LIVE UPDATES
Aktualitet

Nga oferta e Albin Kurtit për ministër te thirrja për rikthim te gjuha e Rugovës dhe Demacit"! Fatmir Spahiu rrëfen detaje të panjohura nga jeta

Në episodin e 8-të të “MA Shqip me Flamur Vezaj”, Spahiu foli me sinqeritet për krizën kulturore, përçarjen politike dhe humbjen e vlerave që dikur e kanë bërë shoqërinë shqiptare një model të dinjitetit dhe humanizmit. “Ftesa nga Albin Kurti ishte e sinqertë dhe profesionale, jo politike. Nuk dua të bëhem deputet, por nëse mund të kontribuoj për kulturën dhe turizmin e vendit, jam i hapur,” tha Spahiu, duke treguar se kishte pranuar për të dhënë kontribut në një drejtim teknik, jo partiak.

31 Tetor 2025, 19:22 Nga E. D
Nga oferta e Albin Kurtit për ministër te thirrja për rikthim te
Flamur Vezaj, Fatmir Spahiu

TIRANË- Në një nga intervistat më të ndjera të “MA Shqip”, aktori, regjisori dhe intelektuali i njohur Fatmir Spahiu rrëfeu për herë të parë detaje të panjohura nga jeta, arti dhe takimet e tij me figura politike, përfshirë edhe bisedën me Albin Kurtin, i cili i kishte propozuar postin e Ministrit të Kulturës dhe Turizmit.

Në episodin e 8-të të “MA Shqip me Flamur Vezaj”, Spahiu foli me sinqeritet për krizën kulturore, përçarjen politike dhe humbjen e vlerave që dikur e kanë bërë shoqërinë shqiptare një model të dinjitetit dhe humanizmit.
“Ftesa nga Albin Kurti ishte e sinqertë dhe profesionale, jo politike. Nuk dua të bëhem deputet, por nëse mund të kontribuoj për kulturën dhe turizmin e vendit, jam i hapur,” tha Spahiu, duke treguar se kishte pranuar për të dhënë kontribut në një drejtim teknik, jo partiak.

Por intervista nuk ishte thjesht për politikën, ishte për shpirtin e një kombi që sipas tij “ka humbur gjuhën e Rugovës dhe Demaçit”. “Sot flasim me urrejtje, jo me qetësi. Kemi harruar komunikimin e Rugovës, të Aganit, të njerëzve që bashkonin, jo që ndanin. Është e pafalshme që në vitin 2025 shqiptarët luftojnë me njëri-tjetrin në rrjete sociale e politika nxit përçarje, ndërkohë që armikun e kemi ende mbi kokë,” tha ai me tone të forta.

Spahiu foli për rrugën e tij si artist, për fëmijërinë e vështirë në Beograd, ku familja e tij u diskriminua për shkak se ishte shqiptare. Ai kujtoi se i ati u ul nga puna vetëm sepse dëshironte të ndiqte në radio gjyqin e Azem Vllasit. “Ne e kuptuam që të ishe shqiptar atje do të thoshte të ishe i huaj në shtëpinë tënde,” tha ai.

Në një tjetër rrëfim emocional, aktori foli për profesor Faruk Begollin, njeriun që e frymëzoi të ndjekë Akademinë e Arteve. “Faruku ishte një themelues i vërtetë, një personalitet që i dha identitet aktrimit në Kosovë. Sot përmendet pak, vlerësohet vetëm pas vdekjes, dhe kjo është padrejtësi,” tha Spahiu, duke theksuar se teatri nuk është në krizë për publik, por për hapësira dhe ligje që nuk i japin vend brezit të ri.

Ai kërkoi që drama dhe aktrimi të futen si lëndë me zgjedhje në shkolla, sepse “arti ndihmon fëmijët të mendojnë, të shprehin ndjenjat dhe të kuptojnë jetën”. Spahiu kritikoi edhe ndikimin e rrjeteve sociale, që sipas tij kanë shndërruar artin në garë për ndjekës. “Dikur në televizion nuk hyje pa diplomë, sot të pyesin sa ndjekës ke. TikTok-u është bërë teatër pa skenë. Edhe unë e kam të vështirë të përshtatem, por po përpiqem. Duhet të gjejmë një ekuilibër mes profesionalizmit dhe formës së re të komunikimit,” tha ai.

Një pjesë e veçantë e bisedës i kushtohet kinemasë shqiptare dhe mungesës së përmbajtjeve historike. Spahiu theksoi se filmi është memorie kombëtare, prandaj shteti duhet të financojë prodhime që tregojnë historinë dhe sakrificat e popullit shqiptar. “Duhet të bëjmë filma për Rugovën, Prekazin, për Adem Demaçin, për masakrat dhe qëndresën tonë. Këto janë historitë që na përfaqësojnë në botë. Komeditë kalojnë, filmi historik mbetet,” tha ai.
Duke folur për realitetin e sotëm, Spahiu u ndal edhe te sistemi shëndetësor, të cilin e cilësoi “katastrofal”.

“Mjekët janë të shkëlqyer, por sistemi është i dështuar. Sigurimet nuk funksionojnë, mungojnë pajisjet, familjet po shkatërrohen nga shpenzimet shëndetësore. Nuk di nëse ka dritë në fund të tunelit, por di që shumë familje kanë humbur gjithçka në këto 25 vite pavarësi,” tha ai.

Një pjesë tjetër e rrëfimit i kushtohet aktivizmit humanitar të tij. Me modesti, Spahiu zbuloi se prej vitesh ndihmon në heshtje fëmijë që kanë nevojë për trajtime jashtë vendit. “Nuk dua ta bëj publike, por po e them sepse duhet të kuptojmë se shoqëria jonë është bërë shumë individualiste. Duhet të rikthejmë ndjenjën e solidaritetit, sepse arti dhe humanizmi janë dy anët e së njëjtës medalje,” tha ai.

Spahiu foli edhe për identitetin kombëtar, duke e bërë të qartë qëndrimin e tij: “Nuk ekziston komb kosovar, ne jemi shqiptarë të lashtë, autoktonë, me traditë e kulturë të përbashkët. Krijimi i një identiteti të ri është një përpjekje artificiale që na ndan. Duhet të ruajmë rrënjët tona.

Në fund, ai foli për procesin në Gjykatën e Hagës, të cilin e quajti “të padrejtë dhe të montuar politikisht”. “Ky proces është një mutacion i shpifjeve serbe për Shtëpinë e Verdhe. UÇK-ja është lavdia jonë kombëtare, lëvizja më e rëndësishme pas Skënderbeut. Ky proces duhet të përfundojë me një verdikt që i jep drejtësi Kosovës dhe gjithë atyre që luftuan për lirinë tonë,” u shpreh ai.

Në mbyllje të bisedës, Fatmir Spahiu la një mesazh të fortë për publikun dhe politikën: “Kemi pasur nivel me Rugovën, me Demaçin, me njerëz që bashkonin, por sot jemi kthyer në luftë me fjalë e ofendime. Ne jemi bijtë e Nënë Terezës, por kemi harruar shpirtin e saj. Politika kalon, filmi mbetet. Kultura është ajo që na shpëton.”
Intervista e tij në “MA Shqip” nuk ishte thjesht një rrëfim personal, por një pasqyrë e thellë e realitetit shqiptar, ku arti, historia dhe ndërgjegjja kombëtare kërkojnë ende zërin e tyre.

flamur vezaj fatmir spahiu

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj