Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Transferimi i Lulzim Berishës vjen pak ditë pas publikimit të një videoskandali që i përket muajit janar, ku një grup të burgosurish, përfshirë vetë Berishën, festonin brenda qelisë në paraburgimin e Durrësit. Ndërsa, transferimi i Bamit vjen më pak se një muaj pasi Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve pranoi kërkesën e tij për tu transferuar nga burgu 313 në Tiranë drejt burgut të Fushë-Krujës.

TIRANË- Dy emrat e njohur të botës së krimit, Lulzim Berisha dhe Durim Bami janë transferuar në burgun e sigurisë së lartë në Peqin. Bami është transferuar nga Fushë-Kruja drejt burgut të sigurisë së lartë në Peqin, ndërsa Berisha nga Durrësi drejt Peqinit. Bami është nën masën e sigurisë “Arrest në burg” me urdhër të Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për disa vepra penale, mes tyre “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Sipas SPAK, ai akuzohet se kishte kërkuar eliminimin e ish-deputetit socialist Arben Ndoka, ndërsa emri i tij është përmendur edhe në planet për vrasjen e Tori Xheçuka dhe Erigers Mihasi. SPAK thotë, se Bami drejtonte një grup që kultivonte kanabis në zonën e Niklës dhe Bubqit, me ndihmën e ish-efektivit të RENEA-s Altin Morina dhe personave të tjerë. Ndërsa Lulzim Berisha ndodhet në "Arrest në burg" për vrasjen e Klodian Saliut.
Transferimi i Lulzim Berishës vjen pak ditë pas publikimit të një videoskandali që i përket muajit janar, ku një grup të burgosurish, përfshirë vetë Berishën, festonin brenda qelisë në paraburgimin e Durrësit. Ndërsa, transferimi i Bamit vjen më pak se një muaj pasi Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve pranoi kërkesën e tij për tu transferuar nga burgu 313 në Tiranë drejt burgut të Fushë-Krujës.
Bami e kishte kërkuar zhvendosjen pas ekstradimit nga Dubai në fund të shkurtit, duke pretenduar se në burgun 313, por edhe në burgjet e Peqinit dhe Reçit, ndodheshin persona që paraqisnin rrezik për jetën e tij. Sipas kërkesës së depozituar nga avokati i tij Ilir Murati, burgu i Fushë-Krujës konsiderohej alternativa më e përshtatshme.
Po ashtu, ditët e fundit burgjet janë përfshirë në kontrolle të shumta në çdo qeli, ku përfshihen edhe burgjet e sigurisë së zakonshme. Siç raportohet, synimi është pastrimi i qelive nga telefonat dhe sendet e ndaluara dhe bllokimi i takimeve speciale të disa të burgosurve VIP./Dosja.al
Foto ilustruse ITALI- Autoritetet italiane kanë arrestuar një 32-vjeçar me origjinë shqiptare në Genova, pasi kishte fshehu...
Familjari duke u kujdesur për nënën e sëmurë në Klinikën e Neurologjisë. KOSOVA- Gjykata Supreme e ka shfuqizuar si...
foto ilustruese TIRANË- Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve në vend. Bëhet me dije, se naf...
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga sherri i ndodhur ditën e sotme në një lokal në Kamëz. Dyshohet se protagonist...
Foto ilustruse SPANJA- Autoritetet spanjolle kanë goditur një bandë shqiptare, e cila merrej me kultivimin e bimëve narkotike. Mediat s...
TIRANË- Spanja vazhdon të jetë një nga destinacionet më tërheqëse, duke ofruar një kombinim të qyteteve me t...
Hotel Oasis SARANDË- Prokuroria e Sarandës ka zbardhur detaje rreth sekuestrimit të hotelit 6-katësh “Oasis” në b...
Foto ilustruse TIRANË- Dëshmitari në procesin ndaj Amar Shkëmbit dhe Bledar Polovinës, proces i ndarë për atentatin ndaj...
Babai dhe motra e reperit Rigels Rajku TIRANË- Seanca e radhës ndaj Laert Haxhiu është zhvilluar ditën e sotme në G...
TIRANË- Gjyqi ndaj Laert Haxhiut ka mbledhur reperat shqiptarë, ku pas Noizy-t, GJKKO ka kërkuar edhe dëshminë e këng...