LIVE UPDATES
Aktualitet

5 fëmijë nga mosha 4 -10 vjeç ecin 1 orë në këmbë për në shkollë! Shoferi: Rruga e keqe, nuk e fus makinën

Kjo pasi shoferi i furgonit që është i punësuar nga shkolla nuk i çon në shtëpi me arsyetimin se rruga është e shkatërruar. Dy javët e para të vitit shkollor, fëmijët nuk bënin mësim, pasi shkolla është 6 kilometra larg. Ata duhet të ecnin një orë në këmbë.

8 Nëntor 2024, 21:12 Nga M.B
5 fëmijë nga mosha 4 -10 vjeç ecin 1 orë në
Foto nga emisioni

DIBRA- Pesë fëmijë banorë të fshatit Zall Kalis, në Sllovë, nga mosha 4 deri në 10 vjeç ecin një ore në këmbë për të shkuar në shkollë. Kjo pasi shoferi i furgonit që është i punësuar nga shkolla nuk i çon në shtëpi me arsyetimin se rruga është e shkatërruar. Dy javët e para të vitit shkollor, fëmijët nuk bënin mësim, pasi shkolla është 6 kilometra larg. Ata duhet të ecnin një orë në këmbë.

Prindi  që u ankua në Fiks Fare kërkon shtrimin e rrugës që është në kushte skandaloze, në mënyrë që fëmijët të mos vuajnë më. Fiks Fare shkoi në fshatin Kalis në Sllovë, që ndodhet në qarkun e Dibrës, rreth 3 orë e gjysmë larg Tiranës. Banorët e  zonës  ngrenë shqetësimin se nxënësit duhet të ecin  me kilometra rrugë në këmbë për të bërë mësim. Ata tregojnë se fillimisht fëmijët ishin pa shkollë, dy javë, më pas shkolla vendosi në dispozicion transportin për të mbuluar disa fshatra.

Shoferi pas mësimit i lë fëmijët në rrugë dhe duhet të ecin në këmbë për të shkuar në shtëpi.  Tashmë që po troket dhe dimiri , fëmijët mbeten pa shkollë për shkak të rrugës së keqe, që bëhet edhe më e vështirë nga kushtet atmosferike. Shkolla afër fshatrave të tyre është mbyllur dhe janë detyruar të shkojnë në një shkollë tjetër.

Fiks  u interesua pranë shkollë që fëmijët aktualisht ndjekin , ku drejtoresha  Lindita Ndreu ishte në dijeni të situatës. “Jam në dijeni të problemit, pasi disa nga fëmijët në fillim të vitit shkollor nuk kanë qenë në mësim. U mblodh bordi i prindërve dhe ramë dakord që fëmijët e 9-vjeçares të merren dhe të çohen në shtëpi”, tha drejtoresha.  Por ajo nuk dinte faktin se fëmijët liheshin në rrugë nga shoferi i furgonit dhe duhet të ktheheshin në këmbë. Në këto kushte  Fiksi përball drejtoreshën me realitetin e fëmijëve që lihen në rrugë dhe nuk çohen në shtëpi. Edhe në këtë rast drejtoresha shfajëson shoferin, sepse sipas saj rruga është skandaloze dhe shumë e vështirë për t’u futur makina. “E kam referuar problemin e rrugës dhe te kryetari dhe më ka thënë se do të merren masa për ta rregulluar” shton ajo.

Fiksi iu drejtua edhe shoferit të furgonit për ta pyetur se pse fëmijë kaq të vegjël liheshin në këmbë, kur ai ka për detyrë t’i dorëzojë në afërsi të shëpive të tyre.  Ky i fundit justifikohet me pagesën e ulët dhe rrugën e keqe.

“Nuk është e vërtetë, i marr dhe i çoj fëmijët atje. Problemi është me rrugën, nuk e fus makinën atje dhe sikur të lë punën. I merrja për hatër të kryetarit, e kam bërë sepse më thirrën e do të më paguanin e do të më jepnin bonus. Nuk kam marrë asgjë. Nuk ia vlen për 3 fëmijë, të marr 6 mijë lekë në muaj me atë rrugë. Më mirë lë punën sesa fus makinën aty”, tha ai.

Më pas, Fiksi iu drejtuar administratorit të Njësisë Administrative Sllovë, Ardian Gjokës.

“Jam në dijeni të problemit. Shoferët i ka zgjedhur bordi arsimor dhe këshilli i prindërve. Për rrugën kam takuar kryetarin e bashkisë para disa ditësh dhe e kam vënë në dijeni për rrugën në fshatra që ka mbetur pa u rregulluar. Do të sistemohet në javët e ardhshme me zhavorr”, tha ai./ Top Channel

zall kalis sllove

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë