LIVE UPDATES
Aktualitet

Familja nga Zadrima mban gjallë traditën e kultivimit të krimbit të mëndafshit

Tradita e kultivimit të krimbit të mëndafshit është drejt zhdukjes në Shqipëri, por një familje në Zadrimë ka ngritur prej 13 vitesh një fermë të vogël prej nga prodhojnë fije mëndafshi dhe punime në tezgjah me to si pjesë e një biznesi familjar.

25 Maj 2023, 09:19 Nga k.m.
Familja nga Zadrima mban gjallë traditën e kultivimit të krimbit
Foto ilustruese

Kultivimi i krimbit të mëndafshit është një traditë e hershme në Shqipëri, e cila po shkon drejt zhdukjes. Por një familje në fshatin Dajç të Zadrimës po e mban gjallë traditën përmes një ferme të vogël që kultivon krimbat që prodhojnë mëndafshin. Mimoza Pjetraj bashkë me familjen e saj i përkushtohen kultivimit të krimbit të mëndafshit prej 13 vitesh, pas shkëputjes gjatë periudhës së komunizmit si dhe shkatërrimit të fabrikës së përpunimit të mëndafshit në Shkodër.

Mimoza thotë se para komunizmit, çdo familje në Zadrimë kultivonte krimbin e mëndafshit për përdorime vetjake, ndërsa sot ajo dhe familjarët e saj kanë mbetur të vetmit pothuajse në të tërë zonën.

“Është proces tepër i mundimshëm dhe kërkon tepër punë dhe përkushtim, prandaj dhe kemi mbetur të vetmit që e bëjmë. Janë më shumë se 10 veta që ndihmojnë në mbarëvajtjen e tërë ciklit të jetës së krimbit, deri tek prodhimi dhe përpunimi i mëndafshit,”-tha artizania e Zadrimës për BIRN.

Cikli i jetës së krimbit të mëndafshit zgjat rreth pesë javë, derisa ai kthehet në “fshikëz”, siç quhet topthi i mëndafshit që më pas prodhon fijet e holla të tij. Ky krimb nuk jeton dot në gjendje të egër dhe kultivimi i tij është i mundur vetëm në kushte të kontrolluara.

“Kultivojmë rreth 10 kilogramë fshikëz gjatë një cikli të plotë në vit,” tregon Mimoza për BIRN, teksa mban në dorë topthat e vegjël të fshikëzave në formë ovale, që në pamje të parë përngjajnë me topat e pambukut.

“Është tre muaj punë që prej mbjelljes së farës, deri tek punimi përfundimtar i fijes së mëndafshit,”- shtoi ajo.

Zanafilla e procesit nis prej një fare që kapet me gishtat e dorës, dhe përfundon në një dhomë ku rafte të tëra me katër deri në pesë kate mbushen me gjethe mani.

“Krimbat e mëndafshit ushqehen me to,”- tregon Mimoza, e cila i tha BIRN se farën e këtij krimbi e ruan akoma vetëm një zonjë në Tiranë. Mimoza vëren se për mbarëvajtjen e ciklit duhen ruajtur me shumë kujdes kushtet si lagështira e ajrit, temperatura e dhomës, si edhe freskia e gjetheve të manit me të cilat ushqehen krimbat.

“Nëse krimbi ha gjethe të lagura, ai ngordh. Këto muaj kemi patur shira dhe na është dashur ta thajmë çdo gjethe pasi e mbledhim dhe përpara se t’ua vendosim krimbave të ushqehen,” shtoi ajo.

Mimoza Pjetraj thotë se sa më shumë të kujdesen për kushtet e kultivimit, aq më shumë shkurtohet cikli i jetës dhe aq më shumë rezultate marrin.

“Nëse kujdesi nuk është maksimal, atëherë cikli dhe prodhimi nuk janë të kënaqshëm”, thekson ajo.

Pas mbledhjet së fshikëzave fillon procesi i nxjerrjes së fijeve, ku nevojitet që fshikëzat të futen në ujë të zier për t’u shformuar në fijet e mëndafshta.

“Një fshikëz arrin të prodhojë deri në një kilometër fije mëndafshi,”- thotë më tej artizania nga Zadrima.

Gjatë një cikli kultivimi, familja e Mimozës arrin të prodhojë deri në 10 kg fshikëz mëndafshi në total. Foto: Nensi Bogdani.
Mimoza dhe fëmijët e saj kanë gjithashtu si biznes familjar një punishte të vogël të punimeve artizanale me tezgjah, të quajtur “Colors of Zadrima”, fare pak metra larg fermës ku kultivojnë krimbin e mëndafshit. Ata e përdorin mëndafshin në punimet e tyre, duke prodhuar aksesorë të ndyshëm për veshjet tradicionale zadrimore.

Punimet e mëndafshit janë të kushtueshme, por kjo nuk i ndalon adhuruesit e këtij materiali për t’i blerë produktet e Mimozës.

“Një shall i punuar me mëndafsh kushton nga 250 deri në 500 mijë lekë të vjetra”, tregojnë artizanet e “Colors of Zadrima”, duke theksuar se i njëjti punim në kohën e komunizmit kushtonte pothuajse sa paga e një muaji. Aktualisht, Mimoza dhe familja e saj presin të kujdesen edhe për një cikël të fundit të krimbit të mëndafshit, që pritet të përfundojë në fund të qershorit./BIRN

krimb mendafshi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet