6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Blutë bëjnë me dije se lidhur me ngjarjen janë arrestuar tre persona, Alti Nallbati, (vëllai i deputetit Bledion Nallbati), Marsel Buci dhe Trajan Çeliku.

DEVOLL- Policia e Devollit ka zbardhur dinamikën e pengmarrjes të 32-vjecarit Ilir Topçiu në fshatin Vishiocë të Devollit, ngjarje e ndodhur më datë 30 tetor. Blutë bëjnë me dije se lidhur me ngjarjen janë arrestuar tre persona, Alti Nallbati, (vëllai i deputetit Bledion Nallbati), Marsel Buci dhe Trajan Çeliku. Ata akuzohen se morën me forcë nga banesa për motive të dobëta 32-vjeçarin, e kërcënuan me jetë dhe ushtruan dhunë fizike ndaj tij.
Sipas hetimeve, Nallbati, Buci dhe Çeliku kanë marrë me forcë nga banesa 32-vjeçarin, i cili ishte me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, dhe e kanë çuar në një biznes privat, ku është keqtrajtuar. Ndërkohë, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Morën me forcë nga banesa për motive të dobëta një 32-vjeçar, e kërcënuan me jetë dhe ushtruan dhunë fizike ndaj tij, vihen në pranga 3 shtetas. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, pas kallëzimit të bërë më datë 30.10.2025, nga shtetasi I. T., 32 vjeç, i cili deklaroi se më datë 27.10.2025, tre shtetasit M. B., T. Ç. dhe A. N., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e kishin marrë me forcë dhe mbajtur për disa orë në një biznes privat, ku e kishin kanosur dhe ushtruar dhunë fizike ndaj tij, organizuan punën për kapjen e tyre.
Në këtë kuadër, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll bënë ndalimin e shtetasve: A. N., 42 vjeç, banues në Bilisht, dhe T. Ç., 38 vjeç, banues në fshatin Braçanj, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Kanosja”, të kryera në bashkëpunim; M. B., 37 vjeç, banues në Devoll, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Kanosja”, të kryera në bashkëpunim.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë marrë me forcë nga banesa shtetasin I. T., 32 vjeç, banues në fshatin Braçaj, Bashkia Devoll, i cili ishte me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, dhe e kanë çuar në një biznes privat, ku është keqtrajtuar. Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e motivit të saj. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
Filip Shehu në pranga dhe Indrit Ismaillari, viktima TIRANË- Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg&r...
Marjan Kodheli DURRËS- Gjykata e Durrësit ka cakutuar masën e sigurisë arrest me burg për 25-vjeçarin Marjan Kodh...
Marjan Kodheli DURRËS- Marjan Kodheli, i cili vrau babain e tij, Pjetër Kodheli duke e goditur fillimisht me dru në kokë dhe ...
pamje nga protesta TIRANË- Disa qytetarë dhe aktivistë ndërkombëtarë janë mbledhur sot duke protestuar në Tir...
foto ilustruese TIRANË- Këshilli i Ministrave ka njoftuar se Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea P...
Gëzim Taullaj FIER- Një mjek imazherist në spitalin e Fierit është arrestuar ditën e sotme, pas një hetimi&nbs...
foto ilustruese KUKËS- Malziu, njësi administrative në Bashkinë e Kukësit që nga viti 1990 e deri tani, nuk ka përfituar...
pamje nga vendngjarja TIRANË- Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se ka vjedhur një automjet në ...
Fatos Nano, FSHF TIRANË- Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë vendimin për shtyrjen e të gjitha ndeshjeve të programuara p...
pamje nga vendngjarja TROPOJË- i është përgjigjur thirrjes për ndihmë, duke shpëtuar një qytetar nga Kosova, i cili...