LIVE UPDATES
Aktualitet

Mori plumba në kokë e në bark në atentat në Athinë, Etmond Hysa "mjeshtër" grabitjesh/ Pronar i një shoqërie tregtare, sapo ishte kthyer nga Dubai

Edhe pse Irakli Davella prej 13 vitesh rezulton se ishte i pastër penalisht, për të kishte dyshime të forta se ishte i përfshirë në trafik narkotikësh, gjë për të cilën po hetohej.

15 Prill 2025, 20:23 Nga r.ll
Mori plumba në kokë e në bark në atentat në
foto ilustruese

TIRANË- Etmond Hysa rezulton të jetë pronar i shoqërisë tregtare me ortakëri dhe përgjegjësi të kufizuar ‘ED-LUI’ sh.p.k në Durrës. Shoqëri e krijuar në shtator të vitit 2020, me aktivitet në ‘punime elektrike, hidraulike dhe gipsi dhe kartonxhesi’. Sikurse thamë dhe kërkimeve të kryera nga policia greke, Lulo kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer në Athinë, pas një periudhe të gjatë qëndrimi në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Gjë që mesa duket nuk ka kaluar jashtë vëmendjes së kundërshtarëve të tyre. Të cilët nga sa kuptohet kanë ndjekur me përpikmëri çdo lëvizje të shënjestrave të tyre. Në këtë rast Irakli Davellas dhe Edi Lulos.

Duke synuar të vrasin me një gur dy zogj. Edi Lulo rezulton të ketë mbërritur në Greqi vetëm pak ditë para se të binte në pritën e armatosur. Ai mendohet se ka mbërritur këtu nga Dubai. Dhe aktualisht ndodhet i plagosur rëndë në spital, me plagë në kokë dhe bark.

Po për t’iu kthyer edhe njëherë Cv-së të ashtëquajtur të pastër të shqiptarit Irakli Davella të ekzekutuar në atentatin e datës 15 Dhjetor 2024 në Athinë, ku mbeti i plagosur dhe miku i tij Edi Lulo, apo Etmond Hysa, grupi hetues në Greqi ruajti gjithmonë dyshimet e tij se Davella në vërtetë nuk ishte sjellë si një engjëll në 10 vitet e fundit të jetës së tij.

Por kishte vazhduar aktivitetin e tij në fushën e narkotikëve. Gjë për të cilën ishte në survejim të vazhdueshëm. Edhe pse kishte mundur fare mirë t’i fshihte këmbët në jorganin e organizatës kriminale ku bënte pjesë.

Edhe pse Irakli Davella prej 13 vitesh rezulton se ishte i pastër penalisht, për të kishte dyshime të forta se ishte i përfshirë në trafik narkotikësh, gjë për të cilën po hetohej. Kjo edhe për shkak të lidhjeve të fuqishme që ai kishte krijuar në biznes dhe politikë. Do të ishin këto lidhje dhe miqtë që u eleminuan në vazhdim që duket se në fakt do të nxirrnin zbuluar edhe vetë Davellën.

Që mesa kuptohet kishte krijuar një mburojë të tillë e cila deri në eleminimin e miqve të tij, i kishte shërbyer për të qenë i paprekshëm, ose i padukshëm. Një nga këto miq, që edhe ky do të ishte në listën e zezë të funeralit të kundërshtarëve të tij, ishte edhe Jorgo Mitsou (Jorgo Micu).

Biznesmeni grek që u ekzekutua në vitin 2022, që shihej shpesh të frekuentonte lokalin e Irakli Davellës në Athinë.  Një lidhje miqësore që sipas policisë greke nuk ishte edhe aq e rastësishme midis të dyve. Ashtu si edhe eleminimet që pasuan më vonë, të dy miqve për kokë.

Kjo pasi sipas grupi hetues, Mitsou (Micu) ishte pjesë e grupit kriminal të Manolis Karaggianis (Manolis Karajanis), edhe ky i ekzekutuar në vitin 2018. Mesa duket nga e njëjta dorë që do të qëllonte edhe në vazhdim duke synuar të shpërbëjë organizatën që ishte kthyer në një rrezik.

Lidhja e Jorgo Mitsou (Micu) me Irakli Davellën në fakt nuk është se përbën ndonjë habi për grupin hetues.  Ashtu si edhe ekzekutimet e tyre. Kjo pasi Mitsou (Micu) më parë ka qenë pjesë e grupit të mafiozit grek Manolis Karagiannis (Karajanis), i ekzekutuar në vitin 2018.

Do të ishin pikërisht këti vrasje që do të çonin grupin e hetuesve grekë edhe te lidhjet e Irakli Davellës me katër të vrarët e tjerë të asaj që tashmë njihej si ‘Greek Mafia’, apo ‘Mafia greke’. Por që pjesë të aksit të saj kishte edhe shqiptarë të cilët kishin zënë një vend të rëndësishëm në hierarkinë e kësaj mafie. Siç ishte Davella apo dikush tjetër që do të dalë në vazhdim.

Davella që sipas policisë greke ka qenë edhe anëtar i këshillave drejtues të Dhomave të Tregëtisë. Si dhe ka një kompani e cila merret me mbështetje teknike të aktiviteteve, përfshirë dhe ato elektorale të kandidatëve për deputetë. Lidhjet e Irakli Davellas rezultojnë të paktën me 4 pjestarë të vrarë të së ashtuquajturës ‘Greek Mafia’, konkretisht Manolis Karagiannis (Karajanis), Vasilis Grivas, Jorgos Litsas (Licas) dhe Jorgo Mitsou (Micu).

Por po kështu grupi hetues po heton dhe biznesmenin 46-vjecar Edi Lulo, që kishte pak vetëm pak ditë që kishte mbërritur në Greqi nga Dubai. Që mbeti i plagosur rëndë pas plagëve me armë zjarri që mori në atentatin ku humbi jetën shqiptari Irakli Davella. Por edhe pse Irakli Davella ishte një personazh kyç në punët e organizatës ku bënte pjesë, media greke ka dyshimet e veta se në fakt objektiv i atentatit ku ai mbeti i vrarë, nuk ishte ai vetë, por shqiptari Edi Lulo.

Apo ndryshe Edmond Hysa. I cili rezulton i dënuar në Greqi dhe përdorte gjeneralitete të ndryshuara.  Lulo i cili del se ka qenë pjesëmarrës në grabitjen e një shume prej 400 mijë eurosh në zyrën e një avokati në Athinë. Grabitje e cila shkoi keq. Por dhe në një tjetër ngjarje të ngjashme. Dyshimet janë se objektiv i atentatit ishte Edi Lulo, 46-vjeç.

Që në fakt pas komunikimit me autoritetet shqiptare ka një tjetër identitet, Lulo që rezulton i dënuar në Greqi për ngjarjen e vitit 2011, ku u mbajtën peng disa punonjës në Dhomën e Avokatëve të Athinës, ku nën kërcënimin e armëve u grabitën 405 000 euro.

Por që bashkë me këtë ngjarje ai u akuzua edhe për grabitje të tjera, si në rastin e një klinikë mjeksore në Pagrati të Athinës ku u grabitën pajisje me vlerë 110 000 euro. Dy ngjarje këto për të cilat sipas të dhënave të drejtësisë greke, Edi Lulo, apo Edmond Hysa kishte kryer një dënim në Greqi. Dënim që pasi e shleu, ai la Greqinë për tu riatdhesuar në Shqipëri.

Duke qëndruar për një kohë të gjatë larg shtetit Helen. Aty ku u kthye me identitetin e ndryshuar Edi Lulo. Identitet me të cilin rezulton i regjistruar edhe në Shqipëri, ku është edhe pronar i një biznesi në Durrës. Lulo që zbriti në Athinë nga Dubai më datë 9 dhjetor, për të rënë në pritë të armatosur vetëm 6 ditë më pas, ndërsa po konsumonte një kafe me mikun e tij shqiptarin Irakli Davella.

Por Irakli Davella dhe Edi Lulo, apo Etmond Hysa, nuk ishin të vetëm atë ditë në kafe, kur u qëllua me breshëri zjarri kundrejt tyre. Tashmë policia greke ka krijuar bindjen se në të njëjtën kafe të ulur me ta, ishin edhe dy persona të tjerë.

Njëri prej të cilëve u çua dhe u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Dhe që thuhet se mbeti i plagosur lehtë. Por edhe pse emri i këtij personazhi ka mbetur mister, emisioni ‘Në Shënjestër’ ka arritur të zbulojë identitetin e tij.

Para se të binin në pritën e plumbave, Edi Lulo dhe Irakli Davella, janë parë duke pirë kafe bashkë me dy persona të tjerë.  Njëri prej këtyre personave është çuar më herët nga tavolina.

Ndërsa ngjarja ka ndodhur gjatë momentit kur Irakli Davella, Edi Lulo dhe personi i tretë po shkonin për tek automjetet e tyre. Por sapo kanë nisur të shtënat, personi i tretë në vendngjarje është larguar dhe është ende dhe sot në kërkim nga policia për të dhënë dëshminë e tij.

Ky person, dyshohet të jetë i shumëkërkuari i SPAK, Hektor Xheçuka, krahu i armatosur i Ervis Martinaj dhe me lidhje të fortë me një tjetër personazh të krimit, Emiljano SHullazi.

Xheçuka, që dikur konsiderohet si një ‘peshë’ e lehtë në botën e krimit, duket se sot është shndërruar në një lojtar që ka marrë frerët e një bande të rrezikshme kriminale dhe dyshohet të jetë përfshirë edhe në trafikun e narkotikëve./ "Në Shënjestër", Balkanweb

etmond hysa

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj