Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Një studim i OECD (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik) tregoi se produktiviteti i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NMV) në Shqipëri është sa 29% e mesatares së BE sipas të dhënave që i takojnë vitit 2023.
TIRANË- Bizneset shqiptare kanë një rrugë shumë të gjatë për tu afruar me BE-në sa i përket produktivitetit. Një studim i OECD (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik) tregoi se produktiviteti i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NMV) në Shqipëri është sa 29% e mesatares së BE sipas të dhënave që i takojnë vitit 2023.
Sipas krahasimeve të OECD-së një punonjës në një NVM shqiptare prodhon mesatarisht 14,924 euro në vit, ndërsa në ndërmarrjet e mëdha kjo shifër rritet në 19,645 euro.
Në BE një punonjës nga NVM-të kap vlerën e 52,000 eurove për person dhe 87 mijë euro për bizneset e mëdha. Si rrjedhojë, produktiviteti i sipërmarrjeve të mëdha në Shqipëri është më i ulët se atyre të vogla e të mesme, me një prodhim sa 22.6% e mesatares së ndërmarrjeve të mëdha në BE.
Ndërmarrjet e mëdha në Shqipëri renditen jo vetëm sa një e pesta e mesatares së BE-së, por kanë dhe produktivitetin më të ulët në rajon. Kryesimin e mban Serbia, me 31.4 mijë euro/person, e ndjekur nga Bosnjë Hercegovina me 27 mijë euro dhe Maqedonia e Veriut, me 21.6 mijë euro.
OECD nënvizon se rruga drejt standardeve evropiane mbetet e gjatë dhe e vështirë. Edhe pse Shqipëria regjistron rritje reale të produktivitetit, ritmi aktual nuk premton një mbyllje të shpejtë të hendekut me BE-në.
OECD vëren se asnjë nga ekonomitë e Ballkanit Perëndimor nuk pritet të arrijë nivelin aktual të të ardhurave për frymë të BE-së brenda katër dekadave të ardhshme.
Për Shqipërinë, sfida kryesore mbetet rritja e mëtejshme e vlerës së shtuar në prodhim dhe shërbime, duke siguruar që rritja e pagave të jetë e balancuar me rritjen e produktivitetit, në mënyrë që të ruhet dhe forcohet konkurrueshmëria në tregun ndërkombëtar.
Sakaq rruga e konvergjencës me BE do të vështirësohet nga zhvillimet demografike dhe sfidat financiare që po krijojnë një udhëkryq kritik për ekonominë shqiptare. Sipas studimit të OECD-së Shqipëria po përballet me një tkurrje alarmante të forcës së punës, ku popullsia në moshë pune ka rënë me 18% që prej vitit 2011.
Kjo rënie, e nxitur kryesisht nga emigracioni i profileve të kualifikuara në teknologji, inxhinieri dhe shkenca të aplikuara, po godet drejtpërdrejt aftësinë e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) për të përthithur teknologji të reja dhe për të konkurruar në treg.
Ndërkohë që papunësia te të rinjtë mbetet e lartë, vihet re një mospërputhje e thellë mes asaj që prodhon sistemi arsimor dhe kërkesave reale të tregut të punës, duke e bërë gjetjen e talenteve një sfidë thuajse të pamundur për bizneset e vogla.
Përveç krizës së krahut të punës, Shqipëria dhe rajoni vazhdojnë të vuajnë nga kufizimet e rrepta në aksesin ndaj financave. NVM-të përballen me kërkesa shumë më të larta për kolateral në krahasim me firmat e mëdha, për shkak të rrezikut më të lartë të perceptuar nga bankat.
Ndërsa Kosova veçohet si lider rajonal për kornizën më të zhvilluar të garancisë kreditore, në pjesën tjetër të rajonit, përfshirë Shqipërinë, instrumentet alternative mbeten pothuajse të pashfrytëzuara.
Kjo mungesë likuiditeti dhe mjetesh financiare vjen në një moment kritik kur bizneset duhet të investojnë masivisht në tranzicionin e gjelbër dhe digjital për t’u integruar në Bashkimin Evropian, procese këto që kërkojnë si kapital të konsiderueshëm, ashtu edhe fuqi punëtore të specializuar./Monitor.al
Foto ilustruese Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologj...
Paradoksalisht, ngjitur me vendburimin në Bitinckë janë të vendosura panelet diellore, të cilat janë prodhuar në vende t&eu...
Bitincka është një zonë në të cilën janë kryer studime gjeologjike të formave të ndryshme për të p...
Nëse analizojmë përfitimet nga depozitat e hidrogjenit në Bulqizë, në të njëjtën kohë, duhet parë edhe ...
Oltjon Koleci, asistent pedagog në Fakultetin e Gjeologjisë, nën udhëheqjen e profesor Bardhyl Mucekut, i cili është edhe pjes&e...
Studimet e fundit, të realizuara nga një grup shkencëtarësh ndërkombëtarë të udhëhequr nga Laurent Truche, faktoj...
Foto Ilistruse TIRANË- AMP ka dërguar në prokurori dy policë në Tiranë, pasi dyshohen për shpërdorim...
Mbetje spitalore të grumbulluara në korridore dhe tualete, pavijone që nuk plotësojnë standardet bazë të higjienës, mu...
Zaho Rama TIRANË- Në ceremoninë e 60-vjetorit të themelimit, Universiteti i Arteve nderoi mbi 30 figura të njohura q&eum...
Foto ilustruse ITALI- Dy vëllezër shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet italiane, ndërsa një i tretë do të merre...