Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas dëshmisë së dhënë, viktima ishte ulur përballë hyrjes së lokalit, pak metra larg dëshmitarit.
TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme ka vijuar seanca gjyqësore ndaj Artan Tafani, ku është dëgjuar dëshmia e një dëshmitari okular për atentatin ndaj Kujtim Metës. Sipas dëshmisë së dhënë, viktima ishte ulur përballë hyrjes së lokalit, pak metra larg dëshmitarit.
Ky i fundit deklaroi se pas të shtënave, së bashku me të vëllanë dhe pronarin e subjektit, ndihmuan në transportimin e Kujtim Metës për në spital.
“Kujtim Metën e njoh. E kemi komshi në Lushnje. Ditën që ka ndodhur atentati ndaj tij, isha duke pire kafe me tim vëlla. Aty erdhi një person o maskuar, me kapele me syze. Dëgjuam krisma. Unë u fsheha poshtë tavolinës. Pastaj një person aty po thoshte "ndihme ndihmë!". E mora unë bashkë me pronarin e lokalit dhe e çuam në spital. Kujtimi erdhi në lokal 15 minuta pasi isha ulur unë. U ul 2-3 tavolina më larg. U përshëndetëm dhe vazhdova kafen më vëllain.
Nuk mbaj mend karakteristika të tjera të atij personit të maskuar. Ai erdhi, iu afrua Metës. Nuk di të them 1 a 2 metra larg. Kur dëgjuam krisma unë ula poshtë, ndërsa vëllai vrapoi jashtë. Pastaj dola edhe unë jashtë.Unë kisha traumë. Vëllai ka qenë shumë keq pas ngjarjes. Tek lokali kam shkuar pas 1 muaj e gjysmë, se pata traumë me vëllain. Laert Haxhiun e kam dëgjuar veç si emër, si lushnjar, kaq. Ne dolëm gjatë krismave, pasi ai e ndoqi nga mbrapa”,ka thënë dëshmitari.
Dëshmitari saktësoi se atentati ndodhi pasdite nga një person i maskuar, duke shtuar se ngjarja i ka shkaktuar traumë vëllait të tij. Ndërkohë, procesi gjyqësor ndaj Artan Tafanit po vijon në GJKKO, ku pritet administrimi i dëshmive të tjera mbi rrethanat e krimit.
44-vjeçari, Kujtim Meta u plagos më 20 Prill të vitit 2022 në Lushnje. Meta ndodhej në një lokal në momentin që u qëllua me breshëri plumbash, dy prej të cilëve e kapën në zonën abdominale. 44-vjeçari u shtrua në Spitalin e Traumës, aty ku mori mjekimin nga bluzat e bardha. Në media u bë e ditur se Meta nuk ishte shënjestra e atentatit por atentatori e ka ngatërruar me një person tjetër./Dosja.al
Edmond Papa SARANDË- Prokuroria e Sarandës ka vendosur sekuestrimin e një hoteli 6-katësh të quajtur “Oasis”, në ...
KORÇË- Nikolla Nunka, kirurgu i arrestuar nën akuzën për ngacmim seksual 21-vjeçares, është dërgua...
TIRANË- Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit njoftoi të mërkurën se dy godina në projektin e Marinës së...
Michel Claise BELGJIKË- Magjistrati i njohur belg, Michel Claise ka ngritur sërish shqetësimin në lidhje me mafien shqiptare dhe p...
amp KAMËZ- Dy punonjës policie janë pezulluar nga detyra me dyshimin për neglizhencë dhe moskryerje të procedurave ...
Refxhei Tola KORÇË- Avokatja mbrojtëse e 21-vjeçares e cila pak ditë më parë denoncoi kirurgun, Nikolla Nunka pë...
TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme u zhvillua procesi gjyqësor ndaj ish-kreut të Komisionit të Prokurimit Publik, J...
TIRANË- Babai dhe motra e reperit Rigels Rajku, i njohur me emrin e tij artistik si 'Noizy' janë paraqitur sot në SPAK. Mësohet se, familj...
Pallati i konfiskuar TIRANË- Një pallat në Tiranë është konfiskuar pas një operacioni të përbashkët...
Foto Ilustruese SARANDË- Një plagosje me thikë është regjistruar pak minuta më parë në lagjen nr. 1 në Sarand...