Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Vendimi i marrë nga qeveria është për ato punonjës, të cilët transferohen në detyrë në një largësi mbi 36 kilometra larg vend banesës së regjistruar dhe të cilëve nuk u sigurohet nga Agjencia mjedisi për akomodim.
TIRANË- Qeveria ka përcaktuar masat e përfitimit të pagesës së qirasë për strehim për punonjësit e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
Vendimi i marrë nga qeveria është për ato punonjës, të cilët transferohen në detyrë në një largësi mbi 36 kilometra larg vend banesës së regjistruar dhe të cilëve nuk u sigurohet nga Agjencia mjedisi për akomodim.
VENDIM PËR:
1. Përcaktimin e kritereve dhe të masës së përfitimit të pagesës së qirasë për strehim për punonjësit e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, të cilët transferohen në detyrë jashtë vendbanimit të përhershëm brenda vendit dhe të cilëve nuk u sigurohet nga Agjencia mjedisi për akomodim.
2. Kur punonjësi nuk ka në ngarkim persona të tjerë familjarë, me të cilët zhvendoset jashtë vendbanimit të përhershëm, i paguhet qiraja e banesës për sipërfaqe banimi deri në 30 (tridhjetë) m² neto. Për çdo person familjar shtesë, sipërfaqja neto shtohet me 10 (dhjetë) m².
3. Punonjësi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, që transferohet jashtë vendbanimit të tij të përhershëm brenda vendit, përfiton kompensim për qira banese, nëse transferohet për shkak të detyrës, për nevoja pune, në largësi mbi 36 km.
4. Numri i personave, pjesëtarë të familjes, në ngarkim të punonjësit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, vërtetohet nëpërmjet certifikatës familjare, në momentin e transferimit.
5. Masa e përfitimit të kompensimit për strehim të jetë sa vlera minimale e qirasë mujore, sipas përcaktimeve në pikën 2, të vendimit nr.469, datë 3.6.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e vlerës minimale të çmimit të referencave të qirave të ndërtesave për qëllime tatimore”.
6. Punonjësi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, që përfiton kompensim për qira banese, paraqet pranë strukturës përgjegjëse të burimeve njerëzore dokumentet e mëposhtme:
a) Kërkesën me shkrim për kompensimin e qirasë së banesës;
b) Fotokopjen e kartës së identitetit;
c) Kontratën e noterizuar të qirasë së banesës ku është transferuar;
ç) Vërtetimin nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës se ai ose pjesëtarët e familjes, që ka në certifikatën e gjendjes familjare, nuk kanë banesë apo nuk kanë aplikuar për legalizim banese, në juridiksionin ku është emëruar ose transferuar.
7. Punonjësi përfiton kompensim për qira, sipas këtij vendimi, për aq kohë sa zgjat transferimi i tij, ose deri në sistemimin me banesë të përhershme në vendin e punës ku është transferuar.
8. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për zbatimin e këtij vendimi.
foto ilustruese TIRANË- Parashikohet rritje e vlerave barike si pasojë e masave ajrore më të ngrohta me origjinë perëndimore....
Foto ilustruese Në vendimin e publikuar sot nga qeveria, janë përcaktuar masa e përfitimit të pagesës së qirasë p&...
Foto ilustruese TIRANË-Një familje që zotëronte një shtëpi 3-katëshe në Tiranë është në qiell ...
Foto ilustruese TIRANË-Dosja u mbyll duke i vënë fajin viktimës? Thelbi qëndron te aktet e ekspertimit. Të njëjt...
Foto ilustruese TIRANË-Një portë doli nga shinat dhe i mori jetën rojes fatkeq. Ai mbeti i bllokuar për orë të tëra...
Lorenzo Pjertushi dhe Agron Pjertushi ITALIA- Babai i Lorenzo Pjertushit, 18-vjeçarit shqiptar që humbi jetën më 29 janar në...
Renato Muhaj SHBA- Shqiptari Renato Muhaj i cili vrau ish-partneren e tij Suela Saliaj, ka dalë para gjykatës në SHBA. Ai akuzohet p&eu...
Foto ilustruese TIRANË-Mbrëmjen e sotme në aksin Pogradec-Qafë Pllocë ka ndodhru një aksident ku një makinë ë...
Foto ilustruese MEMALIAJ- Disa shtëpi në fshatin Zhulaj në Memaliaj janë grabitur brenda 2 netëve, raportojnë banorë...
Kanabisi Spanjë- Policia spanjolle ka arritur të çmontojë një magazinë industriale kushtuar kultivimit të marijuan&eum...