Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë kontrollit të ushtruar në Portin e Durrësit, efektivët zbuluan tre shtetas të huaj të fshehur në mjetin transportues, me të cilin 47-vjeçari kishte planifikuar t'i transportonte ilegalisht drejt Italisë.
DURRËS- Policia kufitare e Durrësit ka vënë në pranga një 47-vjeçar, i cili tentoi të trafikonte tre emigrantë drejt Italisë, të fshehur në kamionin që ai drejtonte. Gjatë kontrollit të ushtruar në Portin e Durrësit, efektivët zbuluan tre shtetas të huaj të fshehur në mjetin transportues, me të cilin 47-vjeçari kishte planifikuar t'i transportonte ilegalisht drejt Italisë.
Hetimet zbuluan se dy prej emigrantëve ishin të shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, ndërsa njëri prej tyre dyshohet se është pjesë e një organizate kriminale të përfshirë në trafikun e drogës dhe ishte dënuar edhe më aprë në shtetin fqinj.
NJOFTIMI:
Port, Durrës
Finalizohet nga Policia Kufitare, operacioni i koduar “Marine”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kuifirit.
Fshehu në kamionin që drejtonte, 3 shtetas që synonin të kalonin ilegalisht në Itali, arrestohet 47-vjeçari.
2 nga shtetasit e fshehur në kamion, të shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, njëri prej tyre i akuzuar si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike.
Këta 2 shtetas u vunë në pranga, ndërsa shtetasi tjetër i fshehur në kamion, i dënuar më parë në Itali, u vu në hetim.
Sekuestrohen kamioni, celularë dhe dokumente të këtyre shtetasve.
Si rezultat i kontrolleve të detajuara në hyrje/dalje të Republikës së Shqipërisë, ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin, dhe i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit finalizuan operacionin policor të koduar “Marine”. Në kuadër të operacionit u vu në pranga shtetasi:
K. Gj., 47 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi në kamionin që drejtonte u gjetën të fshehur 3 shtetas që synonin të kalonin ilegalisht kufirin.
Nga verifikimet e kryera në kuadër të këtij operacioni dhe nga shkëmbimi i informacionit ndërmjet strukturave homologe të Interpolit, në Tiranë dhe në Romë, rezultoi se:
-shtetasi R. M., 37 vjeç, banues në Lezhë, i fshehur në kamion, ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Zyra e Prokurorit Publik në Pistoia, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për të, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i vuajtjes së dënimit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”. 37-vjeçari u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali.
-shtetasi K. D. alias K. F. alias K. P., i fshehur në kamion, ishte shpallur në kërkim kombëtar në Itali. Ky shtetas u arrestua dhe pritet lëshimi i urdhër arrestit ndërkombëtar nga autoritetet italiane, për të.
-shtetasi S. D. alias K. M. i fshehur në kamion, ka qenë i dënuar më parë, me burgim, nga Gjykata e Pratos, Itali, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Për këtë shtetas nisi procedimi në gjendje të lirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Punonjësa e Kushtetueses TIRANA- Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, pritet që gjatë ditës së sotme të lër&e...
Foto ilustruese Çmimet e shitjes së apartamenteve në Tiranë janë trefishuar në 20 vitet e fundit. Sipas të dhëna...
Ekonomia e Shqipërisë është rritur në mënyrë të qëndrueshme në dy dekadat e fundit, por kjo rritje nuk ka gj...
Foto ilustruese TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti paras...
foto ilustruese VLORË- Forcat e rendit kanë zhvilluar një aksion "blic" mbrëmjen e sotme në zonën e Skelës në...
Foto ilustruse TIRANË- Policia ka arrestuar një punonjës policie me detyrë trupë shërbimi në Repartin e Sigurisë dh...
foto ilustruese KOSOVË- Kanale të shumta në Telegram që prezantohen si “zëri i Rusisë në Serbi” ose pë...
Foto ilustruse ANGLI- Drejtësia angleze ka dënuar sot me një vit burg një 25-vjeçar shqiptar. I dënuari është Ton...
Foto ilustruse ANGLI- Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Angli. I arrestuar është Adi Skura, 22 vjeç me ...
foto ilustruese KORÇË- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në afërsi...