LIVE UPDATES
Aktualitet

Shpërblim për një vend pune?! Çfarë zbulojnë provat për Rovena Vodën

Ajo mohon të ketë marrë përfitime materiale në shkëmbim të premtimit për një vend të mundshëm pune në administratë. Voda në ankimim vlerëson se formulimi i vendimit në disa raste është i pakuptueshëm, kundërshton vetveten apo është në kundërshtim me shkaqet e vendimit dhe se në të nuk janë cituar arsyet në lidhje me faktet vendimtare.

24 Maj 2023, 22:02 Nga m.s
Shpërblim për një vend pune?! Çfarë zbulojnë
Rovena Voda

TIRANE- Në vendimin e lënë në fuqi edhe në Apel, thuhej se zëvendësministrja i kishte premtuar ish koleges së saj avokate Majlinda Hasani, punësimin e një të afermeje të saj të quajtur Florida Beu. Nga përgjimi i bisedave mes Hasanit dhe Beut, flitej për shumën monetare prej 1 mijë euro, aparatin celular dhe arkën e peshkut që ti ofronin zonjës Voda. Në fund, ajo u dënua me 10 muaj burg, periudhë të cilën e përfundoi përmes arrestit shtëpiak.

“As nuk e kam menduar që mund të bëj një gjë të tillë, jo më ta vija në veprim. Busulla ime ka qenë puna me integritet në Ministri. Njihja vetëm njërën prej tyre. Tjetrës nuk i kisha as kontaktin e celularit”, u shpreh ish Ministrja.

Ajo që bën përshtypje në gjithë këtë histori, referuar edhe mbrojtjes së ish zëvendësministres Voda është fakti se kjo e fundit, nuk rezulton në asnjë përgjim të SPAK. Si prova janë marrë përgjimet ambjentale të dy të pandehurave të tjera dhe disa pamje sigurie të veturës së saj që futet në Portin e Durrësit.

“Makina ime futet në çdo pikë kufitare, ish zv ministre brendshme. Si mundet që të pandehurat të ishin edhe në makinën time edhe në makinën e tyre duke u pëgjuar në të njëjtën kohë, referuar kameras”, u shpreh Voda.

Ajo mohon të ketë marrë përfitime materiale në shkëmbim të premtimit për një vend të mundshëm pune në administratë. Voda në ankimim vlerëson se formulimi i vendimit në disa raste është i pakuptueshëm, kundërshton vetveten apo është në kundërshtim me shkaqet e vendimit dhe se në të nuk janë cituar arsyet në lidhje me faktet vendimtare.

“Nëse analizon kupton që organi i akuzës është nxituar gabimisht apo qëllimisht. Nuk e them dot sepse unë nuk jam si ata. Po të kisha prova do ti kisha shpënë në gjykatë”, tha ish Ministrja Voda.

Në lidhje me akuzat për vlerat materiale, Voda citon se ato nuk provohen të jenë dhënë apo marrë.

“Zero përgjim me vlerë I bisedave të mia. Zero biseda për përfitime materiale nga akti i ekspertimit të telefonit celular”, u shpreh Rovena Voda.

Sa i takon përfitimit të telefonit celular, SPAK ka pasur provë pamje filmike në një lokal. Por, aparati celular nuk iu gjet kurrë dhe nuk u provua se u përdor nga zyrtarja apo të afërm të saj.

“Duket nga pamjet që më jep telefonin dhe unë suprizohem”, tha për Inside Story ish Ministrja.

“Imei i celularëve që unë kam përdorur nuk përputhet me imei i celularit të dhuruar. Siç konstatohet edhe nga pamjet, duket që ajo shfaqet e suprizuar nga dhurata që thotë se ia ktheu të pandehurës tjetër disa orë më vonë. Pavarësisht se e ktheu pas, ajo argumenton mes të tjerash se ky send nuk ishte dhënë në kuadër të një premtimi apo favorizimi.

Aparati celular u ofrua ndaj meje thjesht si një dhuratë shoqërore me rastin e 8 marsit dhe asgjë më shumë. Aparati celular u ofrua si dhuartë shoqërore e mirësjelljeje, në prag të festës tradicionale të 8 marsit.. Për më tepër kjo dhuratë u kthye dhe nuk u mbajt.

Dokumentet shkresore provuan mes të tjerash se Florida Beu, kishte aplikuar për të paktën 11 pozicione pune. Nëse ajo do të kishte siguruar vendin e punës përmes rrushfetit, natyrshëm lind pyetja se pse duhej të aplikonte në disa vende. Për më tepër, nuk rezultoi në fund që të ishte punësuar.

 Marrë nga Top Channel

rovena voda majlinda hasani florida beu

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet