22 Maj 2024, 13:31
Nga N.F
Foto ilustruese
DURRËS-Katër persona janë vënë kapur nga policia e Durrësit pasi të rinjtë kanë rrëmbyer dhe dhunuar një të mitur. Mësohet se dy persona janë arrestuar ndërsa dy të tjerë janë proceduar penalisht.
Sipas njoftimit të policisë 4 të rinjtë kishin rrëmbyer një 15-vjeçar dhe më pas e kanë dhunuar. Mësohet se i mituri është dhunuar me sende të forta për motive të dobëta. Nga ky operacion janë sekuestruar një automjet, 1 përforcues grushti dhe 1 shkop druri.
Njoftimi i plotë:
Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, pas njoftimit se një 15-vjeçar ishte marrë me forcë, shërbimet e Policisë lirojnë 15-vjeçarin dhe kapin 4 autorët e dyshuar. Vihen në pranga 2 prej autorëve dhe procedohen penalisht 2 të tjerët, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, morën me forcë, në automjet, 15-vjeçarin, dhe e goditën me sende të forta, për motive të dobëta.
Sekuestrohen automjeti, 1 përforcues grushti dhe 1 shkop druri. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh, pas marrjes së njoftimit se një 15-vjeçar ishte marrë me forcë nga disa shtetas, kanë organzuar menjëherë punën në kuadër të operacionit të koduar “Case”, për gjetjen e 15-vjeçarit dhe kapjen e autorëve. Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin me të cilin 4 shtetas kishin marrë 15-vjeçarin, pa dëshirën e tij, dhe kanë ndërhyrë për ta liruar të miturin.
Nga veprimet hetimore dyshohet se pasditen e djeshme, në lagjen nr. 13, Durrës, shtetasit D. S., D. Xh., K. S. dhe E. S., kanë marrë me forcë, në automjet, 15-vjeçarin, dhe e kanë goditur me sende të forta, për motive të dobëta. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u ndaluan shtetasit D. S., 21 vjeç dhe D. Xh., 16 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. S., 25 vjeç dhe E. S., 16 vjeç, banues në Durrës.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip “Fiat” i përdorur për këtë rast, një përforcues grushti dhe një shkop druri. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
durres dhunim policia arrestim
Aktualitet
22 Maj 2024, 13:27
r.ll
altin dumani
TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani është pyetur në komisionin e Ligjeve nga deput...
Aktualitet
22 Maj 2024, 13:07
S.B
foto ilustruese
KORÇË- Arrestohet një person dhe procedohen tre të tjerë në Korçë për vepra të n...
Aktualitet
22 Maj 2024, 12:53
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një 54-vjeçar shqiptar është ekstraduar ditën e sotme në Shqipëri, pasi ishte në k&e...
Aktualitet
22 Maj 2024, 12:45
S.B
pamje nga ngjarja
GREQI- Arrestohet në Greqi një shqiptar pjesë e një organizate kriminale e cila merrej me kultivimin dhe trafiki...
Aktualitet
22 Maj 2024, 12:30
r.ll
altin dumani
TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka komentuar publikimin në media të materialeve hetimore....
Aktualitet
22 Maj 2024, 12:15
N.F
Dumani
TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani gjatë raportimi të tij në Komisionin e Ligjeve për raportin vjetor ka kërkuar që...
Aktualitet
22 Maj 2024, 12:01
r.ll
altin dumani
TIRANË - Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani teksa po përgjigjej pyetjes së deputetëve foli edhe për vettingun në...
Aktualitet
22 Maj 2024, 11:25
N.F
Dumani
TIRANË- Ditën e sotme po zhvillohet mbledhja e radhës e Komisionit të Ligjeve ku në këtë takim ësht&eum...
Aktualitet
22 Maj 2024, 11:29
r.ll
TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani tha gjatë raportimit të tij në Komisionin e Ligjeve se ka evidentuar lidhje të drejtuesve të l...
Aktualitet
22 Maj 2024, 11:18
S.B
Monika Kryemadhi dhe Flamur Noka
TIRANË- Disa momente pikante janë kapur nga mbledhja e Komisionit të Ligjeve, teksa kreu i Prokuroris&...