LIVE UPDATES
Aktualitet

Tritoli në lokalin e Noizyt/ Artan Tafani vijon dëshminë: Laerti kishte maskë plastike dhe paruke, do vishesha unë si femër me fustan të gjatë

Tafani ka deklaruar se pas ngjarjes grupi kriminal është zhvendosur në Ksamil, ku sipas tij është pohuar se porosia ishte kryer dhe janë diskutuar lëvizjet pasardhëse.

14 Maj 2026, 12:12 Nga D.S
Tritoli në lokalin e Noizyt/ Artan Tafani vijon dëshminë: Laerti
GJKKO

TIRANË-  I penduari i drejtësisë Artan Tafani ka dëshumar në Gjykatën e Posaçme duke zbuluar detaje të reja për tritolin e vendosur në lokalin e reperit Noizy.

Tafani ka deklaruar se pas ngjarjes grupi kriminal është zhvendosur në Ksamil, ku sipas tij është pohuar se porosia ishte kryer dhe janë diskutuar lëvizjet pasardhëse.

Ai rrëfeu se për të humbur gjurmët dhe për t'u afruar i kamufluar, ishte veshur si grua. Më tej ai ka deklaruar se, Fatjon Veliu ishte në timon, ndërsa vëzhguesi ruante lëvizjet e Rexhep Ginës dhe komunikonte me Laertin.

Deklarata e Tafanit: 

“Pas disa kohësh ikëm në Ksamil. Aty ka folur Laerti me Kleviolin në telefon. Si ka treguar që ia ka vënë ai tritolin Noizyt. Unë isha në kërkim për çështjen e Peqinit. Laert Haxhiu kishte kontakte edhe me Suel Çelën. Ai çon fjalë, thotë që kam mik shefin e policisë së krimit në Elbasan dhe do ta mbyll unë çështjen e Peqinit.

Kishin një kallashnikov të shkurtër, e mbanim në shtëpi. Laerti kishte maskë plastike, një paruke bjonde, e kishte gjetur e dashura e Laertit. Blemë edhe rroba, këmishë grash. Do vishesha unë si femër me fustan të gjatë. I blenë ato gocat rrobat. Vendosa maskën dhe më lyeu e dashura e Laertit. Makina ishte në garazh te shtëpia e vjetër, ‘Benz’ i zi. Maskën, rrobat, armët, fishekët i fus në makinë. U nisa për në Çermë të Lushnjës, Laerti ishte nisur para në Çermë. Mora Fatjon Veliun në makinë.

Fatjoni do të hipte në timon, unë mbrapa. Ai djali ruante Rexhep Ginën ndërkohë. “Nisuni”, thotë Laerti. Vëzhguesi komunikonte me Laertin, ai më thoshte mua. Laerti më ofendonte: pse s’e ke hapur telefonin, më kishte kërkuar të lija çelësat e garazhit në një karburant. Na shau, u mërzita, u nevrikosa, nuk doja ta bëja atë punë. Kisha veshur një fustan të zi grash të gjatë, xhaketë grash dhe një këmishë ngjyrë mishi. Automatikun e kisha lidhur poshtë xhaketës, nuk dukej. Nisemi në vendin ku e kishim lënë.

Kur zbres nga makina, Rexhep Gina ishte mbështetur në mur, ishte vetëm. E dija unë si ishte veshur. Isha i mërzitur, po mendoja si t’i thoja mos ta bëja. Kalova para lokalit siç isha me atë veshje. Dukesha si ndonjë i çmendur, isha lyer si klloun. Më panë këta, u çua në këmbë, po shikonte si i trembur. U ktheva prapë, dukesha si i çmendur.”, dëshmoi ai./Dosja.al

 

artan tafani laert haxhiu cleviol ahmeti noizy

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj