LIVE UPDATES
Aktualitet

Monumentit të Kulturës i ‘del pronari’, shpella e Odiseut në Himarë e betonizuar nga stërnipërit e Cikllopit

Banori i zonës, Alex Bala, denoncoi publikisht ndërhyrjet e paligjshme që po bëhen në shpellë. Ai akuzon se pas kësaj veprimtarie fshihen dy persona që kanë biznesin e parkimit pranë shpellës (një vend që më parë ka funksionuar si lavazh), të cilët  punojnë në Bashkinë e Himarës , njëri si inspektor pyjor, tjetra si anëtare e Këshillit Bashkiak.

22 Shtator 2025, 21:04 Nga E. D
Monumentit të Kulturës i ‘del pronari’, shpella e Odiseut
foto ilustruese

Një nga monumentet më të rëndësishme kulturore në jug të vendit, Shpella e Spilesë në Himarë , e njohur ndryshe edhe si “Shpella e Odiseut” dhe e shpallur Monument Kulture i Kategorisë së Parë, po shkatërrohet dita ditës para syve të autoriteteve dhe komunitetit lokal.

Gazetarët e emisionit investigativ Fiks Fare kanë zbuluar se hyrja e shpellës është betonizuar, brenda saj janë futur tubacione për ujërat e zeza, mobilie të vjetra, si kolltuqe dhe jashtë është instaluar edhe një sahat elektrik, si të ishte një pronë private.

Banori i zonës, Alex Bala, denoncoi publikisht ndërhyrjet e paligjshme që po bëhen në shpellë. Ai akuzon se pas kësaj veprimtarie fshihen dy persona që kanë biznesin e parkimit pranë shpellës (një vend që më parë ka funksionuar si lavazh), të cilët  punojnë në Bashkinë e Himarës , njëri si inspektor pyjor, tjetra si anëtare e Këshillit Bashkiak.

Fiks Fare kërkoi informacion pranë Bashkisë së Himarës, nëse ka dhënë leje për subjekte private që të kryejnë punime apo të ushtrojnë aktivitetin në ambientet e Monumentit të Kulturës. Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë së Himarës në përgjigjen e tij thotë se çdo ndërhyrje në zonën e shpellës së Spilesë kërkon miratim dhe leje specifike nga institucionet qendrore kompetente.

Bashkia e Himarës nuk ka dhënë asnjë leje ndërtimi për betonim apo ndërhyrje në zonën e shpellës. Madje, asnjë subjekt nuk disponon leje të lëshuar nga bashkia për veprimtari ekonomike apo ndërtimore në këtë zonë. Ndërtimet në zonat përreth shpellës, ato janë ndërtuar shumë vite më parë dhe nuk lidhen me veprimtari të zhvilluara kohët  e fundit apo me leje të lëshuara nga kjo bashki në vitet e fundit.

Aktivitete të supozuara si vendosja e inerteve dhe derdhja e ujërave të zeza, sipas IMT-së, nuk kanë marrë autorizim nga struktura të Bashkisë Himare. Gjithashtu bashkia në përgjigjen e saj për Fiks Fare konfirmoi se pronar i gjithë zonës që rrethon shpellën është vetëm e shtetit.

Fiks Fare u interesua edhe  pranë Ministrisë  së Kulturës ,e  cila  vuri në dispozicion dokumentacionin, që vërteton shpalljen e kësaj shpelle Monument Kulture të Kategorisë së Parë dhe zonën rreth saj si zonë e mbrojtur  që në vitin 2007.

Vendimin për shpalljen Monument Kulture dhe zone e mbrojtur e ka firmosur ish ministri i atëhershëm Bujar Leskaj pas propozimit të bërë nga ish drejtori i Monumenteve të Kulturës, Prof. Dok Apollon Baçe në vitin 2006.

Ish drejtori  Baçe ka propozuar që në vitin 2006 që e gjithë sipërfaqja e përfshirë në hapësirën 20 metra nga të dyja anët e hyrjes në shpellë deri në trotuarin e rrugës nacionale Sarandë- Vlorë të shpallet zonë e mbrojtur.

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit sqaroi se ka një marrëveshje mes saj, Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Bashkisë Himarë, për rijetëzimin, e Shpellës se Spilesë që do të vihet tani në zbatim.

Ky projekt  parashikon vendosjen e rrethimit mbrojtës, instalimin e paneleve informuese, dhe ndriçimin dekorativ.

Për sa i përket ndërhyrjeve që janë bërë në afërsi të shpellës ministria tha se do të kërkohet mbështetja e pushteti vendor dhe e organeve të tjera ligj zbatuese.

Në një intervistë për emisionin Fiks Fare, studiuesi i njohur i trashëgimisë kulturore Auron Tare ka reaguar ashpër ndaj situatës në Shpellën e Spilesë dhe mënyrës si po menaxhohet nga institucionet shtetërore.

Tare tregon se pas një shqetësimi të ngritur nga një banor i zonës për ndërhyrjet e paligjshme në shpellë, i është drejtuar zyrtarisht Ministrisë së Kulturës për informacion mbi statusin dhe mbrojtjen e monumentit. Por përgjigjja që mori, sipas tij, ishte zhgënjyese:

“Ministria më ktheu një përgjigje ku përfshiheshin disa foto të një shpelle në Kinë, një projekt kinez, që nuk kishte asnjë lidhje reale me Shpellën e Spilesë. Kjo është tërësisht jo serioze. Ne kemi institucione shqiptare me përvojë 100-vjeçare në fushën e trashëgimisë, dhe nuk mund të lejojmë që projekte të tilla t’i delegohen OJF-ve pa përvojë.” Më tej, Tare zbulon se projekti që parashikohet për Shpellën e Spilesë i është dhënë një OJF-je nga Serbia, gjë që ai e cilëson absurde dhe të papranueshme: “Si është e mundur që një organizatë nga Serbia të vijë dhe të merret me një monument shqiptar si Shpella e Spilesë? Ky është një objekt me vlerë të jashtëzakonshme historike dhe kulturore, jo një projekt për eksperimente. Shteti shqiptar duhet të jetë serioz, të marrë përgjegjësi dhe të angazhojë ekspertizën kombëtare, jo të lejojë ndërhyrje të huaja pa asnjë përvojë konkrete në terrenin tonë kulturor.”/Top Channel

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj