LIVE UPDATES
Aktualitet

10 vite nga reforma territoriale/ Analiza: Gjysma e buxhetit për paga, por produktiviteti në rënie

Besmiri, mësues biologjie, nga të paktët e brezit të ri që ka vendosur të ushtrojë profesionin në vendlindje në Njësinë Administrative Malzi, po përballet me vështirësi të shumëfishta gati njësoj me vitet kur Migjeni dha mësim në fshatrat e Pukës. Sipas tij, pushteti lokal nuk ofron asnjë shërbim që ka lidhje me problematikën e zonës.

1 Nëntor 2025, 09:41 Nga DOSJA
10 vite nga reforma territoriale/ Analiza: Gjysma e buxhetit për paga, por
foto ilustruese

KUKËS- Malziu, njësi administrative në Bashkinë e Kukësit që nga viti 1990 e deri tani, nuk ka përfituar asnjë investim publik në infrastrukturë, as nga pushteti qendror dhe as nga ai vendor, edhe pse zona ka mjaft potenciale për të zhvilluar agroturizmin për shkak të shumëllojshmërisë së frutave, bimëve dhe sidomos gështenjave. Censi 2023 gjeti në këtë njësi vetëm 1600 banorë nga më shumë se 5 mijë që ishin në vitin 2001.

Besmiri, mësues biologjie, nga të paktët e brezit të ri që ka vendosur të ushtrojë profesionin në vendlindje në Njësinë Administrative Malzi, po përballet me vështirësi të shumëfishta gati njësoj me vitet kur Migjeni dha mësim në fshatrat e Pukës. Sipas tij, pushteti lokal nuk ofron asnjë shërbim që ka lidhje me problematikën e zonës.

Rrugët që lidhin të gjitha fshatrat e zonës me rrjetin nacional janë të pakalueshme, menaxhimi i mbetjeve nuk ekziston as si koncept, shërbimet shëndetësore dhe ato arsimore etj., kanë dobësi të thella dhe janë drejt shuarjes.

Si kjo njësi administrative janë me qindra në të gjithë vendin, të cilat janë mbuluar nga harresa, edhe pse buxheti i pushtetit vendor është rritur me 212% ndërmjet 2015-2024.

Vitin e kaluar, buxheti i pushtetit vendor arriti në 81 miliardë lekë ose 810 milionë euro, nga 26 miliardë lekë në vitin 2015. Buxheti në dispozicion të bashkive është rritur me më shumë se trefish në dekadën e fundit që kur nisi zbatimi i reformës.

Por më se gjysma e buxhetit po përdoret për shpenzimet e personelit duke mos justifikuar transferimin e disa funksioneve nga pushteti qendror. Stafet e bashkive shtohen vit pas viti ndërkohë që shpenzimet kapitale po vijnë në rënie në raport me madhësinë e buxhetit.

Hume Elezi, e cila është anëtare e Këshillit prej vitesh në Bashkinë e Kukësit, thotë se nga mandati në mandat, cilësia e stafit të bashkive është në rënie.

“Zyrat e bashkisë janë mbushur me emigrantë pa arsim. Emërimet nuk bëhen në bazë të nevojave që ka bashkia dhe aftësive, por sipas patronazhimit dhe prurjeve të votave”, – tha ajo. Gjithashtu, cilësia e anëtarëve në Këshill ka rënë dhe përfaqësimi i nevojave të njësive administrative nuk është real.

Në Bashkinë e Kukësit, së fundmi u shkarkua nënkryetari i bashkisë A.N. për shkak të urdhrit që lëshoi kryeministri. Në Bashki të tilla si Kukësi, që ka emigrimin të fortë të të rinjve, sidomos në dekadën e fundit, nuk është e lehtë të gjenden persona që ushtrojnë funksione në pushtetin vendor edhe për shkak të mungesës së përvojës.

Gerta Loku, anëtare e Këshillit Bashkiak të Mirditës, thotë se qeverisja në bashkinë e saj është më e vështirë për shkak të territorit të madh në administrim dhe numrit të pakët të banorëve.

Loku thotë se numri i banorëve në fshatra që kanë nevojë për infrastrukturë është shumë i vogël, duke e penguar bashkinë të bëjë investime në zona që nuk kanë më shumë se 30 banorë.

Mungesa e investimeve për shkak të numrit të pakët të banorëve i nxit ata që largohen dhe familjet e reja të mos nisin jetën në fshat. Problematikat e menaxhimit janë të njëjta në të gjitha bashkitë.

Florian Bjanku, anëtar i Këshillit Bashkiak në Shkodër, tha se nga pikëpamja e shërbimeve, Bashkia përballet me një sfidë të madhe në mbulimin e gjithë territorit të saj të zgjeruar. Ndërsa qyteti i Shkodrës përfiton disi më shumë vëmendje për shkak të qëndrimit të institucioneve, njësitë administrative përreth, nga Velipoja deri në Theth, shpesh trajtohen me një qasje dytësore.

“Kjo mungesë ekuilibri nuk është fenomen i ri. Edhe përpara reformës territoriale, dallimet mes qytetit dhe fshatit kanë qenë të ndjeshme. Por sot, me një territor më të gjerë dhe me më pak burime, situata është përkeqësuar.

Nuk ka ndodhur ende një decentralizim real, veçanërisht në aspektin fiskal. Kjo do të thotë që njësitë administrative nuk kanë kapacitete të veta as në vendimmarrje, as në financim dhe varen plotësisht nga qendra”, – shpjegoi Binjaku.

Shqipëria është ndoshta një ndër vendet e vetme në Europë që nuk ka një model të qartë zhvillimi kombëtar. Në këtë situatë, strategjitë e zhvillimit rajonal janë të fragmentuara dhe për zbatimin e tyre as që bëhet fjalë.

Për këtë arsye, gjatë periudhës së tranzicionit, Shqipëria po përjeton zhvillim jo të barabartë. Burimet ekonomike dhe të të ardhurave janë përqendruar në qendër të vendit, kurse rajonet mbeten të ekspozuara ndaj fenomenit të emigracionit dhe mungesës së planeve zhvillimore të qëndrueshme dhe varfërisë ekstreme.

10 vite reformë, si po menaxhohen shërbimet dhe territoret

Këtë vit bëhen 10 vite nga zbatimi i Reformës Territoriale. Gjatë kësaj kohe, popullsia e vendit ka rënë mbi 15%, buxheti i pushtetit lokal është rritur me 212%, por nga ana tjetër, cilësia e shërbimeve, në vend që të përmirësohet, është përkeqësuar nga shkrirja e rreth 340 komunave dhe qeverisja në 61 bashki.

Zoti Bjanku, nga Këshilli Bashkiak i Shkodrës, thotë se pabarazia në qasje dhe shërbime pas reformës territoriale ka përshpejtuar edhe një tjetër fenomen shqetësues: braktisjen e njësive administrative nga banorët.

Pa shërbime publike, pa infrastrukturë funksionale, pa përfaqësim real në vendimmarrje, shumë komunitete ndihen të lëna pas dore dhe nuk shohin asnjë arsye për të qëndruar.

Përshpejtimi i boshatisjes së njësive administrative është tashmë një fenomen i rrezikshëm që kërkon trajtim urgjent. Njësitë e administrative kanë një administrator dhe përgjithësisht përfaqësohen në këshillin bashkiak.

Por shpesh të zgjedhurit nuk jetojnë pranë zonave të tyre dhe nuk bashkëpunojnë me komunitetin për zgjidhjen e problematikeve.

Besimi, mësues i biologjisë në Kukës, thotë se sipas ligjeve, urdhëresave, të arsimit shqiptar dhe qeverisjes vendore, shkollat janë institucione të cilat duhet të mirëmbahen dhe financohen për nevoja të ndryshme nga pushteti lokal, Por në realitet, mjediset e shkollave në fshatrat e njësisë administrative Malzi – Kukës janë të shkatërruara.

Mjedise të ftohta, dritare të kalbura pa xhama, mure të çara. Mjedise pa laboratorë, sidomos laboratorëve të Fushës së Shkencave, apo edhe TIK-ut.

“Që nga ndërtimi i këtyre shkollave disa dekada më parë, disa që para 1990-s, nuk ka pasur më ndërhyrje rregulluese apo furnizuese me mjete apo laboratorë, sidomos gjatë dekadës së fundit. Shkollat janë lënë në rrënim të lirë, në çdo aspekt”, – tha ai.

Reforma e decentralizimit në vitin 2014 transferoi përgjegjësinë për ofrimin e shërbimeve publike nga qeveria qendrore tek autoritetet lokale.

Fillimisht, fryma e kësaj nisme ishte pozitive, por zbatimi i saj ka qenë i gabuar, pasi rezultoi në shërbime publike të mangëta në zonat me nevoja të mëdha, analizoi Banka Botërore në dokumentin e ri të bashkëpunimit me Shqipërinë 2023-2027.

Pas reformës së decentralizimit, që reduktoi numrin e bashkive në 61 dhe shkriu më shumë se 340 komuna në të gjithë vendin, furnizimi me ujë, kanalizimet, menaxhimi i mbetjeve, arsimi, kujdesi për fëmijët dhe reagimi ndaj fatkeqësive natyrore u përkeqësua.

Për shembull, mungesa e ofrimit të shërbimeve të kujdesit për fëmijët dhe gratë shkatërroi aftësinë e tyre për të marrë pjesë në aktivitetet ekonomike.

Për më tepër, shumica e autoriteteve vendore kanë rezultuar të paaftë për të rritur kapacitetin operacional dhe financiar për të menaxhuar dhe për të ofruar shërbime në mënyrë të vazhdueshme. Rezultati ishte mungesa në shërbime dhe cilësia e ulët e tyre”, – analizoi Banka Botërore.

Mangësitë në koordinim me pushtetin qendror, mungesa e standardeve dhe mekanizmave të llogaridhënies kanë kontribuar në vazhdimësinë e këtyre mangësive, të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë negativ në kapitalin njerëzor, mjedisin dhe mundësitë ekonomike. Banka vuri në dukje se këto mangësi janë shkak themelor i disa sfidave të zhvillimit.

Ofrimi i shërbimeve publike në përgjithësi është i mangët, por veçanërisht mungesat më të mëdha janë në zonat rurale. Mungesa e ofrimit të shërbimeve në zonat rurale nga njësitë e reja vendore që dolën nga reforma territoriale ka ndikuar në krijimin e pabarazive.

Ndërsa zonat urbane përfitojnë nga mbulimi relativisht më i lartë i shërbimeve publike, nga ana tjetër, cilësia është e dobët dhe ka krijuar më tej kosto sociale dhe mjedisore.

Buxheti është trefishuar, por varësia nga ndërtimet është rritur

Në vitin 2015, të ardhurat e veta vendore ishin në nivelin e rreth 13.7 miliardë lekëve, ndërsa transfertat kapnin një vlerë prej rreth 12.3 miliardë lekësh, me një buxhet total 26.1 miliardë lekë.

Në vitin 2024, të ardhurat e veta kapën nivelin 44.5 miliardë lekë dhe transfertat u rritën në afro 36.9 miliardë lekë, me një buxhet total 81 miliardë lekë, ose 3.1 herë më shumë që nga momenti ku nisi zbatimi i reformës territoriale, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave.

Ndërkohë, pesha e zërave të tjerë si taksat e ndara, huamarrja vendore dhe financimet e huaja mbetet relativisht e ulët, duke mos sjellë ndryshime të mëdha në përbërjen e përgjithshme të të ardhurave.

Të ardhurat e veta vendore kanë njohur rritje të ndjeshme gjatë dekadës së fundit, duke kaluar nga 13.7 miliardë lekë në vitin 2015, në një rekord prej 43 miliardë lekësh në vitin 2024.

Ky zgjerim fiskal në nivel lokal dëshmon për një kapacitet në rritje të bashkive për të gjeneruar të ardhura, por në të njëjtën kohë, nxjerr në pah një varësi të theksuar ndaj një zëri të veçantë të të ardhurave, taksës së ndikimit në infrastrukturë e cila mblidhet ndaj ndërtesave të reja.

Që nga viti 2016, kjo taksë është bërë një burim gjithnjë e më domethënës në portofolin fiskal të bashkive. Në vitin 2021 ajo zuri një të tretën e totalit të të ardhurave vendore, dhe në vitin 2024 kap vlerën 18 miliardë lekë, ose 41%, duke u kthyer në burimin më të madh të të ardhurave të veta.

Ky trend tregon qartë se rritja e të ardhurave vendore nuk po vjen nga përmirësimi i mbledhjes së taksave të zakonshme mbi pasurinë apo tarifave të shërbimeve, por nga ciklet e ndërtimit, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në nivelin e arkëtimeve nga kjo taksë.

Pas vitit 2021 fillon një hov i të ardhurave nga TNI që kulmon në vitin 2024. Kjo përkon me një periudhë rritjeje të aktivitetit të ndërtimit, veçanërisht në qytetet e mëdha si Tirana dhe Durrësi.

Ndërkohë, zërat e tjerë si taksa mbi pasurinë e paluajtshme, tarifat e shërbimeve vendore apo të ardhurat nga biznesi i vogël shfaqin ritëm të qëndrueshëm ose rritje modeste.

Ekspertët e pushtetit vendor vlerësojnë se varësia nga kjo taksë përbën  rrezik për qëndrueshmërinë financiare të bashkive në afatgjatë. Nëse aktiviteti ndërtimor tkurret, bashkitë rrezikojnë të përballen me  rënie të ndjeshme të të ardhurave.

Për shembull të ardhurat e Bashkisë së Tiranës kanë pësuar rënie të ndjeshme gjatë pesëmujorit të parë të vitit 2025, duke reflektuar ngadalësimin e dukshëm të aktivitetit të ndërtimit në kryeqytet.

Sipas raportit zyrtar të realizimit të buxhetit për periudhën janar–maj 2025, të ardhurat totale nga taksat dhe tarifat arritën në 7.4 miliardë lekë (rreth 75 milionë euro), një tkurrje prej 41.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur kjo shifër ishte 12.5 miliardë lekë.

Kontributi kryesor në këtë rënie ka ardhur nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, e lidhur drejtpërdrejt me lejet e ndërtimit. Kjo taksë solli në buxhet vetëm 1.3 miliardë lekë, krahasuar me 6.3 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të 2024-s, me tkurrje rekord prej gati 80%.

Gjysma e buxhetit për paga, por produktiviteti në rënie

Vitin e kaluar, rreth 50% e buxhetit të pushtetit vendor shkoi për të mbuluar kostot e personelit. Në vitin 2021, kostot e personelit zinin 25.5% të buxhetit vendor. Këto raporte janë përkeqësuar më tej gjatë 2025, tregojnë të dhënat zyrtare.

Në një pjesë të madhe, kostot e personelit të bashkive janë si rrjedhojë e transferimit të funksioneve të pushtetit vendor nga pushteti qendror prej decentralizimit, si rrjedhojë e zbatimit të reformës territoriale.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë qartë një prirje dominuese drejt mbulimit të kostove të personelit, në kurriz të investimeve kapitale.

Një pjesë e konsiderueshme e bashkive e kanalizon mbi 60% të buxhetit të tyre në paga dhe shpërblime, duke lënë një hapësirë të kufizuar për zhvillim të infrastrukturës apo projekte të qëndrueshme zhvillimi.

Në krye të listës për shpenzimet e larta të personelit renditen bashkitë e vogla dhe me numër të vogël banorësh po me territore më të mëdha.

P.sh. në Bashkinë e Mirditës, kostot e personelit zunë 74%% të buxhetit në 2024, në Fushë-Arrëz 72%, Pukë 72%, Këlcyrë 70%, Delvinë 69% dhe Skrapar 69%, për rrjedhojë në këto bashki, fondet për investime janë minimale, shpesh nën 10% të totalit të buxhetit.

Ky profil buxhetor ngre pikëpyetje serioze mbi mundësitë për zhvillim të qëndrueshëm dhe rritje ekonomike në këto zona. Bashkitë e vogla kanë një peshë më të lartë të shpenzimeve për personel, jo sepse kanë më shumë staf apo paga më të larta, por përkundrazi kanë pak buxhet.

Gjithashtu, bashkitë e vogla nuk arrijnë të përfitojnë nga ekonomitë e shkallës, siç ndodh me bashkitë më të mëdha që mund të kombinojnë burime dhe staf për funksione të ndryshme.

Në vend të kësaj, ato shpesh detyrohen të mbajnë struktura të ndara për çdo shërbim, gjë që rrit në mënyrë joproporcionale koston për njësi të shërbimit.

Nga ana tjetër, bashkitë që arrijnë të alokojnë një pjesë të konsiderueshme të fondeve për investime janë më të mëdhatë dhe me kapacitet më të madh administrativ.

Tirana p.sh., çoi 21% të buxhetit total për investime kapitale më 2024, Himara 19%, Vora 28% dhe Kavaja 20%, të cilat shfaqin përqindjet më të larta të investimeve në krahasim me pjesën tjetër të vendit. Megjithatë, edhe në këto raste, pesha e shpenzimeve për personelin është dominuese, duke e kufizuar hapësirën për ndërhyrje kapitale afatgjata.

Një rast i veçantë është Durrësi, ku shpenzimet për investime arrijnë në 20%, por ndërkohë edhe përqindja për shpenzimet operative është relativisht e lartë, duke reflektuar koston e lartë të transportit të plehrave me kamion nga Durrësi në Tiranë.

Shkodra, në kontrast, ka një strukturë të tillë ku investimet zënë vetëm 11% të buxhetit total, ndërkohë që shpenzimet operative arrijnë 45%, një sinjal i qartë për mbingarkesë me shpenzime të përditshme në dëm të investimeve strategjike.

Të dhënat mbi shpenzimet e bashkive konfirmojnë një strukturë buxhetore të ngurtë, ku pagat dhe kostot operative “gërryejnë” pjesën më të madhe të fondeve publike.

Në një periudhë ku decentralizimi dhe zhvillimi rajonal janë në fokus të politikave publike, tregon se pushteti lokal ka investuar më shumë se në çdo fushë te shërbimet njerëzore, të cilat nuk po përkthehen në produktivitet.

Gerta Loku, nga Këshilli Bashkiak i Mirditës, pohoi se ka kosto të larta personeli, ndaj ajo tha se është e nevojshme për shumë transparencë, pasi punësimet shpesh janë fiktive jo në bazë të nevojave të komunitetit.

“Çdo njësi administrative ka stafin e vet, por ato janë minimale. Banorët e zonave periferike priren të vijnë në bashkinë e madhe për të gjitha shërbimet që u nevojiten, pasi nuk ka as një qasje pozitive karshi stafeve të njësive administrative.

Ndërkohë është e pamundur që të bëhen investime në fshatra që kanë mbetur me 10 apo 30 banorë, pasi investimet përqendrohen ku ka më shumë banorë, ndërsa shërbimet që ofrohen në njësi janë shumë minimale”, tha znj. Loku./MONITOR

kukes

Sondazh

Poll

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion