LIVE UPDATES
Aktualitet

26 vite për të ndërtuar shtëpinë me certifikatë, i prishet pa asnjë lajmërim për disa ditë nga shteti

Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua z. Latif Saraçi. Në momentin që grupi i Fiksit shkoi te Kodra e Priftit në Tiranë, ku ishte edhe banesa e denoncuesit, u ndesh me dhjetëra punonjës të IKMT-së. Sipas denoncuesit, inspektorët e IKMT-së i kanë lënë vetëm një njoftim, madje ia kanë lënë të porta. Pa asnjë masë tjetër, punonjësit vendosën që t’ia prishnin. 

31 Janar 2024, 22:30 Nga h.k
26 vite për të ndërtuar shtëpinë me certifikatë, i
Foto ilustruese

TIRANË-Një familje që zotëronte një shtëpi 3-katëshe në Tiranë është në qiell të hapur.  IKMT-ja ia prishi me arsyetimin se kalon Unaza e Madhe. Fiks Fare vërtetoi se institucionet shtetërore rishikuan projektin dhe vendosën që t’ia prishnin. VKM-ja doli në 20 dhjetor 2023 dhe u publikua në 8 janar 2024. IKMT-ja i la një letër te porta familjes në datë 12 janar për t’ia prishur më 17 janar. Më pas, Inspektoriati mori vendim për t’ia prishur më 24 janar, pa lajmëruar askënd!

Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua z. Latif Saraçi. Në momentin që grupi i Fiksit shkoi te Kodra e Priftit në Tiranë, ku ishte edhe banesa e denoncuesit, u ndesh me dhjetëra punonjës të IKMT-së. Sipas denoncuesit, inspektorët e IKMT-së i kanë lënë vetëm një njoftim, madje ia kanë lënë të porta. Pa asnjë masë tjetër, punonjësit vendosën që t’ia prishnin. 

Kjo është banesa, është marrë certifikata para 8 viteve. E kam me pronësi me të gjitha. I ka rënë Unaza siç thonë. Ka 2 vjet që merren me këtë Unazën. Kurrë s’më kanë thënë hajde se do të prishet shtëpia. Për herë të parë jemi njohur kur kanë vendosur një njoftim këtu më 12 apo 13 janar 2024. Sot pas 10 ditësh po më prishin banesën pa më dhënë as para, as banesë tjetër”, thotë denoncuesi.

Më tej tregon se ka mësuar se ia kanë vlerësuar me 600 euro m2. “Ky është çmimi i tregut? Po hajt mo, po t’më lënë afat të heq pajisjet. Siç po e shikoni i kam lënë në oborr. Të hënën më thanë të premte, dje më thanë gjasmë të kemi marrë në telefon po mua s’më ka rënë telefoni për sot. T’më linin 10 ditë, ku t’i fus materialet. Në bodrum të komshiut do t’i fus, shyqyr që më lejoi” thotë ai.

Latifi tregon se shtëpinë e ka ndërtuar nga viti 1998 deri në në 2013, ku ka përfunduar. “Kam punuar refugjat. Gjithë ky mund ka shkuar 0. Pa llogaritur stresin. Bashkëshortja pa punë. Këtu jetojmë veti i pestë. Dy djem, vajza dhe unë me gruan. Është mundi i një jetë të tërë. Ja si vjen tersllëku. Mos më dhënë njoftim që ka 2 vjet që flitet për këtë punë. Hiç, hiç dhe vijnë bam, bam. Njoftimi më është lënë në derë, me ngjitje”, pohon ai.

Një familjar tjetër thotë se pronari i shtëpisë punoi 14 vite punë krahu në Kazakistan. “Dhe kur vjen puna s’na japin as sot vendim për prishje. Më kanë thënë për VKM, po s’dimë më tepër. T’na lënë afat të gjejmë shtëpi me qira. Jo kështu! Asnjë lloj njoftimi. Vjen për 3 ditë m’i hiq materialet. Si është bërë sot, s’futesh dot me qira. Materialet janë të 3 kateve, me dhoma gjumi, kuzhinë. S’e kuptoj si është. Të gjejmë një shtëpi me qira, ku do fle sonte?”, thotë ai, teksa tregon se për të prishur vijnë një duzinë me punonjës.

Pas ankesës, gazetarët e Fiks Fare pyesin inspektorët e IKMT-së nëse kanë apo jo urdhër për të prishur banesën. Në terren janë mbi 30 punonjës të IKMT-së, por askush nuk identifikohet si drejtues. Gazetarët e Fiks Fare i kërkojnë urdhrin e prishjes së kësaj shtëpie, në çfarë date është marrë. Cili drejtues e ka marrë dhe detaje të tjera. Asnjë nuk përgjigjet! Një punonjës i adreson gazetarët te një inspektor, por edhe ai thotë se “s’jam i autorizuar që t’ju informoj dhe duhet të shkoni te drejtoria qendrore e IKMT-së”. Fiksi e pyet nëse të gjithë këta inspektorë që kanë ardhur në terren kanë apo jo një vendim për të prishur banesën e z. Saraçi. Asnjë prej tyre nuk ka një vendim të tillë.

Gazetarët ndjekin inspektorin që e adresuan si shef, por ai largohet dhe nuk dëshiron që të japë shpjegime. E pyesin disa herë nëse e ka vendimin për prishje dhe kush e ka dhënë? Kur është marrë? A kanë këta inspektorë vendim se çfarë do të prishin? Ai largohet dhe tenton që t’i shpëtojë kamerës.

Fiks Fare mëson se IKMT-ja ka shkuar në atë zonë me një listë me banesat që duhet të prishen. Është vetëm një dokument, i dalë në datën 22 janar 2024, i lëshuar nga Drejtoria e Zbatimit të Vendimeve. Dokumenti emërtohet “plani i prishjeve për periudhën 22-26 janar 2024”. Në listë është edhe emri i z. Latif Saraçi, ku shkruan banesë dy katëshe. Në fakt, në terren është banesë 3 katëshe dhe jo 2 si në këtë dokument. Adresa është loti i katërt te Kodra e Priftit. Numri i vendimit është “VKM 748 e datës 20 dhjetor 2023”. Data e ndërhyrjes është 24 janar 2024.

Ndërkohë, nga verifikimet e Fiks Fare, rezulton se vendimi është marrë në datën 20 dhjetor 2023, por është publikuar vetëm në datën 8 janar 2024. Ndërkohë, 4 ditë më vonë në banesën e z. Latif Saraçi është vendosur një njoftim nga IKMT-ja, ku shkruhet se është në zbatim të VKM-ja me numër 748. Kjo VKM ka emërtesë “për shpronësimin për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor ‘Rishikim i projektit për segmentin rrugor të vazhdimit të Unazës së Madhe Tiranë nga sheshi Shqiponja – Bulevardi i Ri dhe Rikualifikimi i Unazës Lindore për lotet 4, 5, 6”.

Pra bëhet fjalë për një rishikim të projektit. Banorët e zonës kanë thënë gjithmonë se projekti ka pësuar ndryshime të një pas njëshme, pasi disa pronarë të banesave që kanë pasur lidhje të forta kanë kundërshtuar dhe kanë influencuar për të ndryshuar gjurmën.

Në dokument shkruhet se objekti që ju posedoni është shpronësuar, pasi preket nga realizimi për interes publik të projektit. Më tej vijon se “sa më sipër kërkojmë nga ana juaj brenda datës 17 janar 2024 të merren masat dhe të bëhet lirimi i objektit”. Madje, po në datë 17 do të ndërhyhet. Në fund, janë emrat dhe firmat e dy inspektorëve. Në anën tjetër shkruhet se “Latif dhe Anife Saraçi, u la në objekt”.

Pra, një vendim kaq i rëndësishëm për prishjen e banesës “u la në objekt”. Kryefamiljari nuk është lajmëruar që të kishte mundësi të merrte masa. Qoftë për gjetjen e një banesë me qira dhe për materialet. Në botë, edhe në ato vende diktatoriale, mediat kanë pasqyruar video dhe foto sesi familjet nuk kanë pranuar të largohen nga banesa. Madje, projekti është zbatuar, por pa prekur pronën e tyre, duke i lënë banesat në formë “xhepi”. Megjithatë, në vendin tonë, të prishet prona private për disa ditë. Pa asnjë lajmërim, pavarësisht se në Kushtetutë është shkruar mjaft qartë se “pas jetës, prona është e dyta që mbrohet”./Marrë nga Top Channel 

investigim

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë