LIVE UPDATES
Aktualitet

Pasuria e jashtëzakonshme e fshatit shqiptar ku ndodhen plot 10 minerale kritike për Evropën

Qarku i Korçës ka edhe vendburime të tjera të cilat mund të shfrytëzohen. E veçanta është se këto elementë janë minerale kritike, pra për të cilat Evropa ka nevojë dhe varet nga vendet e tjera për të prodhuar produkte të ndryshme të industrive.

13 Maj 2026, 22:15 Nga E. D

Pasuria e jashtëzakonshme e fshatit shqiptar ku ndodhen plot 10 minerale

Paradoksalisht, ngjitur me vendburimin në Bitinckë janë të vendosura panelet diellore, të cilat janë prodhuar në vende të tjera të botës, ndërkohë që lënda e parë që përdoret për t’i ndërtuar ndodhet ngjitur me to. Nëse do të shfrytëzohej ky vendburim, ne do të mund t’i ndërtonim panelet diellore në vendin tonë me kosto shumë më të ulët. Një paradoks i ngjashëm me historinë e naftës…

Në një kohë kur Bashkimi Europian po rrit presionin për sigurimin e lëndëve të para kritike, zona si kjo mund të kthehen në pika kyçe interesi. Në këtë vendburim gjenden plot 10 minerale kritike të përcaktuara në listën e BE-së…

“Nga të gjithë mineralet kritike që ka përcaktuar BE del se në qarkun e Korçës dalin 10 lloje mineralesh kritike ose elemente kritike, siç mund të përmendim kobaltin, mineralet e tokave të rralla të rënda dhe mineralet e tokave të rralla të lehta, boksitet ku kemi përmbajtje të aluminit dhe të litiumit, por edhe për mineralin hekur-nikel po studiohet për një përmbajtje më të ulët të litiumit”, u shpreh Panajot Aliçkolli, specialist gjeolog.

Qarku i Korçës ka edhe vendburime të tjera të cilat mund të shfrytëzohen. E veçanta është se këto elementë janë minerale kritike, pra për të cilat Evropa ka nevojë dhe varet nga vendet e tjera për të prodhuar produkte të ndryshme të industrive.

“Një ndër vendburimet e tjera që po flasim për qarkun e Korçës që hyn në minerale strategjike në vendin tonë është edhe miniera e bakrit të Rehovës, e cila nga përllogaritjet shkon në 5 mln ton rezerva të bakrit”, shprehet Panajot Aliçkolli.

“Arsenikun, që është një nga mineralet edhe ky kritik, e kemi në zonën e Zëmblakut. Nuk është objekt, është shfaqje, shfaqje të mineralizuara të dala në disa vende. Megjithatë kërkohet një vlerësim i mëtejshëm i këtij lloj mineralizimi kritik duke kryer kërkime të mëtejshme gjeologjike si shpime”, u shpreh Panajot Aliçkolli, specialist gjeolog.

Gjetjet për mineralet e klasifikuara kritike nga BE konfirmohen edhe në një raport të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar. Këto përfshijnë bakrin, nikelin, kobaltin, litiumin, si dhe elementët e tokave të rralla, të cilët përdoren në teknologjitë moderne, energjinë e gjelbër dhe industrinë ushtarake… Në total, nga 34 minerale të konsideruara kritike, Shqipëria ka rezerva për 19 prej tyre…

“Mineralet kritike sipas përcaktimeve të BE janë ato minerale që kanë nevojë të lartë përdorimi dhe vështirësi furnizimi, këta janë konsideruar kritikë”, u shpreh Bilal Koçi, drejtor i Burimeve Minerale.

“Këta minerale janë konsideruar të tillë sepse për nevojat e kohës, sidomos në fushat e teknologjive të avancuara miqësore me mjedisin, siç janë turbinat e erës, siç janë mjetet dixhitale aktuale, industria e mbrojtjes ka shumë kërkesë për përdorimin e tyre, që është një kërkesë e shtuar, kurse furnizimi është jashtë vendeve të BE”, u shpreh Bilal Koçi, drejtor i Burimeve Minerale.

Në shumë raste, mineralet janë identifikuar, por nuk janë studiuar në thellësi dhe nuk janë kthyer në industri funksionale. Kjo është veçanërisht e dukshme për elementët e tokave të rralla, të cilët nuk gjenden si vendburime të pastra, por si elementë shoqërues në depozita ekzistuese, si boksitet, fosforitet apo mineralizimet e hekur-nikelit./Top Channel

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale