LIVE UPDATES
Aktualitet

Shërbimet vendore, në këndvështrimin e një banori

Infrastruktura e atyre strukturave që quhen rrugë (pasi vetëm rrugë nuk janë), në fshatrat e njësisë administrative Malzi – Kukës, është në gjendjen më të mjeruar të mundshme.

1 Nëntor 2025, 07:24 Nga E. D
Shërbimet vendore, në këndvështrimin e një banori
foto ilustruese

KUKËS- Duke qenë një banor i njësisë administrative Malzi në Kukës, fshati Dukagjin, dhe si një qytetar aktiv, që kam ndjekur me vëmendje problematikat që ka pasur kjo zonë në dekadat e fundit, për fat të keq në dekadën e fundit, Malziu i Kukësit ka pësuar regres masiv në shumë fusha.

Për t’ju përgjigjur paragrafit të mësipërm do të përpiqem të sjell një analizë të shkurtër rast pas rasti, të problematikave në fushat kryesore në njësinë administrative Malzi në Kukës:

Infrastruktura e atyre strukturave që quhen rrugë (pasi vetëm rrugë nuk janë), në fshatrat e njësisë administrative Malzi – Kukës, është në gjendjen më të mjeruar të mundshme.

Nuk besoj se ka në të gjithë Shqipërinë rrugë në këtë gjendje! Pothuajse 100% e infrastrukturës rrugore në fshatrave e Malziut – Kukës, të cilat lidhen që të gjitha me rrugën e vjetër nacionale Kukës – Tiranë, janë të paasfaltuara dhe në gjendje tejet të rënduar. Asfalti në këto zona është mit.

Kjo ka ndodhur sepse infrastruktura skandaloze e këtyre rrugëve, ju ka sjellë banorëve të fshatrave të Malziut, stres, humbje ekonomike, probleme shëndetësore, rrezik për aksidente dhe aksidente etj.

Këto probleme shtohen sidomos gjatë periudhave të lagështa dhe ngricave (vjeshtë, dimër, pranverë).

Situata qarkulluese në këto rrugë vështirësohet dhe bëhet deri e paqarkullueshme sidomos në stinët e lagështa dhe në dimër. Uji i reshjeve në rrugët e fshatrave të Malziut – Kukës, krijon puse të mbushura me ujë deri edhe minibasene të cilat pengojnë realisht qarkullimin e automjeteve, si dhe të këmbësorëve.

Në dimër, reshjet e dëborës bllokojnë në periudha disaditore, por me reshje të mëdha dëbore mund të shkojë edhe në bllokim javor të rrugëve.

Kjo sjell pasoja në furnizimin me ushqime të banorëve të fshatrave, apo marrjen e shërbimeve shëndetësore për të sëmurët, duke rrezikuar seriozisht edhe jetën e tyre.

Vigjilenca dhe ndërhyrja e bashkisë sidomos këto dy vitet e fundit, për meremetimin me zhavorr të gropave të rrugëve të fshatrave të Malziut, ka qenë inekzistente, nuk ka pasur fare ndërhyrje. Edhe kur ka ndonjë ndërhyrje në dimër, çuditërisht ato bëhen kur bora dhe ngricat shkrijnë nga pjesën qarkulluese të rrugës.

Kjo hedh dyshime të besueshme për shpërdorimin e fondeve të emergjencave dhe fondeve publike që mbulohen nga bashkia Kukës.

Problem tjetër ndër më kryesorët janë mjediset e shkatërruara të shkollave në fshatrat e njësisë administrative Malzi – Kukës. Mjedise të ftohta. Dritare të kalbura, pa xhama, ose me xhama të thyer. Mure të çara nga lëvizje tektonike, nga cilësia e dobët e ndërtimeve, apo nga tërmetet.

Mjedise pa laboratorë, sidomos laboratorëve të Fushës së Shkencave. Mjedise pa laboratorë TIK-u.

Tualetet e shkollave janë në gjendje skandaloze dhe të rrezikshme për shëndetin e nxënësve. Mungojnë totalisht mjediset e edukimit fizik, palestrat, apo këndet me mjetet e edukimit fizik, që ndihmojnë edhe në një shëndet më të mirë, por edhe si mjedise çlodhëse dhe argëtuese.

Pastrimin në shkolla e bëjnë ende nxënësit dhe vihet re edhe një mungesë e mjeteve sanitare në shkolla. Që nga ndërtimi i këtyre shkollave disa dekada më parë, disa që para 1990-s, nuk ka pasur më ndërhyrje rregulluese apo furnizuese me mjete apo laboratorë, sidomos gjatë dekadës së fundit.

Shkollat janë lënë në rrënim të lirë, në çdo aspekt. Ndoshta kjo ka ardhur edhe nga se numri i nxënësve ka rënë, interesi për mësimin ka rënë, dhe në vitet e ardhshme, ndoshta edhe mund të mbyllen.

Sipas ligjeve, urdhëresave, të arsimit shqiptar dhe qeverisjes vendore, shkollat janë institucione të cilat duhet të mirëmbahen dhe financohen për nevoja të ndryshme nga pushteti lokal – bashkia në bashkëpunim me njësitë administrative.

Pra, ndërhyrja e bashkisë ka qenë minimale, ose në shumicën e shkollave nuk ka ekzistuar fare. Në shkolla nuk ka fotokopje, nuk ka printerë, nuk ka ndonjë video-projektor. Nxënësit ose mësuesit paguajnë nga xhepi i tyre printimet, apo mjetet, kur është detyrim ligjor i bashkisë.

Edhe për infrastrukturën e shkollave lindin dyshime të qenësishme për korrupsion me fondet për shkollat nga bashkia, njësia administrative, ZVA-ja Kukës në bashkëpunim me drejtuesit e shkollave të Malziut.

Qendrat shëndetësore

Shumica e qendrave shëndetësore në fshatrat e njësisë administrative Malzi – Kukës, janë jashtë funksionit. Nuk ofrojnë shërbime. Nuk hapen për punë. Nuk ka transparencë furnizimi me ilaçe, urgjenca, mjekime etj.

Njerëzit kur kanë probleme shëndetësore urgjente, por edhe të tjera, detyrohen të shkojnë në Spitalin Rajonal në Kukës, duke faturuar makinat e bashkëfshatarëve, duke përdorur makinat personale, rrallëherë ambulancë.

Kjo fushë hedh hije dyshimi për korrupsion. Godinat e shumicës së qendrave shëndetësore tashmë janë rrënuar nga faktorët e motit, nga mospërdorimi si dhe nga mosndërhyrja për rregullime që kur janë ndërtuar mbi 15 vite deri në 25 vite më përpara në fasadat e jashtme, fasadën e brendshme, çatitë, rrethimet, mjetet shëndetësore të dhomave, dhomat e urgjencave (që nuk ekzistojnë siç e parashikon legjislacioni, nëse kontrollohen këto qendra)!

I gjithë ky rrënim është pasojë e neglizhencës primitive të institucioneve duke filluar që nga ministria përkatëse – institucionet vartëse të saj, dhe pushtetit lokal – bashkia, njësia administrative.

Një nga problemet më të mëdha që ka sot bota është menaxhimi i mbeturinave, dhe që investohet shumë në metodat e reja të menaxhimit sa më riciklues, dhe të padëmshëm për mjedisin.

Situata në njësinë administrative Malzi – Kukës, është mjaft dramatike për sa u përket mbeturinave. Mbeturinat nuk menaxhohen fare. Nuk ka vendgrumbullime të caktuara mbeturinash. Nuk ka as kosha dhe makina për mbledhjen e mbeturinave.

Banorët i hedhin mbeturinat në vende që ata vetë i kanë menduar. Janë disa vende mbeturinash në një fshat. Dhe çdo fshat ka disa vende ku banorët hedhin mbeturinat. Mosmenaxhimi i mbeturinave ka sjellë ndotje të mjedisit, dhe rrezik për shëndetin e banorëve, por edhe të kafshëve.

Ndotja kryesore i bëhet edhe lumit Drin. Pra, lumit Drin i është shtuar edhe një ndotës tjetër tani që janë ndotja me mbeturina nga njësitë administrative.

Nga çdo njësi, jo vetëm ajo Malzi. Nuk ka asnjë ndërhyrje konkrete për zgjidhjen e problemit madhor të mbeturinave në njësinë Malzi – Kukës nga pushteti qendror e as lokal.

Rezultatet, braktisja e zonës

Situata ekonomike, social-kulturore, në njësinë administrative Malzi – Kukës, paraqitet e rëndë. Mungesa investimeve në sektorët që përmenda më lart, kryesisht nga pushteti lokal, por edhe ai qendror, dhe mungesa e qartësisë në punë e projekte e pushtetit lokal në bashkëpunim me atë qendror, ka bërë që zona e Malziut – Kukës, të jetë fare pa perspektivë duke sjellë shpopullim nga lëvizjet demografike dhe nga emigracioni, kryesisht nga të rinjtë.

Marrim një shembull: Aludohet se infrastruktura rrugore është një nga faktorët kryesorë që ish banorët e fshatrave të Malziut, nuk kthehen për të investuar në bujtina, apo godina të tjera për shërbime turizmi. Por unë mendoj se zhvillimi i Malziut – Kukës, ka ngelur vetëm në premtimet boshe të fushatave elektorale të pushtetit lokal dhe qendror./MONITOR

kukes

Sondazh

Poll
Aktualitet 31 Tetor 2025, 22:35 Dojna Mema

Kuotat e Tetorit Rozë!

Dojna Mema TIRANË- Tetori është muaji i fjongove rozë. Muaji i fushatave për kujdesin ndaj grave, i pankartave me slogane të ...

Aktualitet 31 Tetor 2025, 21:21 Leonard Bombaj

Kabineti im!

Leonard Bombaj Kur po zbrisnim “Qafë Thanën” u shfaq një pamje fantastike mbi liqen, me ishuj drite. Një metaforë nga...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë