LIVE UPDATES
Aktualitet

Mjeku serb e la invalide, Gjykata i cakton 350 mln lekë dëmshpërblim! Zhduket pronari Ardian Kazaferi, lidhja me familjen Pipero

Pas operacionit, mjekët i thanë se çdo gjë përfundoi me sukses, por ishte totalisht e kundërta. Ajo ishte keqmjekuar

22 Shkurt 2026, 21:52 Nga D.S

Mjeku serb e la invalide, Gjykata i cakton 350 mln lekë

Një javë më parë emisioni “Piranjat” trajtoi rastin e Mirjana Karinit, 65-vjeçares nga Shkodra, e cila ka probleme të theksuara shëndetësore, të shkaktuara nga një grup njerëzish, secili me përgjegjësi për këtë masakër.

Historia që lidhet me keqmjekimin e kësaj zonje nis më datë 31 mars 2019, teksa ajo konsumonte një kafe me familjarët e saj, dhe aty padashur theu kaviljen. Personi i parë që ka gisht në invaliditetin e Mirjanës është shoku i djalit të saj, Saimir Suma, pasi ai i sugjeroi operimin te Poliklinika Gjermane në Laprakë, duke i gënjyer se po shkonin te Spitali Gjerman, pasi ambulanca që e mori zonjën nga Shkodra ishte e Spitalit Gjerman. Ajo pagoi 500 euro për ambulancën dhe 5000 euro për operacionin, por cash, jo me faturë tatimore.

Pas operacionit, mjekët i thanë se çdo gjë përfundoi me sukses, por ishte totalisht e kundërta. Ajo ishte keqmjekuar. Këtu hyn në lojë personi i dytë përgjegjës, mjeku serb Gordan Gavrillovic, njëkohësisht ortak i Poliklinikës Gjermane. Në këmbën e zonjës duhej vendosur një implant dhe mjeku nuk i vendosi implantin e duhur, por një implant stok, më të gjatë dhe më të trashë, duke ia holluar kockën së tepërmi, duke i zhvendosur kupën e gjurit dhe këputur nervin shiatik. Kështu, zonja Karini mbeti invalide përjetë, në masën 72.5 %.

Duke marrë parasysh këtë dëm të madh që i bënë, ajo vendosi ta padisë Poliklinikën Gjermane dhe Gjykata e Shkodrës konstaton një mal me shkelje ligjore.

E para, Poliklinika Gjermane nuk ishte e licencuar për të kryer operacione të tilla, pasi ishte vetëm poliklinikë me shtretër ditorë, jo spital;
E dyta, mjeku Gordan Gavrillovic nuk ishte i regjistruar në Urdhrin e Mjekut dhe nuk kishte diplomat e duhura;
Së treti, pagesa u krye pa kupon tatimor;
Së katërti, mjeku serb kishte punuar pa përkthyes;
Së pesti, ai e kishte keqmjekuar pacienten duke e lënë invalide.

Kështu, Gjykata vendosi që dëmi pasuror dhe jopasuror ndaj saj të kapë vlerën rreth 350 milionë lekë të vjetra. Këtu hyjnë në lojë shumë persona, të cilët bënë të pamundurën për të shmangur ekzekutimin e vendimit të Gjykatës. Gavrillovic zhduket, ndërsa Ardian Kazaferi, bashkë me menaxherin financiar Saimir Suma dhe avokatin e tyre Aranit Roshi, krijuan një skemë fiktive për të mospaguar asnjë qindarkë te zonja Mirjana Karini.

Së pari, llogaritë e Poliklinikës Gjermane u boshatisën. Së dyti, u krijua një skemë fiktive për shitjen e pajisjeve mjekësore, të cilat në total kapnin një vlerë rreth 800 milionë lekë të vjetra. Miku i Ardian Kazaferit, Andrea Papa, krijon shoqërinë Arthromed shpk, me të cilën i bën ofertë Poliklinikës Gjermane për blerjen e pajisjeve për 79 milionë lekë. Në dokumentin e tyre të panoterizuar nuk përcaktohet nëse këto lekë janë të reja apo të vjetra. Shkelja e parë ligjore që bën Ardian Kazaferi është shitja e këtyre pajisjeve, të cilat ishin lënë barrë në bankë, pasi më herët z. Kazaferi kishte marrë kredi 200 mijë euro dhe pajisjet i kishte lënë kolateral. Nga ana tjetër, Andrea Papa merr hua 55 mijë euro te miku i tij Josif Kozma, duke i lënë këtij të fundit pajisjet si peng për shlyerjen e borxhit.

Në këtë kohë, pas shumë mundimesh, kur kuptuan se asnjë qindarkë nuk do të kalonte në llogari të zonjës, kjo e fundit u bë pronare 100 % e Poliklinikës Gjermane, por pa asnjë qindarkë në llogari dhe pa asnjë pajisje të sajën. Dhe këtu hyn në lojë familja Pipero, pronarja e godinës 4-katëshe në Laprakë, atje ku kishte zhvilluar aktivitetin më herët Poliklinika Gjermane, më pas Arthromed, dhe më pas klinika “Pipero Care”, themeluar nga Mario Pipero, djali i mjekut të njohur Pëllumb Pipero. Ky i fundit i mori pajisjet mjekësore me një çmim qesharak, ku nga burimet e gazetarit Freard Rista tregohet për një shumë 60 milionë lekë të vjetra.

Më pas, Mario Pipero ndërron emrin e klinikës në “Lifeplus” dhe këtë biznes, po sipas burimeve, ia shet për qindra mijëra euro 6 mjekëve të Spitalit të Traumës në Tiranë, por me dokumente shitja është bërë për vetëm 1 milionë lekë të vjetra.

A ka njeri në botë që mund ta besojë se një aktivitet me vlerë mbi 500 mijë euro të shitet për një milion lekë të vjetra?

“Unë tani, në 6 vite e gjysmë, jam me këtë hall. Po si mund të të lënë në këtë farë feje?! Të mos merret asnjë përgjegjësi. Unë tani erdha në poliklinikën tuaj, duhet të themi, se unë u nisa për spital, e ju besova, hyra në operacion dhe ju më lini në këtë gradë?!”, shprehet me lot në sy 65-vjeçarja Mirjana Karini./Piranjat.al

piranjat mirjana karinit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj