LIVE UPDATES
Aktualitet

“Mund të sjell çdo sasi brenda tre ditësh"/ Gazeta belge: Si agjenti i infiltruar miqësohet me kreun e bandës shqiptare, i kërkon të bëhet edhe kumbari i djalit

Sipas artikullit i infiltruari fillimisht miqësohet aq shumë me kreun e bandës shqiptare sa i kërkon të bëhet kumbari i djalit. NIEUWSBLAD shpejgon se Fatos M., pronari shqiptar i një kafeneje në Antverpë të Belgjikës, akuzohet për tregti armësh dhe drogë, por agjentët e infiltruar e zbulojnë rrjetin kriminal.

20 Tetor 2025, 22:02 Nga E. D
“Mund të sjell çdo sasi brenda tre ditësh"/ Gazeta
banda

BELGJIKË- Gazeta belge NIEUWSBLAD përmes një artikulli ka zbuluar sesi agjentët e infilturar zbulojnë rrjetin kriminal të drejtuar nga një shqiptar. Sipas artikullit i infiltruari fillimisht miqësohet aq shumë me kreun e bandës shqiptare sa i kërkon të bëhet kumbari i djalit. NIEUWSBLAD shpejgon se Fatos M., pronari shqiptar i një kafeneje në Antverpë të Belgjikës, akuzohet për tregti armësh dhe drogë, por agjentët e infiltruar e zbulojnë rrjetin kriminal.

Sipas artikullit, shqiptari thoshte se në lokalin e tij nuk flitej asgjë pa dijeninë e vet, pasi kafeneja ishte gjithmonë nën vëzhgim me kamera. Hetimet kanë zbuluar se banda e udhëhequr nga shqiptari flisnin me kode, pra ata përmendin vezë, gështenja dhe sallam, gjithmonë në kombinim me shuma të mëdha parash.

Banda kriminale u zbulua pas në lojë hyri  “Edi”, agjent i infiltruar që u shtir si tregtar armësh. NIEUWSBLAD shkruan se agjenti arriti të krijojë kontakt të shpejtë me njerëzit përreth bandës dhe të fitojë besimin e plotë të shqiptarit Fatos M, aq sa ky i fundit i kërkoi madje të bëhej kumbar i djalit të tij.

Në fund hetimet zbulan se tregtia e drogës ishte nën drejtimin e Christos S. (56 vjeç), i cili udhëhiqte një organizatë kriminale me bazë në kafenenë Terminus në Beatrijslaan. Gjithashtu, pas hetimve 15 persona nga banda e Fatos M. dhe Christos S. dolën para gjykatës. Prokuroria kërkoi 12 vjet burg dhe 200.000 euro gjobë për dy drejtuesit kryesorë, ndërsa të tjerët rrezikojnë nga 3 deri në 10 vjet burg dhe gjoba deri në 96.000 euro.

Artikulli i NIEUWSBLAD:

“Nëse nuk shtyp butonin, nuk bluhet kafeja,” – tha Fatos M. (53 vjeç) në tetor të vitit 2023, duke iu drejtuar “Edit”.

Me këtë, shqiptari nga Antverpa, pronar i kafenesë Pimpelhof, donte të thoshte se në lokalin e tij nuk flitej asgjë pa dijeninë e vet.

Kafeneja ishte gjithmonë nën vëzhgim me kamera, dhe në dhomën e duhanit, M. ishte vendosur edhe pajisje përgjimi. Por ai nuk e dinte se “Ed” ishte një agjent i infiltruar, i cili prej muajsh kishte depërtuar si në kafene, ashtu edhe në organizatën kriminale që vepronte përreth saj.

Sipas prokurorisë, bëhej fjalë për një masë hetimore të jashtëzakonshme, por të domosdoshme.

“Nga hetimi klasik rezultoi se, informacioni që M. ishte i përfshirë në tregtinë e armëve, ishte i saktë,” shpjegoi prokurori gjatë seancës. Megjithatë, hetuesve u mungonin provat përfundimtare: M. dhe rrethi i tij pothuajse nuk flisnin fare në telefon, dhe kur e bënin, përdornin gjuhë të koduar.

“Ata flisnin për vezë, gështenja dhe sallam, gjithmonë në kombinim me shuma të mëdha parash,” – sqaroi ai.

Agjenti “Edi” fiton besimin e Fatosit

Në këtë hetim hyri “Edi”, agjent i infiltruar që u shtir si tregtar armësh. Ai arriti të krijojë kontakt të shpejtë me njerëzit përreth Pimpelhof-it dhe të fitojë besimin e plotë të Fatos M., aq sa ky i fundit i kërkoi madje të bëhej kumbar i djalit të tij.

Sipas prokurorisë, nga puna e agjentit rezultoi se në kafenenë në lagjen Seefhoek flitej rregullisht për tregti armësh, madje shpesh tregtoheshin dhe shfaqeshin armë. “Edit” iu ofruan disa herë pushkë, pistoleta me silenciator dhe madje edhe eksplozivë.

Në fund, ai bleu përmes njerëzve të Fatos M. katër armë zjarri, në një marrëveshje të zhvilluar në Liezh. Aty ku i ishin premtuar pistoleta Glock, dolën në fakt të ishin pistoleta alarmi të modifikuara.

Kumbari dhe droga drejt Skandinavisë

Besimi që kishte fituar “Ed” ishte aq i madh saqë ai arriti të fusë në rrjet një agjent të dytë nën mbulim – “Armendin”. Ky u përfshi në hetim kur Fatos M. i tregoi për trafikun e drogës dhe ambicien për të eksportuar kokainë drejt Skandinavisë. “Mund të sjell çdo sasi brenda tre ditësh,” kishte deklaruar M.

Sipas hetuesve, tregtia e drogës ishte nën drejtimin e Christos S. (56 vjeç), i cili udhëhiqte një organizatë kriminale me bazë në kafenenë Terminus në Beatrijslaan.

Më vonë doli se “Christos S.” ishte një emër i rremë, i lidhur me një kartë identiteti false greke. Autoritetet shqiptare njoftuan se personi në fjalë quhej në të vërtetë Zirkret P., ndonëse edhe ky mund të ishte pseudonim. Nga grupi i S., një nga agjentët bleu dy herë nga dy kilogramë kokainë.

Pesëmbëdhjetë të pandehur në gjykatë

Pas disa muajsh, infiltrimi u ndërpre dhe policia bastisi njëkohësisht vendet e M., S. dhe bashkëpunëtorëve të tyre.

“Pas një marrëveshjeje të suksesshme për drogën, u zhvilluan biseda të tjera me agjentin ‘Armend’,” – shpjegoi prokurori.

“Atëherë organizata filloi të dyshonte, menjëherë ndërpreu çdo kontakt dhe policia ndërhyri”.

Sipas hetuesve, agjenti nën mbulim kishte qenë në rrezik. Një nga të pandehurit deklaroi: “Kjo nuk do të falet kurrë – do të vazhdojnë ta kërkojnë”.

Të hënën, në Antverpë, 15 persona nga banda e Fatos M. dhe Christos S. dolën para gjykatës. Prokuroria kërkoi 12 vjet burg dhe 200.000 euro gjobë për dy drejtuesit kryesorë, ndërsa të tjerët rrezikojnë nga 3 deri në 10 vjet burg dhe gjoba deri në 96.000 euro.

“Kriminaliteti është profesioni i tyre – ditët e tyre kalojnë duke kryer vepra penale. Në mënyrë profesionale,” – tha prokurori.

“Ishte mburrje boshe”

Gjatë marrjes në pyetje, disa nga të pandehurit deklaruan se deklaratat ndaj agjentëve ishin fjalë të mëdha, mburrje boshe. Njëri prej tyre pranoi megjithatë disa nga konstatimet e agjentit të infiltruar.

Avokati John Maes, që mbron Christos S., argumentoi: “Cilat janë konkretisht veprat penale? Dy transaksione amatoreske prej dy kilogramësh? Gjithçka shkon aq ngadalë saqë edhe vetë agjenti nën mbulim bëhet i paduruar që nuk po arrin gjë. Pjesa tjetër janë vetëm thashetheme dhe interpretime të të dhënave nga telefoni i tij, pa lidhje të qartë me këtë çështje apo me juridiksionin belg”.

Maes kërkoi shpalljen e pavlefshmërisë së ndjekjes penale, duke theksuar se nuk është e qartë për çfarë akuzohet saktësisht klienti i tij.

Ndërkohë, për Fatos M., avokati Brecht Horsten argumentoi se bëhej fjalë për provokim nga policia, pasi faktet ishin të nxitura nga agjenti nën mbulim – çka, sipas tij, duhet të çojë në pavlefshmëri të procedurës.

“Tregti armësh? Kemi vetëm një deklaratë qesharake, se pa dijeninë e tij, nuk do të ndodhte asgjë,” tha Horsten. Ai përmendi edhe amatorizmin e hetimit: “Lexoj një bisedë ku thuhet se ‘nuk është sezoni i pistoletave 9 mm’ – diçka të tillë nuk e kam dëgjuar kurrë më parë”./Dosja.al

belgjike

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj