25 Shtator 2025, 13:22
Nga I.A
Foto Ilustruese
SARANDË- Autori i rrëmbimit të 19-vjeçarit Françesko Mani është arrestuar ditën e sotme. Mësohet se ai është 33-vjeçari Geraldo Obzova.
Ngjarja ka ndodhur më 24 shtator, pas një konflikti për motive të dobëta. Mësohet se Obzova e ka rrëmbyer të riun duke e futur në makinë me forcë duke e mbajtur për disa kohë.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, lidhur me rastin e një 19-vjeçari që dyshohej se ishte marrë me forcë në një automjet, strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë, vijuan veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. Nga deklarimet e dhëna para oficerëve të policisë gjyqësore, 19-vjeçari nuk ka pranuar se ishte marrë forcërisht, por hetimet e mëtejshme bënë të mundur zbardhjen e plotë të rastit.
Si rezultat, shërbimet e Policisë identifikuan dhe arrestuan në flagrancë shtetasin G. O., 33 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë. Ky shtetas dyshohet se më datë 24.09.2025, rreth orës 13:30, pas një konflikti për motive të dobëta në fshatin Metoq, ka marrë kundër vullnetit të tij në automjetin tip “Mercedes-Benz” shtetasin F. M., 19 vjeç, duke e mbajtur aty për një kohë të shkurtër dhe më pas e ka lënë të lirë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.
Geraldo Obzova është një emër i njohur për policinë, pasi rezulton i përfshirë në vjedhje, mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe kultivim të bimëve narkotike. Policia e konsideron atë si një person me rrezikshmëri të lartë.
geraldo obzova françesko mani
Aktualitet
25 Shtator 2025, 12:53
I.A
DURRËS- Dinamika e vrasjes së 51-vjeçarit Valbon Beqiraj është zbardhur ditën e sotme. Mësohet se autor i vrasjes &e...
Aktualitet
25 Shtator 2025, 12:27
I.A
Teilor Tivari
DURRËS- Dëshmia e autorit të vrasjes së 51-vjeçarit Valbon Beqiraj është zbardhur në Polici. M...
Aktualitet
25 Shtator 2025, 12:06
I.A
Valbon Beqiraj
DURRËS- Teilor Tivari është autori i vrasjes së 51-vjeçarit Valbon Beqiraj në Durrës. Mësohet se B...
Aktualitet
25 Shtator 2025, 12:02
I.A
Holta Zaçaj
TIRANË- Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, gjatë fjalës së saj përshëndetëse ...
Aktualitet
25 Shtator 2025, 11:53
I.A
Drejtoria e Burgjeve
TIRANË- Drejtoria e Burgjeve ka reaguar pas tentativës së disatë për tu arratisur nga Bledar Selman...
Aktualitet
25 Shtator 2025, 11:37
E.d
Foto ilustruse
KORÇË – Një 54-vjeçar, i cili i mori një personi 6300 euro është arrestuar sot nga policia...
Aktualitet
25 Shtator 2025, 11:17
I.A
Bledar Selmanaj
FIER- Detaje të reja kanë dalë nga tenativa e arratisjes së Bledar Selmanajt nga burgu i Fierit. Burime për D...
Aktualitet
25 Shtator 2025, 11:00
I.A
ITALI- Detaje të reja nga operacioni 'Fingerprint' janë zbuluar ditën e sotme nga mediat italiane. Mësohet se vetëm një gjurm&eu...
Aktualitet
25 Shtator 2025, 10:49
I.A
Gjykata e Larte
TIRANË- Gjykata e Lartë do të mbajë më 30 shtator mbledhjen për zgjedhjen e anëtarit të ri t&e...
Aktualitet
25 Shtator 2025, 10:16
I.A
Minier
BULQIZË- Brigadieri dhe tekniku i minierës që humbi jetën minatori 38-vjeçar ditën e djeshme janë vën...