LIVE UPDATES
Aktualitet

Miliona euro të hedhura dëm, institucionet shqiptare nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për impiantin e ujërave të zeza të Tiranës

Megjithatë bezdia që krijon aroma e keqe është një problem dytësor, nëse do të peshonim rrezikun që ujërat e zeza shfaqin për shëndetin e popullatës dhe përhapjen e sëmundjeve infektive.

8 Nëntor 2024, 21:44 Nga DOSJA
Miliona euro të hedhura dëm, institucionet shqiptare nuk mbajnë
foto nga emisioni

TIRANË- Tirana është kryeqyteti i vetëm në Evropë ku ujërat e zeza derdhen në mes të tij, në lumin e Lanës. Kjo situatë është shqetësuese çdo ditë për banorët, të cilët do të duhet të durojnë erën e pakëndshme kur ecin përbri lumit që përshkon pjesën më të madhe të kryeqytetit. Megjithatë bezdia që krijon aroma e keqe është një problem dytësor, nëse do të peshonim rrezikun që ujërat e zeza shfaqin për shëndetin e popullatës dhe përhapjen e sëmundjeve infektive. Por deri më sot institucionet shqiptare nuk janë kujdesur aspak për këtë pjesë dhe ujërat e zeza vazhdojnë të derdhen në mes të Tiranës.

Për të ndryshuar këtë gjendje skandaloze, e cila zgjat prej disa dekadash, atë që nuk e bënë autoritetet tona do ta bënte qeveria japoneze, e cila që prej vitit 2008 ofroi të jepte ndihmë përmes një kredie të butë për të trajtuar fillimisht ujërat e zeza përpara se të derdhen në lumin e Lanës.  Ky projekt do t’ju shërbente 350 mijë banorëve të kryeqytetit, numër i cili sot është dyfishuar. Derisa marrëveshja mes shtetit shqiptar dhe atij japonez u ratifikua dhe pasi kaluan disa vite me procedura tenderimi, në 2014-n nisën punimet për ndërtimin e impiantit. Fituese u përzgjodh bashkimi i kompanisë japoneze “Kubota Corporation” dhe asaj italiane “Costruzioni Dondi” për një vlerë kontrate 81 milion euro.

Nëse çdo gjë do të kishte ecur siç duhet, dy vite më vonë, impianti do të kishte përfunduar dhe Lana do të ishte një lumë i pastër. Por kompanitë nisën të kenë vonesa me zbatimin e projektit, për shkak se procesi i shpronësimeve të tokës ishte i ngadaltë, detyrë që në kontratë e në ligj e kanë autoritetet publike. “Dondi & Kubota” kërkuan shtyrje të afatit të punimeve me një vit, kërkesa u pranua nga ministri i asaj kohe, Edmond Haxhinasto, dhe pas një kërkese të dytë për më shumë kohë, u refuzua nga ministri që pasoi drejtimin e infrastrukturës, Damian Gjinkuri.

Madje ai shkoi më tej duke ndërprerë kontratën me firmat “Dondi & Kubota”, duke marrë si shkak zvarritjen e punimeve, gjetje që dolën pas një auditi të brendshëm në ministri dhe nga ku u kallzuan penalisht tre ish-zyrtarë nga radhët e LSI-së për shpërdorim detyre, ish-drejtori i Agjenicsë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe dy ish-koordinatorë. Por në datë 27.06.2018 prokuroria e Tiranës kërkoi pushim të procedimit penal, pa autor. Dhe në fakt jo më kot, sepse problemi nuk qëndronte tek paraardhësit e Ministrisë së Infrastrukturës, por tek ata që vendosën të ndërprisnin kontratën me dy firmat e huaja. 

Në një auditim që ushtroi Kontrolli i Lartë i Shtetit në tetor të vitit 2019, në Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve u konstatua se bashkimi i operatorëve “Dondi & Kubota” kishin realizuar 70% të punimeve me vlerë 56 milionë euro deri në momentin e ndërprerjes së kontratës për projektin “Përmirësimi i sistemit të kanalizimeve të Tiranës së Madhe”. Dy ishin gjetjet kryesore të KLSH-së: institucionet shqiptare prishën kontratën pa marrë më parë miratimin e financuesit, agjencisë JICA, siç ishte nënshkruar në marrëveshje, dhe nuk ishin marrë parasysh sugjerimet e Këshillit të Mosmarrëveshjeve, i cili argumentonte se vonesat në ecurinë e projektit kishin si shkak problematikat me shpronësimet, likujdimin e tvsh, dhe miratimin e ngadaltë të lejeve për punimet. 

Por përveçse punimet mbetën në mes, dy kompanitë i janë drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit në Dhomën e Londrës dhe kërkojnë 90 milion euro dëmshpërblim nga shteti shqiptar. Dhe për të mos shkuar deri në këtë pikë, Kontrolli i Lartë i Shtetit iu kërkoi institucioneve shqiptare që të bëjnë të pamundurën për të gjetur gjuhën e bashkëpunimit dhe të rilidhin kontratën me qëllim që të ndalohet procesi gjyqësor në arbitrazh.

Por asnjë nga këto rekomandime nuk është marrë parasysh dhe askush nuk di të thotë me ekzaktësi se çfarë do të bëhet me impiantin për trajtimin e ujërave të zeza. Kanë kaluar 6 vjet që nga koha kur kontrata është ndërprerë dhe kantieri është i mbyllur. E vetmja përgjigje që autoritetet japin, është ndërprerja e punimeve për shkak të prishjes së kontratës dhe se janë marrë gjithë masat e nevojshme për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e veprave të ndërtuara me qëllim konservimin e tyre. 

Por në fakt realiteti është tërësisht ndryshe, sepse impianti i trajtimit të ujërave të zeza është lënë në mëshirë të fatit. Këtë gjë e pohuan për “Piranjat” edhe rojet që punojnë çdo ditë aty, të cilët u shprehën se impianti tashmë është amortizuar. Të njëjtën gjë shkruante në raportin e 2019-s edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit. Ndërkohë, në vitin 2023 me vendimin nr. 760 të Këshillit të Ministrave u bënë efektive fondet që kishin mbetur të padisbursuara nga linja e financimit dhe që përbëjnë rreth 23% të vlerës së kredisë. 

Kjo do të thotë se tashmë ka kaluar në llogari të shtetit shqiptar ajo pjesë e kredisë që nuk është shfrytëzuar ende për realzimin e projektit. Kështu, logjikisht duhej të ishte kontraktuar një kompani e re për të rinisur punimet, por deri më tani askush nuk e ka vënë ujin në zjarr.  Madje, edhe drejtori i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizime, Klevis Jahaj, që është përgjegjës për ndjekjen e këtij projekti, iu shmang “Piranjave” në çdo moment dhe nuk dha asnjë koment se çfarë do të ndodhë me impiantin e trajtimit të ujërave të zeza./PIRANJAT

ujerat e zeza ne tirane piranjat

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj