivimit dhe shitjes së narkotikëve. Në kuadër të këtij megaoperacioni, shpallen në kërkim 5 shtetas të tjerë, gjithashtu autorë të dyshuar të këtyre veprimtarive kriminale.
Strukturat e Policisë së Shtetit, në qendër dhe në qarqet Tiranë dhe Durrës, si rezultat i hetimeve intensive, proaktive, të zhvilluara për një periudhë trevjeçare, në drejtimin e SPAK, në kuadër të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Radio-ndërlidhja”, kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për 8 shtetas, konkretisht:
-L. (L.) A., 33 vjeç, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
- S. V., 73 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
-S. Sh., 48 vjeç, banues në Kamzë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
-V. T., 55 vjeç, banues në Klos, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
-A. P., 52 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
-Xh. Z., 38 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
-Sh. I., 50 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
-A. P., 67 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Gjithashtu, në kuadër të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Radio-ndërlidhja”, janë shpallur në kërkim 5 shtetas, konkretisht:
-B. S. (X.), 36 vjeç, banues në Krujë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
-A. D., 33 vjeç, banues në fshatin Arrameras, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
-E. X., 20 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
-A. A., 42 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
-H. M., 68 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Nga hetimi intensiv, trevjeçar, i kryer me metoda speciale, ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar në njësinë administrative Cudhi, bashkia Krujë, si dhe kanë shitur sasi të konsidueshme lënde narkotike cannabis sativa.
Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Radio-ndërlidhja” vijon, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtyre veprimtarive kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme.
Policia te Levizja Bashke TIRANË- Disa oficerë policie kanë rrethuar selinë e lëvizjes Bashkë në kryeqytet. Sipas lë...
Policia DURRËS-Identifikohen 9 punonjësit që u shkarkuan nga detyra me urdhër të Prokurorisë së Durrësit. B&e...
Kanabis KRUJË- Disa operacione anti drugë janë zhvilluar ditëm e sotme në Krujë, Lezhë dhe Shkodër. M&eum...
Adriatik Lapaj TIRANË- Përfshihet nga flakët mjeti i avokatit të njohur Adriatik Lapajt. Përmes një reagimi, avokati thot&eum...
ELBASAN- Një zjarr u raportua këtë pasdite në godinën e Shërbimit Informativ Shtetëror në Elbasan. Zjarrfikësja e...
Emigrantët e paligjshëm BRITANI- Media prestigjoze britanike 'The Telegraph' ka sjellë sërish në vëmendje çështj...
Foto ilustruese GJIROKASTËR- Një person është vënë në pranga nga policia e Gjirokastrës pasi ushtroi dhunë fiz...
Foto ilustruese Numri i lindjeve ka rënë ndjeshëm në tremujorin e parë të vitit 2023, duke arritur në nivelet më t&...
Foto ilustruese TIRANË- Shiste armë për 50 mijë lekë, arrestohet në flagrancë punonjësi i Policisë së Sht...
Foto ilustruese DURRËS- Prokuroria e Durrësit ka kërkuar pezullim nga detyra në shërbim publik dhe ndalim të daljes jash...