22 Shtator 2025, 20:28
Nga E. D
Leonard Farruku
ANGLI- Detaje të reja janë zbardhur sërish lidhur me vdekjen e Leonard Farrukut, i cili humbi jetën në dhjetor 2023 në bordin e anijes Bibby Stockholm në Dorset. Bëhet me dije se 27-vjeçari shqipër ishte mashtruar për të shkuar në këtë mjet akomodues, pavarësisht refuzimit të tij të prerë dhe paralajmërimeve për gjendjen e tij të rënduar mendore.
Gjatë seancës hetimore në Bournemouth këtë javë, një punonjës komunitar dëshmoi se Farruku kishte refuzuar hapur të shkonte në anije, por më 3 nëntor ishte gënjyer se do të transferohej në një hotel tjetër, kur në fakt u çua në anijen e kontestuar të përdorur nga Ministria e Brendshme britanike për strehimin e azilkërkuesve.
“Ata e mashtruan,” deklaroi Ashley Rangasamy nga Torbay Community Trust.
Ai tha gjithashtu se Farruku ishte i dërrmuar emocionalisht nga ideja e transferimit dhe kishte shfaqur sjellje të dhunshme më herët në hotel. Hetimi mësoi gjithashtu se më 3 nëntor 2023, një email urgjent i dërguar nga kompania kontraktuese Clearsprings për gjendjen e rënduar mendore të Farrukut, nuk u ndoq nga zyrtarët e Ministrisë së Brendshme.
Tim Rymer, ish-zëvendësdrejtor për akomodimin e të rriturve dhe familjeve në Home Office, pranoi se “ndoshta” ekipi i tij duhej të kishte reaguar.
“E-maili u mor, por nuk u ndërmor asnjë veprim. Tani që e shoh me vonesë, ndoshta do t’i kisha kërkuar ekipit të bënte më shumë hetime," tha Rymer.
Farruku ishte vendosur më parë në një hotel në Devon, ku kishte filluar të shfaqte sjellje të paqëndrueshme psikologjikisht që prej korrikut. Ai u gjet pa ndjenja në një kabinë dushi brenda anijes më 12 dhjetor 2023.
leonard farruku
Aktualitet
22 Shtator 2025, 20:18
E. D
Albana Koçiu
TIRANË- Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, ka reaguar pas shkarkimit nga detyra të zëv...
Aktualitet
22 Shtator 2025, 19:40
E. D
pamje nga vendngjarja
FIER- Një vatër zjarri ka përfshirë pasditen e sotme zonën e Godullës në bregdetin e Semanit,...
Aktualitet
22 Shtator 2025, 18:25
E.d
Foto nga takimi
TIRANË- Banka e Shqipërisë dhe Bordit Drejtues i Shoqatës Shqiptare të Bankave zhvilluan sot një takim të...
Aktualitet
22 Shtator 2025, 17:47
E.d
GJKKO
TIRANË – Seanca gjyqësore ndaj 6 të arrestuarve Ismail Zeneli, Albert Prenga ,Bujar Ajeti, Adrian Cenaj, Besmir Murtat...
Aktualitet
22 Shtator 2025, 17:52
E. D
arma
VLORË- Policia e Vlorës ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e 37-vjeçarit, Skerdi Mehmetaj mbasditen e sotme. Blut&e...
Aktualitet
22 Shtator 2025, 15:30
E. D
foto ilustruese
VLORË- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në qytetin e Vlorës. Si pasojë e të shtëna...
Aktualitet
22 Shtator 2025, 15:14
E. D
foto ilustruese
KOLUMBI- Kapja e një kolumbiani ekspert në përpunimin e kokainës, i cili punonte për Kartelin e Ballkanit, zbuloi ...
Aktualitet
22 Shtator 2025, 14:58
E. D
i arrestuari
LUSHNJE- Policia e fierit ka vënë në pranga një 24-vjeçar, i cili akuzohet për veprën penale &ldquo...
Aktualitet
22 Shtator 2025, 14:22
I.A
E moshuara dhe shqiptari
ITALI- Një shqiptar është kthyer në hero në Milano, kjo pasi ka shpëtuar një të moshu...
Aktualitet
22 Shtator 2025, 13:25
E.d
Foto ilustruese
KËLCYRË – Njerku polic i cili abuzoi seksualisht 16-vjeçaren bashkë me dy shantazhuesit janë lënë...