Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ai është personi në tokën e të cilit atentatorët lanë automjetin dhe armët e përdorura në atentain ndaj ish-prokurorit Ndoja.
TIRANË- Dëshmitari në procesin ndaj Amar Shkëmbit dhe Bledar Polovinës, proces i ndarë për atentatin ndaj Arian Ndojës dhe Aleksandër Lahos ka dëshmuar ditën e sotme në GJKKO. Ai është personi në tokën e të cilit atentatorët lanë automjetin dhe armët e përdorura në atentain ndaj ish-prokurorit Ndoja.
Gjatë dëshmisë së tij ai ka shfaqur frikë dhe pasiguri për jetën e tij dhe të familjarëve. Ai ka deklaruar se është dhunuar, kërcënuar dhe përndjekur nga persona me makina të shtrenjta. Dëshmitari tha se banorët e fshatit e etiketojnë tashmë me emrin “Spiun i SPAK-ut”, ndërsa ka theksuar se do të largohet nga Shqipëria.
“2 nga fëmijët kanë ikur nga Shqipëria, janë jashtë në kamp. Do marr gruan dhe fëmijën tjetër, do largohem edhe unë. Më kanë dhunuar edhe në polici, një ditë tjetër më goditën me levë pas koke. Në fshat më thonë spiun i SPAK-ut, më kanë ndjekur edhe makina të shtrenjta nga pas. Nuk kam siguri këtu, s’kam siguri se mund të ha ndonjë plumb,” tha ai.
Si ndodhi atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja?
Një skenë hollivudi e krimit shqiptar u përsërit të shtunën në vendin e njohur si Mbikalimi i Shkozetit në Durrës. Makina tip “Benz”, ku po udhëtonte prokurori Arjan Ndoja, ra pre e një atentati, pasi një makinë tjetër “Benz”, ngjyrë gri, nisi të qëllonte me breshëri, duke lënë të plagosur të tri personat që po udhëtonin në këtë makinë.
Prokurori Arjan Ndoja, shoferi i tij, ish-polici i Krujës Andi Maloku dhe një person i akuzuar për një sërë ngjarjesh kriminale, Landi Muharremi (Aleksandër Laho), ngelën të plagosur pasi ndaj tyre u qëlluan mbi 20 plumba.
Atentatorët dyshohet se janë një skuadër vrasësish me pagesë, ndërsa pak orë pas ngjarjes në Ishëm, u gjet makina e tyre e padjegur, dhe brenda ndodheshin dy armët e përdorura në këtë atentat, përkatësisht dy kallashnikovë AK-47. Dosja i ka kaluar prokurorit Anton Martini, ndërsa Ndoja ka thënë se nuk i njeh autorët e atentatit./Dosja.al
Babai dhe motra e reperit Rigels Rajku TIRANË- Seanca e radhës ndaj Laert Haxhiu është zhvilluar ditën e sotme në G...
TIRANË- Gjyqi ndaj Laert Haxhiut ka mbledhur reperat shqiptarë, ku pas Noizy-t, GJKKO ka kërkuar edhe dëshminë e këng...
Artan Tafani TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme ka vijuar seanca gjyqësore ndaj Artan Tafani, ku është dëgjuar d&...
Edmond Papa SARANDË- Prokuroria e Sarandës ka vendosur sekuestrimin e një hoteli 6-katësh të quajtur “Oasis”, në ...
KORÇË- Nikolla Nunka, kirurgu i arrestuar nën akuzën për ngacmim seksual 21-vjeçares, është dërgua...
TIRANË- Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit njoftoi të mërkurën se dy godina në projektin e Marinës së...
Michel Claise BELGJIKË- Magjistrati i njohur belg, Michel Claise ka ngritur sërish shqetësimin në lidhje me mafien shqiptare dhe p...
amp KAMËZ- Dy punonjës policie janë pezulluar nga detyra me dyshimin për neglizhencë dhe moskryerje të procedurave ...
Refxhei Tola KORÇË- Avokatja mbrojtëse e 21-vjeçares e cila pak ditë më parë denoncoi kirurgun, Nikolla Nunka pë...
TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme u zhvillua procesi gjyqësor ndaj ish-kreut të Komisionit të Prokurimit Publik, J...