LIVE UPDATES
Aktualitet

Çmimet vazhdojnë të rriten në Kosovë, inflacioni arrin në 7,5 për qind

Rritja e çmimeve në Kosovë ka vazhduar edhe gjatë muajit prill 2026, me inflacionin që ka arritur në 7,5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

14 Maj 2026, 13:28 Nga D.S

Çmimet vazhdojnë të rriten në Kosovë, inflacioni

KOSOVË- Çmimet në Kosovë kanë vazhduar rritjen edhe gjatë prillit 2026, me transportin, energjinë dhe ushqimet që kanë ndikuar më së shumti në inflacionin vjetor prej 7,5 për qind dhe atë mujor prej 1,1 për qind.

Rritja e çmimeve në Kosovë ka vazhduar edhe gjatë muajit prill 2026, me inflacionin që ka arritur në 7,5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave, vetëm gjatë muajit prill është shënuar edhe një rritje mujore prej 1,1 për qind, duke treguar vazhdimin e trendit të ngritjes së kostos së jetesës në vend.

Sipas raportit, rritja vjetore prej 7,5 për qind në prill 2026, krahasuar me prillin e vitit 2025, është ndikuar kryesisht nga ngritja e çmimeve në disa prej sektorëve kryesorë të konsumit. Rritjen më të madhe e ka shënuar transporti me 16,1 për qind, pasuar nga strehimi, uji, energjia elektrike, gazi dhe lëndët tjera djegëse me 15,2 për qind.

“Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) është rritur me 7,5 %në muajin prill 2026, krahasuar me muajin prill 2025. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të ndikuara te grupet kryesore të COICOP-it: transport (16,1 %); strehim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse (15,2 %); restorante dhe shërbime akomodimi (5,8 %); ushqim dhe pije joalkoolike (5,6 %); pije alkoolike, duhan dhe narkotikë (5,1 %); shëndetësi (4,7 %); kujdes personal, mbrojtje sociale dhe mallra e shërbime të ndryshme (3,6 %); mobile dhe pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje rutinore (3,1 %); rekreacion, sport dhe kulturë (3,0 %); dhe veshje dhe këpucë (2,3 %).”

Po ashtu, çmime më të larta janë regjistruar edhe në restorante dhe shërbime akomodimi me 5,8 për qind, ushqim dhe pije joalkoolike me 5,6 për qind, si dhe në grupin e pijeve alkoolike, duhanit dhe narkotikëve me 5,1 për qind.

Rritje është evidentuar edhe në sektorin e shëndetësisë me 4,7 për qind, te kujdesi personal, mbrojtja sociale dhe mallrat e shërbimet e ndryshme me 3,6 për qind, si dhe te mobiljet, pajisjet shtëpiake dhe mirëmbajtja rutinore me 3,1 për qind. Sipas të dhënave të IHÇK-së, ngritje të çmimeve ka pasur edhe në rekreacion, sport dhe kulturë me 3 për qind, ndërsa veshja dhe këpucët janë shtrenjtuar për 2,3 për qind.

“Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) është rritur për 1,1% në muajin prill 2026, krahasuar me muajin mars 2026. Rritja është ndikuar nga grupet kryesore të COICOP-it: transport (4,9 %); pije alkoolike, duhan dhe narkotikë (1,2 %); rekreacion, sport dhe kulturë (0,4 %); mobilje dhe pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje rutinore (0,3 %); ushqim dhe pije joalkoolike (0,1 %);  dhe veshje dhe këpucë (0,1 %).”

Në anën tjetër, raporti tregon se rënie të çmimeve është regjistruar në grupin e informacionit dhe komunikimit me 0,2 për qind, si dhe në arsim me 0,6 për qind. Sa i përket krahasimit mujor, inflacioni në prill 2026 ka qenë 1,1 për qind më i lartë se në mars 2026. Edhe në këtë periudhë, ndikimin kryesor në rritjen e çmimeve e ka pasur transporti, ku çmimet janë rritur për 4,9 për qind brenda një muaji.

Rritje mujore është regjistruar edhe te pijet alkoolike, duhani dhe narkotikët me 1,2 për qind, rekreacioni, sporti dhe kultura me 0,4 për qind, si dhe te mobiljet dhe pajisjet shtëpiake me 0,3 për qind. Ndërkohë, ushqimi dhe pijet joalkoolike, si dhe veshja dhe këpucët, kanë shënuar rritje më të lehtë prej 0,1 për qind gjatë muajit prill. Raporti thekson se rënie mujore e çmimeve është evidentuar vetëm te grupi i kujdesit personal, mbrojtjes sociale dhe mallrave e shërbimeve të ndryshme, ku çmimet kanë rënë për 0,2 për qind./Monitor.al

inflacioni ne kosove kosove

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj