31 Tetor 2025, 21:14
Nga E. D
foto ilustruese
BRAZIL- Kush e urdhëroi vrasjen e Albanit, 28 vjeçarit shqiptar në Fortaleza të Brazilit? Çfarë ndodhi në atë mbrëmje të 18 shkurtit 2019 kur i riu me origjinë nga Shkodra u qëllua me tre plumba nga dy persona ende të panjohur?
Cili ishte roli i mikut të tij, biznesmeni talian Guido Bertola, i cili u arrestua menjëherë pas ngjarjes?
Sipas autopsisë, Albani nuk është qëlluar vetëm një herë, siç deklaron Guido, por plot 3 herë. Dy herë në kokë dhe një herë në shpatull. Gjë që ngjan me një merak të vrasësve për ta çuar punën deri në fund.
Po i kujt ishte ky merak? Këtë do e zbulojmë pak më vonë.
Në lidhje me vizitat e Guidos në Brazil, që kohët e fundit ishin bërë mjaft të shpeshta, duhen sqaruar disa gjëra. Ai kishte krijuar një marrëdhënie jashtëmartesore me Silvia De Souza, një 34 vjeçare braziliane që jetonte në Itali. Madje në Fortaleza biznesmeni italian kishte blerë një vilë, në të cilën e dashura e tij kishte punësuar si roje vëllain e saj Hoze De Souza.
Është pikërisht ky person që ndryshon totalisht rrjedhën e kësaj ngjarje të rëndë, e cila në nisje dukej si një grabitje e zakonshme në rrugët e një qyteti, ku krimi është në rend të ditës. Souza, akuzon si urdhërdhënës i vrasjes së dy personave. Motrën e tij Silvia, bashkë me të, edhe Guido, i dashuri i saj.
Bazuar në dëshminë e dhënë në polici, Souza deklaron që në Janar të 2019, pra një muaj përpara vrasjes, Guido Bertola, i kishte dhënë atij një zarf të mbyllur me para, ndërkohë që nëpërmjet telefonit, e motra Silvia, i kishte thënë t’ia jepte një vrasësi me pagesë që ata kishin kontaktuar. Me zarfin në dorë, ai ka shkuar në qendër të qytetit, ku brenda një makine e priste një person. Në momentin kur ai ka hapur xhamin dhe Souza i ka dorëzuar zarfin, ky i fundit ka arritur të njohë Romarion, që ishte nipi i tij dhe Silvias.
Në dëshminë e dhënë ai kujton gjithashtu se mbrëmjen e vrasjes, Silvia ishte e shqetësuar për Guidon, sepse trembej që mund t’i ndodhte diçka gjatë atentatit. Një tjetër element i rëndësishëm për hetuesit, ka qenë edhe telefoni i Souzas, në të cilin ata kanë gjetur foton e një personi të paidentifikuar që në dorë mban një pistoletë. Sipas dëshmitarit, ky person është Romario, i cili ia ka dërguar foton e pistoletës, Silvias.
Një sinjal që arma për vrasjen e Albanit është blerë
“Mbasi ndodhi kjo ngjarje vjen Simone dhe më thotë që ti nëse do të shkosh në Brazil shko, por është mirë mos të shkosh sepse babi po merret me këtë punë, ka dhe certifikatën e vdekjes në dorë, edhe nuk ke pse merr gjithë atë udhëtim, se trupin mund ta bie babai im.
Por unë dua të të them një dëshirë që ka pasur Albani, që ka dashur që kur të vdesi t’i djegim trupin.
Aty nisa dyshimet unë, u vura në kontakt me ambasadorin shqiptar që ishte në Brazil, Rezart Bregu dhe më thotë mua: Ilir, punët nuk janë ashtu siç duken, ti bën mirë të vish në Brazil.
Shkuam aty dhe të nesërmen na thanë të shkojmë në polici. Kur shkojmë ne aty më thotë një polic, e di ti ku është Guido, jo i them unë, më mori më çoi dhe nga një dritare aty shikoj Guidon me pranga në duar, ishte i arrestuar.
Këtu familja Gropçaj fillon të dyshojë që gjërat nuk kanë shkuar aspak ashtu siç përshkruheshin nga Guido dhe djali i tij. Cili është shkaku i vrasjes së Alban Gropcaj? Kush e vrau atë? Këto janë pyetje ende pa përgjigje edhe sot e kësaj dite./Piranjat.al
vrasja e shqiptarit ne brazil
Aktualitet
31 Tetor 2025, 20:40
E. D
TIRANË- Deartamenti i Komunikimit në FSHF ka njoftuar se në të gjitha ndeshjet e kësaj jave në kampionatin “Abissnet ...
Aktualitet
31 Tetor 2025, 19:34
E.d
Foto ilustruse
ITALI- Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali. Dy të rinj të moshës 21 dhe 25 vjeç, të dy me or...
Aktualitet
31 Tetor 2025, 19:22
E. D
Flamur Vezaj, Fatmir Spahiu
TIRANË- Në një nga intervistat më të ndjera të “MA Shqip”, aktori, regjisori dhe inte...
Aktualitet
31 Tetor 2025, 17:22
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kryepeshkopi i Shqipërisë, Joan Pelushi është takuar me Papa Leoni XIV. Ky takim është zhvil...
Aktualitet
31 Tetor 2025, 15:49
E.d
Foto ilustruse
VLORË- Familjarët dhe miqtë e 17-vjeçarit, i cili humbi jetën në akisidentin tragjik të Vlorës kan...
Aktualitet
31 Tetor 2025, 15:01
E.d
KORÇË- Çmimi i druve të zjarrit është rritur përsëri në qarkun e Korçës. Çmimi i tyre ka a...
Aktualitet
31 Tetor 2025, 14:02
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal që merrej me trafikimin e veprave të artit të vjedhura...
Aktualitet
31 Tetor 2025, 13:38
M.L
Behgjet Pacolli
TIRANA- Biznesmeni i njohur nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka folur shkurt për mediat pas daljes nga Prokuroria e Tiranës, ku ...
Aktualitet
31 Tetor 2025, 13:08
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 52-vjeçar të dyshuar për një vjedhje me...
Aktualitet
31 Tetor 2025, 11:09
M.L
Autobusi i linjës Kamëz Tiranë, foto ilustruese
TIRANA- Nga data 1 nëntor, udhëtimi me transportin urban në linjën Kam&e...