25 Maj 2023, 12:43
Nga k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Shiste armë për 50 mijë lekë, arrestohet në flagrancë punonjësi i Policisë së Shtetit, Dritan Nano në Çorovodë. Në njoftimin e bërë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, bëhet me dije se efektivi i Policisë së Shtetit është kapur me një kallashnikov, të cilin e kishtë për shitje. Prangosja e tij është bërë pas denoncimit të një gazetareje, e cila denoncoi se Nano shiste armë me vlerë 50 mijë lekë.
NJOFTIMI I PLOTË:
AMP ndalon punonjësin e policisë me detyrë Specialist i Policimit në Komunitet, në Komisariatin e Policisë Skrapar. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier - Berat) ndaloi me iniciativë punonjësin e Policisë së Shtetit, Inspektor D.N., me detyrë Specialist i Policimit në Komunitet, në Komisariatin e Policisë Skrapar. Ai dyshohet për veprën penale “Mbajtja pa leje, prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”. Ndalimi u krye pas denoncimit të një gazetareje, se në qytetin e Çorovodës ky shtetas shiste armë, kundrejt vlerës monetare prej 50 mijë lekësh. Pas verifikimeve të kryera nga AMP, janë administruar aktet proceduriale si dhe prova materiale, 1 armë zjarri luftarake e fabrikuar, e llojit automatik. Materialet proceduriale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat. AMP falënderon mediat dhe qytetarët për denoncimet dhe garanton se do të trajtojë me përgjegjësi dhe shpejtësi çdo rast.
dritan nano
Aktualitet
25 Maj 2023, 12:22
k.m.
Foto ilustruese
DURRËS- Prokuroria e Durrësit ka kërkuar pezullim nga detyra në shërbim publik dhe ndalim të daljes jash...
Aktualitet
25 Maj 2023, 11:59
k.m.
Milena Deraj
TIRANË- Zbulohen detaje të reja nga dosja hetimore e Milena Derajt, mashtruesja e arrestuar nga Policinë e Tiranës, e...
Aktualitet
25 Maj 2023, 11:43
f.g
Foto ilustruese
TIRANE- Një operacion antidrogë është duke u zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme, SPAK. Burime për Dosja.al ...
Aktualitet
25 Maj 2023, 11:39
f.g
Fredi Beleri, kryetar i bashkise Himare
TIRANE- Fredi Beleri dhe Pandi Kokaveshi kanë apeluar sot në Apelin e GJKKO masën e sigurisë q&...
Aktualitet
25 Maj 2023, 11:24
f.g
Banori
DIBER- Një fëmijë 13 vjeçar dyshohet se është mbytur aksidentalisht pasditen e djeshme në liqenin e fshatit Shu...
Aktualitet
25 Maj 2023, 11:13
k.m.
Foto ilustruese
VLORË- Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia në Vlorë pasi shpërndante doza kokaine dhe kanab...
Aktualitet
25 Maj 2023, 10:21
k.m.
Foto ilustruese
KAKAVIJË- Një 30-vjeçar është vënë nën hetim pasi tentoi të korruptonte një punonjë...
Aktualitet
25 Maj 2023, 09:48
I.A
Gëzim Kovaçi
ELBASAN- Një avokati është arrestuar në Elbasan për mashtrim. Mësohet se avokati 51-vje...
Aktualitet
25 Maj 2023, 09:32
SPAK mbyll hetimet për korrupsion, një arrest në burg, një arrest shtëpie dhe 3 detyrim paraqitje. "Arrest shtëpie" për ofi...
Aktualitet
25 Maj 2023, 09:19
k.m.
Foto ilustruese
Kultivimi i krimbit të mëndafshit është një traditë e hershme në Shqipëri, e cila po shkon drejt zh...