LIVE UPDATES
Aktualitet

Detyronte shoqëruesit e pacientëve në QKUK të paguanin tarifë/ Gjykata Supreme shfuqizon udhëzimin në Kosovë 

Në një njoftim për media të mërkurën, gjykata tha se Ministria përmes këtij udhëzimi më 2024 kishte tejkaluar autorizimin ligjor të dhënë nga Ligji për Shëndetësi, duke e krijuar një detyrim të ri financiar pa bazë të qartë ligjore, dhe në kundërshtim me parimin e legalitetit.

13 Maj 2026, 16:47 Nga E.d
Detyronte shoqëruesit e pacientëve në QKUK të paguanin
Familjari duke u kujdesur për nënën e sëmurë në Klinikën e Neurologjisë.

KOSOVA- Gjykata Supreme e ka shfuqizuar si të paligjshëm një udhëzim administrativ të Ministrisë së Shëndetësisë, i cili i detyronte shoqëruesit e pacientëve në spitalin më të madh publik të Kosovës të paguanin një tarifë prej 3 eurove për t'iu qëndruar atyre pranë.

Në një njoftim për media të mërkurën, gjykata tha se Ministria përmes këtij udhëzimi më 2024 kishte tejkaluar autorizimin ligjor të dhënë nga Ligji për Shëndetësi, duke e krijuar një detyrim të ri financiar pa bazë të qartë ligjore, dhe në kundërshtim me parimin e legalitetit. Vendimi vjen pas një padie të ushtruar nga organizata joqeveritare, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ndaj Ministrisë së Shëndetësisë.

IKD-ja e kontestoi në gjykatë ligjshmërinë e dispozitave të udhëzimit administrativ përmes të cilave ishte përcaktuar pagesa prej 3 eurove për çdo ditë qëndrimi në spital për secilin shoqërues të pacientëve mbi moshën 15-vjeçare. 

Në ankesë, IKD-ja kishte argumentuar se Ligji për Shëndetësi e definon bashkëpagesën si mjet financiar që paguhet për shërbime të kujdesit shëndetësor nga personat që i shfrytëzojnë ato shërbime, ndërsa personi shoqërues nuk mund të konsiderohet shfrytëzues i shërbimeve shëndetësore, pasi ai nuk i nënshtrohet trajtimit mjekësor dhe nuk përfiton shërbime diagnostike, terapeutike apo rehabilituese.

Supremja tha se, pas shqyrtimit të provave dhe të dispozitave kushtetuese dhe ligjore, ka ardhur në përfundim se dispozitat e kontestuara nuk kanë bazë të mjaftueshme ligjore dhe se përmes tyre është zgjeruar në mënyrë të palejuar nocioni i “bashkëpagesës”.

Gjykata vendosi se bashkëpagesa mund të vendoset vetëm ndaj personave që janë përfitues të drejtpërdrejtë të një shërbimi shëndetësor, pra jo edhe ndaj shoqëruesve të pacientëve.

“Sipas vlerësimit të Gjykatës, personi shoqërues nuk e plotëson këtë kriter, pasi prania e tij në institucionin shëndetësor lidhet me mbështetjen e pacientit dhe jo me marrjen e shërbimeve shëndetësore”, thuhet në vendim.

Shumë kosovarë detyrohen t’i shoqërojnë të afërmit e tyre të sëmurë gjatë qëndrimit në spital, për shkak se sistemi shëndetësor vazhdon të përballet me trysi si pasojë e burimeve të kufizuara dhe emigrimit të stafit mjekësor. 

Vendimi i Ministrisë për ta shtuar këtë udhëzim tashmë të shfuqizuar, ua kishte vështirësuar atyre jetën edhe më shumë. Disa qytetarë me të cilët kishte folur Radio Evropa e Lirë në fund të shkurtit, ishin ankuar për barrë të dyfishtë, të kujdesit dhe të pagesës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Mesatarisht, rreth 300 infermierë largohen çdo vit nga Kosova, kryesisht drejt vendeve të Bashkimit Evropian, në kërkim të pagave më të larta dhe kushteve më të mira të punës. Ky fenomen është i pranishëm edhe në spitale rajonale të Kosovës. Ai ka kufizuar kapacitetet e sistemit dhe ka rritur barrën mbi stafin e mbetur, por, në mënyrë indirekte, edhe mbi familjarët e pacientëve./REL

gjykata supreme kosova ikd

Sondazh

Poll

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria