Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Jeta dhe karriera e kësaj vajze, ka qenë me shumë sfida, suksese dhe zhgënjime, por, sfida më e madhe, kishte të bënte me stabilitetin e shëndetit, të cilën ajo me shumë guxim e përballoi dhe e fitoi. Ne të Piranjave e njohëm Anisën në ato rrethana të vështira që kur përballohen së bashku, konsolidojnë raportet mes njerëzve.
PRISHTINË- Kjo vajzë që mes ulërimash po mban një thikë në dorë, është këngëtarja 23 vjeçare nga Prishtina, Anisa Veseli. Ndërsa personi përballë saj, është Nardi nga Shkodra, i cili po përpiqet të...
Do t’jua tregojmë rrugës.
Jeta dhe karriera e kësaj vajze, ka qenë me shumë sfida, suksese dhe zhgënjime, por, sfida më e madhe, kishte të bënte me stabilitetin e shëndetit, të cilën ajo me shumë guxim e përballoi dhe e fitoi. Ne të Piranjave e njohëm Anisën në ato rrethana të vështira që kur përballohen së bashku, konsolidojnë raportet mes njerëzve. Një pjesë shumë e vogël nga tema kur ajo ia arritur suksesin me operacionin dhe e përlotur falenderon. Krahas ndihmës për kapërcimin sa më shpejt të situatës shëndetësore, bashkë me këngëtaren, ne çmontuam një histori mashtrimi, që kishte për protagoniste agjensinë A Plus Medical Solution, dhe titullaren e saj Lena Krasniqi
Tashmë kjo histori ka 10 muaj që është mbyllur. Anisa është rikuperuar plotësisht. Sa për Lenën, as nuk e kemi idenë nëse ka vënë mend apo vazhdon t’i trajtojë klientet me metodat e saj aspak korrekte. Por, ne nuk jemi dhe aq të mirë sa dukemi. Madje nganjëherë bëhemi shumë të këqinj, siç ndodhi në atë mbrëmje të 27 qershorit 2025. Taulanti, autori jonë, ndodhet në Prishtinë dhe nisur nga njohja që ka me këngëtaren, e fton për darkë. Bashkë me të drejt kryeqytetit të Kosovës, ka udhëtuar edhe Nardi, kushëriri që bën edhe shoferin.
Pasi autori është takuar me Edonën, piranjën tonë të Prishtinës, të dy ulen për të pritur këngëtaren, e cila nuk vonon të vijë. Në më pak se një minutë, Anisa ka treguar të gjitha planet, projektet dhe hallet që ka, por ka ende... Duket se gjithçka shkon tepër mirë për të. Shihet që është e lumtur jo vetëm që u takua me ne, por edhe për jetën që po bën pas asaj ndërhyrjeje kirurgjikale tepër delikate. Ndaj për ta prishur pak këtë atmosferë, na duhet ta provokojmë në diçka që as vetë nuk do ta pranonim kurrë.
22-vjeçarja, jo vetëm që nuk është dakord me autorin, por nis të shfaqë dyshime për qasjen e tij. Duket se në këtë tavolinë darke nuk është përballë saj ai personi që e respektonte aq shumë. Në fakt për këtë argument kaq delikat, nuk mund të ketë demokraci. Prandaj Anisa tregohet tepër kategorike. Pas ketij demonstrimi të shpirtit patriotik, sidomos kur bëhet fjalë për armikun e përjetshëm, biseda ndryshon, sepse qëllimi i kësaj tavoline nuk është marëdhënia me serbin, por diçka shumë e rëndësishme për të cilën kemi udhëtuar për tre orë nga Tirana në Prishtinë.
Na kena një situatë jo të mirë, tek Piranjat...
Po Anisa çfarë hyn këtu? Tregojmë problemin...
Vajza befasohet se si një person që e ka dëmtuar kaq shumë, ka kurajon që ta denoncojë për shpifje por tani na duhet t’i themi edhe diçka tjetër.
Ajo kërkon 100 mijë euro prej nesh. A je ka ban hajgare...?
Në fakt po, hajgare po bëjmë, por Anisa ende nuk duhet ta dijë, prandaj do vazhdojmë lojën që kemi nisur. Të ndajmë lekët... Sidoqoftë, ka edhe një variant tjetër, më paqësor.
Ose në të kundërt.... na është çep shumë keq... Anisa merr situatën në dorë, dhe jep menjëherë zgjidhje... Veç thuaji asaj t’i merru me Anisën.... Këngëtarja 22-vjeçare po mundohet gjatë gjithë kohës ta kalojë si përgjegjësi të saj atë përplasje me Lena Krasniqin, e cila sipas planit tonë, kërkon 100 mijë euro. Por kjo që diskutuam në tavolinë nuk është e gjitha, sepse në Prishtinë jemi jo për ta detyruar të paguajë, por për diçka që mund të na shpëtonte të gjithëve nga ky siklet.
Ajo kërkon (të bësh) falje publike. Anisa është kategorike. Fytyra e saj merr një tjetër pamje. Falje nuk ka, për asnjë arsye. Pavarësisht respektit që ka për ne, kjo gjë nuk bëhet. Pikë. Deri te dajla e Taulantit. Pasi dy vajzat kanë mbetur vetëm, Edona bën përpjekjet e fundit për ta bindur mikeshën e saj.
Pse me kërku falje... Jo Edonë....
Negociatat nuk po shkojnë si duhet, dërkohë Anisa e ka kuptuar se ftesa për darkë nuk paska qenë dëshirë për të takuar një mike, por diçka e kurdisur. Dhe këtë e tregon më së miri fytyra e saj. E kemi situatën jo të mirë, ta shpjhegova që në fillim. Unë këtë nuk mundem me e ba. Me këtë që sapo tha, Anisa Veseli na ka dhënë të kuptojmë që kjo bisedë duhet të mbyllet këtu. Asnjë raport miqësie dhe respekti nuk mund të vihet mbi dinjitetin.
100 mijë euro... 100 mijë euro....
Autori përdor një metodë tjetër për ta vënë në siklet këngëtaren, fundja mund të bëjnë edhe pa të.Kërkojmë falje ne fundja. Këtu janë vënë disa kufij. Askush, qoftë edhe një këngëtare që e kemi për zemër, nuk mund të na mësojë se si të sillemi. Gjërat duhen ndarë njëherë e mirë. Ne mund ta flasim edhe me avokatin në qoftë se, Anisa është e bindur që zonja Lena është mashtruese, por kjo tashmë ka pak rëndësi. Problemi është se sa mund të jetë shuma që do të kërkojë.
Ajo mund të luajë për 100. Anisa jo vetëm që ka refuzuar të bashkëpunojë gjatë gjithë kohës, por është dukshëm në siklet në një darkë që supozohej të ishte relaksuese. Nëse t’i po bëhesh keq, atëherë e mbyllim këtë muhabet. Ndërkohë, biseda në tavolinë ndërpritet, nga një lajm i minutës së fundit në Televizionin T7. Në këto pamje shihet Nardi kushëriri i autorit tonë, i cili vrapon me një thikë në dorë pasi ka qëlluar një person. Taulanti e ndalon videon dhe ikën. Vajzat kanë mbetur vetëm, dhe Edona e cila nuk po e mban më lojën, mundohet ta sqarojë Anisën se çfarë po ndodh. Pasi ka qëndruar për pak çaste me vajzat, Taulanti largohet për herë të dytë, duke i lënë vetëm në një situatë që nuk premton asgjë të mirë.
Ndërsa, të dyja po diskutojnë për ngjarjen, në sallë hyn Nardi i cili kërkon shpëtim tek personi i parë që sheh. Ky debat mes Anisës dhe Nardit, duhet ndërprerë sa më shpejt, për më tepër kur shohim se mikesha jonë e cila ka marrë thikën në dorë nuk po trembet aspak nga ky vrasës i pamëshirshëm. (me pak tallje këtë vrasës i pamëshirmshëm) Në këtë moment kur i gjithë diskutimi është përqëndruar tek incidenti i thikës, Anisa vazhdon ta ketë mendjen tek Lena. Jeni të degjeneruar..../Piranjat.al
Dojna Mema TIRANË- Tetori është muaji i fjongove rozë. Muaji i fushatave për kujdesin ndaj grave, i pankartave me slogane të ...
foto ilustruese TIRANË- Mashtrim me “kursin e anglishtes”, qytetari humbet 2 mijë euro për një dokument që nuk ekzist...
foto nga emisioni DURRËS- Në vendin tonë, çështjet e pronësisë dhe mashtrimet në tregun e pasurive të paluaj...
foto ilustruese TIRANË- Ema Bruci, një pseudo-psikologe pa licensë për të ushtruar këtë profesion, ishte kthyer në...
foto ilustruese KAMËZ- Jemi në Kamëz, aty ku tre vëllezër janë përplasur me njëri-tjetrin për shkak të n...
Leonard Bombaj Kur po zbrisnim “Qafë Thanën” u shfaq një pamje fantastike mbi liqen, me ishuj drite. Një metaforë nga...
foto ilustruese BRAZIL- Kush e urdhëroi vrasjen e Albanit, 28 vjeçarit shqiptar në Fortaleza të Brazilit? Çfarë ndodhi n...
TIRANË- Deartamenti i Komunikimit në FSHF ka njoftuar se në të gjitha ndeshjet e kësaj jave në kampionatin “Abissnet ...
Foto ilustruse ITALI- Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali. Dy të rinj të moshës 21 dhe 25 vjeç, të dy me or...
Flamur Vezaj, Fatmir Spahiu TIRANË- Në një nga intervistat më të ndjera të “MA Shqip”, aktori, regjisori dhe inte...