22 Maj 2024, 12:53
Nga r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një 54-vjeçar shqiptar është ekstraduar ditën e sotme në Shqipëri, pasi ishte në kërkim për një vrasje të trefishtë, në vitin 1993, në Torovicë.
Bardh Lula alias Bardhyl Luli kishte hyrë dhe jetonte në mënyrë ilegale me dokumenta false në Itali. 54-vjeçari ishte i dënuar me 25 vjet burgim nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Interpol Tirana
Hyri dhe qëndroi ilegalisht në Itali, me dokumente false, ndërkohë që kërkohej nga autoritetet në Shqipëri, për vrasje të trefishtë, në vitin 1993, në Torovicë, ekstradohet 54-vjeçari.
Lokalizimi i këtij shtetasi, rezultat informacionit të siguruar nga Policia e Shtetit, për vendndodhjen e tij, dhe shkëmbimit të këtij informacioni ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës.
Si rezultat i punës intensive të Policisë së Shtetit, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet zyrave homologe të Interpolit, në Tiranë dhe në Romë, si dhe i verifikimeve të kryera në bashkëpunim me Policinë e Lezhës, u krye ekstradimi nga Milano, i shtetasit Bardh Lula alias Bardhyl Luli, 54 vjeç.
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë e ka dënuar këtë shtetas me 25 vjet burgim, pasi më datë 12.06.1993, në vendin e quajtur “Kroi i Denicës”, Torovicë, ka vrarë 3 shtetas.
Nga verifikimet e mëtejshme të kryera nga Policia e Shtetit dhe Policia italiane, rezultoi se shtetasi Bardh Lula alias Bardhyl Luli, që në vitin 1993, kishte hyrë dhe qëndronte në Itali, me dokumente false.
54-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.
bardh lula bardhyl luli ekstradim nga italia
Aktualitet
22 Maj 2024, 12:45
S.B
pamje nga ngjarja
GREQI- Arrestohet në Greqi një shqiptar pjesë e një organizate kriminale e cila merrej me kultivimin dhe trafiki...
Aktualitet
22 Maj 2024, 12:30
r.ll
altin dumani
TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka komentuar publikimin në media të materialeve hetimore....
Aktualitet
22 Maj 2024, 12:15
N.F
Dumani
TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani gjatë raportimi të tij në Komisionin e Ligjeve për raportin vjetor ka kërkuar që...
Aktualitet
22 Maj 2024, 12:01
r.ll
altin dumani
TIRANË - Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani teksa po përgjigjej pyetjes së deputetëve foli edhe për vettingun në...
Aktualitet
22 Maj 2024, 11:25
N.F
Dumani
TIRANË- Ditën e sotme po zhvillohet mbledhja e radhës e Komisionit të Ligjeve ku në këtë takim ësht&eum...
Aktualitet
22 Maj 2024, 11:29
r.ll
TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani tha gjatë raportimit të tij në Komisionin e Ligjeve se ka evidentuar lidhje të drejtuesve të l...
Aktualitet
22 Maj 2024, 11:18
S.B
Monika Kryemadhi dhe Flamur Noka
TIRANË- Disa momente pikante janë kapur nga mbledhja e Komisionit të Ligjeve, teksa kreu i Prokuroris&...
Aktualitet
22 Maj 2024, 11:06
N.F
Dumani
TIRANË- Ditën e sotme po zhvillohet mbledhja e radhës e Komisionit të Ligjeve ku në këtë takim ësht&eu...
Aktualitet
22 Maj 2024, 11:13
r.ll
policia e shtetit
Kapen dy shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Belgjikë...
Aktualitet
22 Maj 2024, 10:37
r.ll
altin dumani
TIRANË- Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani në raportimin e tij te Komisioni i Ligjeve ka deklaruar se bankat dhe bizneset shqiptare...