13 Maj 2026, 12:11
Nga I.A

TIRANË- Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit njoftoi të mërkurën se dy godina në projektin e Marinës së Durrësit janë zhytur disa centimetra. IKMT njoftoi se ka ngritur një grup të posaçëm inspektimi për verifikimin e situatës në terren.
Nisur nga këto konstatime, IKMT i është drejtuar zyrtarisht kompanisë zbatuese të projektit, duke kërkuar marrjen e menjëhershme të masave për realizimin e projekt-përforcimeve të nevojshme teknike, të cilat garantojnë qëndrueshmërinë e strukturave.
Sipas institucionit, këto ndërhyrje duhet të miratohen paraprakisht nga autoritetet përgjegjëse, për të siguruar përputhshmërinë me kushtet teknike të planifikimit dhe ndërtimit.
Postimi i Plotë:
Në përgjigje të raportimeve të publikuara javët e fundit në media mbi problematika që lidhen me qëndrueshmërinë dhe sigurinë e dy prej objekteve të projektit zhvillimor “Durrës Marina”, Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) sqaron sa vijon:
Në zbatim të përcaktimeve ligjore dhe detyrave funksionale, me urdhër të Kryeinspektorit të IKMT-së, u ngrit një grup i posaçëm inspektimi për verifikimin e situatës në terren. Grupi i kontrollit përbëhej nga inspektorë të IKMT-së, përfaqësues të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit (AZHT), inspektorë të IMT-së së Bashkisë Durrës, si dhe përfaqësues të Institutit të Ndërtimit (specialist të fushës).
Verifikimi u krye në lidhje me zbatimin e lejes së ndërtimit nr. 2349/12 prot., datë 10.09.2023, miratuar me Vendimin nr. 34, datë 01.08.2023, të KKT-së, për objektet: “Godinë banimi dhe shërbimi me 1, 6, 7, 8 dhe 10 kate mbi tokë, 1 kat pjesërisht parkim nëntokë dhe 1 kat parkim nëntokë” dhe “Godinë banimi dhe shërbimi me 1, 6, 7 dhe 8 kate mbi tokë, 1 kat pjesërisht parkim nëntokë dhe 1 kat parkim nëntokë”, në zonat e menaxhimit A02 dhe A04, aktualisht në fazën ndërtimore të sistemimeve të jashtme.
Në përfundim të inspektimit, raporti topografik i Institutit të Ndërtimit konfirmon se: Objekti 02, me fazë ndërtimore 1, 6, 7 dhe 8 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë, ka pësuar ulje prej 28 cm; Objekti 04, me fazë ndërtimore 1, 6, 7, 8 dhe 10 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë, ka pësuar ulje prej 18 cm.
Nisur nga këto konstatime, IKMT i është drejtuar zyrtarisht kompanisë zbatuese të projektit, duke kërkuar marrjen e menjëhershme të masave për realizimin e projekt-përforcimeve të nevojshme teknike, të cilat garantojnë qëndrueshmërinë e strukturave. Ky projekt përforcimesh, përpara zbatimit, duhet të marrë miratimin nga autoritetet ligjore përgjegjëse për garantimin e respektimit të kushteve teknike të planifikimit dhe zbatimit të punimeve të ndërtimit. Duke falënderuar median për bashkëpunimin dhe kontributin e saj, IKMT garanton se në kordinim me institucionet e tjera shtetërore sipas fushës së përgjegjësisë, mbetet maksimalisht e angazhuar dhe do të mbikëqyrë në vijimësi zbatimin e përcaktimeve ligjore në kantieret e ndërtimit.
durrës marina ikmt
Aktualitet
13 Maj 2026, 12:01
I.A
Michel Claise
BELGJIKË- Magjistrati i njohur belg, Michel Claise ka ngritur sërish shqetësimin në lidhje me mafien shqiptare dhe p...
Aktualitet
13 Maj 2026, 11:48
D.S
amp
KAMËZ- Dy punonjës policie janë pezulluar nga detyra me dyshimin për neglizhencë dhe moskryerje të procedurave ...
Aktualitet
13 Maj 2026, 11:38
D.S
Refxhei Tola
KORÇË- Avokatja mbrojtëse e 21-vjeçares e cila pak ditë më parë denoncoi kirurgun, Nikolla Nunka pë...
Aktualitet
13 Maj 2026, 11:18
D.S
TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme u zhvillua procesi gjyqësor ndaj ish-kreut të Komisionit të Prokurimit Publik, J...
Aktualitet
13 Maj 2026, 10:59
D.S
TIRANË- Babai dhe motra e reperit Rigels Rajku, i njohur me emrin e tij artistik si 'Noizy' janë paraqitur sot në SPAK. Mësohet se, familj...
Aktualitet
13 Maj 2026, 10:48
d.sa
Pallati i konfiskuar
TIRANË- Një pallat në Tiranë është konfiskuar pas një operacioni të përbashkët...
Aktualitet
13 Maj 2026, 10:46
I.A
Foto Ilustruese
SARANDË- Një plagosje me thikë është regjistruar pak minuta më parë në lagjen nr. 1 në Sarand...
Aktualitet
13 Maj 2026, 10:20
D.S
SHBA- Është arrestuar pas pothuajse tre dekadash, Sokol Hoxhaj, i cili akuzohet për vrasjen e dy vëllezërve Banaj në ...
Aktualitet
13 Maj 2026, 10:06
D.S
DURRËS- Qytetarët e Durrës kanë dalë sërish duke protestuar ditën e sotme para Bashkisë së qytetit në lidhje...
Aktualitet
13 Maj 2026, 09:26
D.S
Foto ilustruese
DURRËS- Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një të ri është regjistruar mbrëmjen e ...